Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ligji i përtërirë 8:1-20

8  Mbani me kujdes+ çdo urdhërim që po ju jap sot, që të jetoni,+ të shumoheni dhe të shkoni e të shtini në dorë vendin që Jehovai iu betua paraardhësve tuaj.+  Kujto tërë udhën ku Jehovai, Perëndia yt, të vuri të ecje këta dyzet vjet në shkretëtirë,+ që të të stërviste të bëheshe i përulur+ e të të vinte në provë+ për të parë se ç’kishe në zemër,+ nëse do t’i mbaje apo jo urdhërimet e tij.  Kështu, të stërviti të bëheshe i përulur, të la të kishe uri+ e të ushqeu me manën+ që s’e kishe njohur as ti, as etërit e tu, që ta dije se njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.+  Manteli nuk t’u vjetërua në trup, as këmbët nuk t’u ënjtën këta dyzet vjet.+  Ti e di mirë në zemrën tënde se Jehovai, Perëndia yt, të qortonte, ashtu si një baba qorton birin e vet.+  Mbaji urdhërimet e Jehovait, Perëndisë tënd, ec në udhët e tij+ e frikësoju,+  sepse Jehovai, Perëndia yt, po të çon në një vend të mirë,+ në një vend me lugina përrenjsh me ujë, me kroje e ujëra të thella që rrjedhin nëpër luginën* e gjerë+ dhe nëpër rajonin malor;  në një vend me grurë, elb, hardhi, fiq dhe shegë;+ në një vend ku ka mjaltë+ dhe ullinj plot vaj;  në një vend ku nuk do ta hash bukën me kursim, ku nuk do të të mungojë asgjë; në një vend ku gurët janë hekur dhe nga malet nxirret bakër. 10  Si të kesh ngrënë e të jesh ngopur,+ beko+ Jehovain, Perëndinë tënd, për vendin e mirë që të dha.+ 11  Ruhu se mos harron+ Jehovain, Perëndinë tënd, e nuk mban urdhërimet, vendimet gjyqësore dhe ligjet e tij, që po të jap sot.+ 12  Se mos ha e ngopesh, ndërton shtëpi të mira e banon në to,+ 13  shton bagëtitë e imëta dhe të trasha, argjendin e arin dhe gjithçka që ke, 14  e pastaj të krenohet zemra+ dhe e harron Jehovain, Perëndinë tënd, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.+ 15  Ai të vuri të ecje nëpër një shkretëtirë të madhe e të frikshme,+ me gjarpërinj helmues+ e akrepa, nëpër një tokë të etur për ujë. Ai nxori për ty ujë nga shkëmbi i strallit.+ 16  Ai të ushqeu në shkretëtirë me manën,+ që etërit e tu nuk e kishin njohur, që të të stërviste të bëheshe i përulur+ e që të të vinte në provë për të të bërë mirë në ditët që do të vinin.+ 17  Gjithashtu, se mos thua:* ‘Fuqia ime dhe tërë forca e dorës sime ma dha këtë pasuri.’+ 18  Kujto Jehovain, Perëndinë tënd, sepse ai ta dha fuqinë që të bësh pasuri,+ për të përmbushur besëlidhjen e tij që iu betua paraardhësve të tu, si sot.+ 19  Në rast se e harron fare Jehovain, Perëndinë tënd, e shkon pas perëndive të tjera, u shërben dhe përkulesh para tyre, unë jap dëshmi kundër teje sot se do të marrësh fund një herë e mirë.+ 20  Do të marrësh fund njësoj si kombet që po shkatërron Jehovai përpara teje, ngaqë nuk e dëgjove zërin e Jehovait, Perëndisë tënd.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «rrafshinë lugine».
Fjalë për fjalë «mos thuaj në zemrën tënde».