Romakëve 13:1-14

13  Çdo shpirt të jetë i nënshtruar+ ndaj autoriteteve më të larta,+ sepse nuk ka autoritet+ veçse nga Perëndia.+ Autoritetet ekzistuese qëndrojnë në pozitat e tyre relative+ nga Perëndia.+  Prandaj, ai që kundërshton autoritetin, i kundërvihet rregullit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen atij, marrin mbi vete gjykimin.+  Sepse ata që sundojnë, janë për t’u pasur frikë, jo për veprat e mira, por për të këqijat.+ A do që të mos kesh frikë nga autoriteti? Vazhdo të bësh të mira,+ dhe ai do të të lëvdojë,  sepse për ty ai është shërbëtor i Perëndisë, për të mirën tënde.+ Por, nëse po bën të këqija,+ ki frikë, sepse ai nuk e mban më kot shpatën. Në të vërtetë, ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës+ që shpreh zemërimin e Perëndisë mbi atë që praktikon të këqija.  Prandaj, keni arsye që ju detyrojnë të jeni të nënshtruar, jo vetëm për shkak të atij zemërimi, por edhe për shkak të ndërgjegjes suaj.+  Për këtë arsye paguani edhe taksa, sepse ata janë shërbëtorë publikë+ të Perëndisë, që shërbejnë vazhdimisht pikërisht për këtë qëllim.  Jepuni të gjithëve atë që u takon: taksën atij që kërkon taksën,+ haraçin atij që kërkon haraçin, frikë atij që e kërkon këtë frikë+ dhe nderim atij që e kërkon këtë nderim.+  Të mos i detyroheni askujt për asgjë,+ përveçse të doni njëri-tjetrin,+ sepse ai që do tjetrin, përmbush ligjin.+  Sepse kodi ligjor: «Mos kryej kurorëshkelje,+ mos vrit,+ mos vidh,+ mos lakmo»+ dhe çdo urdhërim tjetër, përmblidhet në këto fjalë: «Duaje të afërmin tënd si veten.»+ 10  Dashuria+ nuk i bën keq të afërmit;+ prandaj dashuria është përmbushja e ligjit.+ 11  Bëjeni këtë edhe ngaqë e dini në ç’periudhë jemi: tashmë është ora që të zgjoheni+ nga gjumi, sepse tani shpëtimi ynë është edhe më afër se kur u bëmë besimtarë.+ 12  Nata është thyer dhe dita+ është afruar. Prandaj, të zhveshim veprat që i përkasin errësirës+ dhe të veshim armët+ e dritës. 13  Të ecim si na ka hije,+ si ditën, jo në ahengje të shfrenuara e në dehje,+ jo në marrëdhënie seksuale të paligjshme dhe sjellje të shthurur,+ jo në konflikte+ e xhelozi. 14  Por vishuni me Zotërinë Jezu Krisht+ dhe mos bëni që më përpara plane për dëshirat e mishit.+

Shënime në fund të faqes