Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Romakëve 15:1-33

15  Ne që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që s’janë të fortë,+ e jo të kënaqim veten.+  Secili nga ne të kënaqë të afërmin me atë që është e mirë për ta ndërtuar.+  Sepse edhe Krishti nuk kënaqi veten,+ por ashtu siç është shkruar: «Sharjet e atyre që të poshtëronin, kanë rënë mbi mua.»+  Gjithçka që u shkrua kohë më parë, u shkrua+ për mësimin tonë,+ që, me anë të qëndrueshmërisë sonë+ dhe me anë të ngushëllimit+ nga Shkrimet, të kemi shpresë.+  Perëndia që jep qëndrueshmëri dhe ngushëllim, ju dhëntë të keni mes jush të njëjtin qëndrim mendor+ që kishte Krishti Jezu,  që së bashku+ t’i jepni lavdi me një gojë Perëndisë dhe Atit të Zotërisë tonë Jezu Krisht.  Prandaj, mikpritni njëri-tjetrin,+ ashtu si na mikpriti edhe Krishti,+ për lavdi të Perëndisë.  Sepse unë them se Krishti u bë në të vërtetë shërbëtor+ i atyre që janë të rrethprerë+ për vërtetësinë e Perëndisë,+ që të vërtetojë premtimet+ që Ai u bëri paraardhësve të tyre  dhe që kombet+ t’i japin lavdi Perëndisë për mëshirën e tij.+ Pikërisht siç është shkruar: «Ja pse do të të pranoj hapur mes kombeve dhe për emrin tënd do të këndoj!»+ 10  Përsëri thotë: «Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij.»+ 11  Dhe përsëri: «Lëvdoni Jehovain, të gjitha ju kombe! Të gjithë popujt le ta lëvdojnë!»+ 12  Sërish Isaia thotë: «Rrënja e Jeseut+ do të vijë, dhe ai që do të ngrihet, do të sundojë kombet.+ Kombet do t’i varin shpresat tek ai.»+ 13  Perëndia që jep shpresë, ju mbushtë plot me gëzim e paqe, nëpërmjet besimit tuaj, që të keni bollëk në shpresë me fuqinë e frymës së shenjtë!+ 14  Edhe mua më është mbushur mendja për ju, vëllezërit e mi, se jeni plot me mirësi, sepse jeni të mbushur plot me njohuri+ dhe se mund ta këshilloni njëri-tjetrin.+ 15  Megjithatë, për disa pika po ju shkruaj më troç, që t’ju kujtoj+ përsëri. Këtë po e bëj për shkak të dashamirësisë së pamerituar që më ka dhënë Perëndia,+ 16  e cila m’u dha që të angazhohem në veprën e shenjtë të lajmit të mirë+ të Perëndisë, si një shërbëtor publik i Krishtit Jezu për kombet,+ që blatimi,+ domethënë këto kombe, të jetë i pranueshëm,+ duke qenë i shenjtëruar me frymën e shenjtë.+ 17  Prandaj, kur është fjala për punët e Perëndisë,+ kam shkak për të ngazëlluar në Krishtin Jezu.+ 18  Sepse nuk do të guxoj të them asgjë, nëse nuk është nga ato gjëra që Krishti bëri nëpërmjet meje,+ që kombet të jenë të bindura+ nga fjala+ dhe vepra ime, 19  me fuqinë e shenjave e të çudirave,+ me fuqinë e frymës së shenjtë. Kështu, që nga Jerusalemi deri në Iliri, i kam rënë qark+ dhe kam predikuar plotësisht lajmin e mirë për Krishtin.+ 20  Në këtë mënyrë, kisha si synim të mos e shpallja lajmin e mirë atje ku emri i Krishtit ishte përmendur tashmë, që të mos ndërtoja mbi themelet e dikujt tjetër,+ 21  por ashtu siç është shkruar: «Do ta shohin ata që nuk ishin njoftuar fare për të, dhe do të kuptojnë ata që s’kanë dëgjuar.»+ 22  Prandaj, shumë herë pata pengesa që të vija te ju.+ 23  Por tani që s’kam më territor të paprekur në këto vise dhe meqë për disa vjet kisha dëshirë të zjarrtë të vija te ju,+ 24  kurdo që të shkoj në Spanjë,+ shpresoj mbi të gjitha që, kur të jem udhës për atje, t’ju shikoj edhe ju. Pasi të jem kënaqur më parë sadopak në shoqërinë tuaj, të më përcillni+ një copë udhë. 25  Ndërsa tani po bëhem gati të marr udhën për në Jerusalem, që t’u shërbej të shenjtëve.+ 26  Sepse atyre në Maqedoni* dhe në Akai+ u pëlqeu të ndanin gjërat e veta dhe të jepnin një kontribut+ për të varfrit e të shenjtëve në Jerusalem. 27  Vërtet, u pëlqeu të bënin kështu, pasi faktikisht ishin borxhlinj ndaj tyre. Përderisa marrin pjesë në gjërat e tyre frymore,+ kombet e kanë për detyrë të kontribuojnë për nevojat e tyre materiale.+ 28  Prandaj, pasi të kem mbaruar këtë punë e t’ua kem çuar të sigurt këtë fryt,+ do të nisem për në Spanjë dhe rrugës do të kaloj edhe nga ju.+ 29  E di se kur të vij te ju, do të vij plot me bekime nga Krishti.+ 30  Tani, o vëllezër, ju nxit nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe nëpërmjet dashurisë që vjen nga fryma,+ që të përpiqeni bashkë me mua në lutjet që i drejtohen Perëndisë për mua,+ 31  që të shpëtoj+ nga jobesimtarët në Jude dhe që shërbimi që po bëj për Jerusalemin,+ të jetë i pranueshëm për të shenjtët.+ 32  Kështu që, kur të vij me gëzim te ju, falë vullnetit të Perëndisë, të freskohem+ bashkë me ju. 33  Perëndia që jep paqe, qoftë me të gjithë ju!+ Amin!

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ve 16:9.