Romakëve 10:1-21

10  Vëllezër, vullneti i mirë i zemrës sime dhe përgjërimet që i drejtoj Perëndisë për ta, janë për shpëtimin e tyre.+  Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell+ për Perëndinë, por jo sipas njohurisë së saktë.+  Meqë nuk e njohin drejtësinë e Perëndisë,+ por kërkojnë të vendosin të vetën,+ ata nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë.+  Sepse Krishti është fundi i Ligjit,+ që kushdo që tregon besim, të ketë drejtësi.+  Moisiu shkruan se njeriu që zbaton drejtësinë e Ligjit, do të jetojë falë saj.+  Kurse për drejtësinë që vjen nga besimi, thuhet: «Mos thuaj:*+ ‘Kush do të ngjitet në qiell?’+ Domethënë që të sjellë Krishtin+ poshtë.  Ose: ‘Kush do të zbresë në humnerë?’+ Domethënë që ta ngrejë Krishtin lart nga të vdekurit.»+  Por ç’thonë Shkrimet? «Fjala është pranë teje, në gojën dhe në zemrën tënde»,+ domethënë «fjala»+ e besimit, që ne po predikojmë.+  Sepse po të shpallësh publikisht atë ‘fjalë në gojën tënde’,+ se Jezui është Zotëri+ dhe po të tregosh besim në zemrën tënde se Perëndia e ngriti atë nga të vdekurit,+ do të shpëtosh.+ 10  Në të vërtetë, me zemër+ njeriu tregon besim, që të çon në drejtësi, por me gojë bën publikisht shpalljen,+ që të çon në shpëtim. 11  Shkrimi thotë: «Kushdo që tregon+ besim tek ai, nuk do të zhgënjehet.»+ 12  Sepse nuk ka asnjë dallim mes judeut dhe grekut,+ pasi është i njëjti Zotëri mbi të gjithë, që u jep me bollëk+ të gjithë atyre që e thërrasin. 13  Sepse «kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë».+ 14  Mirëpo si do ta thërrasin atë, tek i cili nuk kanë treguar besim?+ Si do të tregojnë besim tek ai, për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s’ka kush predikon?+ 15  Si do të predikojnë, nëse nuk i ka dërguar kush?+ Ashtu siç është shkruar: «Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin lajmin e mirë për gjëra të mira!»+ 16  Sidoqoftë, ata nuk iu bindën të gjithë lajmit të mirë,+ sepse Isaia thotë: «O Jehova, kush tregoi besim tek ajo që dëgjoi nga ne?»+ 17  Besimi vjen pasi dikush ka dëgjuar.+ Dhe dikush dëgjon, kur shpallet fjala për Krishtin.+ 18  Gjithsesi, pyes: mos vallë nuk arritën të dëgjonin? Përkundrazi! Në të vërtetë, «zëri i tyre shkoi në mbarë tokën+ dhe fjalët e tyre deri në skajet e tokës së banuar».+ 19  Megjithatë, unë pyes: mos vallë Izraeli nuk arriti të kuptonte?+ Moisiu thotë i pari: «Unë do t’ju bëj xhelozë nëpërmjet atij që nuk është komb dhe do t’ju shtyj në zemërim të dhunshëm nëpërmjet një kombi të pamend.»+ 20  Isaia tregohet edhe më i guximshëm dhe thotë: «Më gjetën ata që nuk më kërkonin+ dhe iu shfaqa atyre që nuk pyetnin për mua.»+ 21  Ndërsa për Izraelin thotë: «Tërë ditën i shtrija duart drejt një populli të pabindur+ e që kthen fjalë.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «mos thuaj në zemrën tënde».