Ligji i përtërirë 7:1-26

7  Kur Jehovai, Perëndia yt, të të çojë më në fund në vendin ku po shkon për ta shtënë në dorë,+ ai do të dëbojë përpara teje kombe të mëdha+—hititët,+ girgasitët,+ amoritët,+ kananitët,+ perezitët,+ hivitët+ dhe jebusitët+—shtatë kombe më të mëdha e më të fuqishme se ti.+  Jehovai, Perëndia yt, do të t’i japë në dorë e ti do t’i mundësh.+ Duhet t’i shfarosësh patjetër.+ Mos bëj asnjë besëlidhje me ta dhe të mos të vijë keq për ta.+  Mos lidh krushqi me ta. Bijat e tua mos ua jep bijve të tyre dhe bijat e tyre mos i merr për bijtë e tu,+  sepse do t’i largonin bijtë e tu nga unë dhe ata do t’u shërbenin perëndive të tjera.+ Atëherë Jehovait do t’i ndizej zemërimi kundër jush dhe do t’ju shfaroste menjëherë.+  Përkundrazi, ja se ç’duhet t’u bëni: t’u shembni altarët,+ t’u thyeni kolonat e shenjta,+ t’u pritni+ shtyllat e shenjta+ e t’u digjni në zjarr shëmbëlltyrat e skalitura,+  sepse ti je një popull i shenjtë për Jehovain, Perëndinë tënd.+ Nga të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut, Jehovai, Perëndia yt, të zgjodhi ty që të bëhesh populli i tij, prona e tij e veçantë.+  Jehovai ju tregoi përzemërsi duke ju zgjedhur ju,+ jo se ishit më i madhi i të gjithë popujve, pasi ju ishit më i vogli ndër ta,+  por meqë Jehovai ju do+ dhe e mban betimin që u bëri paraardhësve tuaj.+ Jehovai ju nxori me dorë të fortë,+ që t’ju shpengonte nga shtëpia e skllavërisë,+ nga dora e faraonit, mbretit të Egjiptit.  Ju e dini mirë se Jehovai, Perëndia juaj, është Perëndia i vërtetë,+ Perëndia i besueshëm+ që për mijëra breza e ruan besëlidhjen+ dhe dashamirësinë ndaj atyre që e duan dhe mbajnë urdhërimet e tij,+ 10  por që ia jep shpagimin para syve atij që e urren, duke e shfarosur.+ Pa ngurruar, ai do t’ia japë shpagimin para syve atij që e urren. 11  Por ju zbatoni urdhërimet, rregullat dhe ligjet që po ju urdhëroj sot.+ 12  Për sa kohë t’i dëgjoni këto ligje, t’u bindeni dhe t’i zbatoni,+ Jehovai, Perëndia juaj do ta ruajë besëlidhjen me ju+ dhe dashamirësinë që iu betua paraardhësve tuaj.+ 13  Ai do t’ju dojë, do t’ju bekojë+ dhe do t’ju shumojë.+ Ai do të bekojë frytin e barkut tuaj+ dhe frytin e tokës suaj,+ drithin, verën e re dhe vajin tuaj, pjellën e lopëve dhe të kopesë suaj,+ në tokën që iu betua paraardhësve tuaj t’jua jepte juve.+ 14  Do të bëhesh populli më i bekuar i të gjithë popujve.+ Mes teje nuk do të ketë as mashkull, as femër pa pasardhës, madje as mes kafshëve të tua shtëpiake.+ 15  Jehovai do të të heqë çdo sëmundje. Lëngatat e tmerrshme që pe në Egjipt,+ nuk do t’i lëshojë mbi ty, por mbi të gjithë ata që të urrejnë. 16  Përpiji të gjithë popujt që po të jep Jehovai, Perëndia yt.+ Ata të mos i dhimbsen syrit tënd.+ Mos u shërbe perëndive të tyre,+ sepse kjo gjë do të jetë një lak për ty.+ 17  Nëse thua me vete:* ‘Këto kombe janë tepër të mëdha. Si do të arrij unë t’i përzë?’+ 18  mos ki frikë prej tyre.+ Mos harro kurrë se çfarë i bëri Jehovai, Perëndia yt, faraonit dhe tërë Egjiptit,+ 19  mos harro provat e mëdha që pe me sytë e tu,+ shenjat dhe mrekullitë,+ dorën e fortë+ dhe krahun e shtrirë,+ me të cilat të nxori Jehovai, Perëndia yt.+ Kështu do të bëjë Jehovai, Perëndia yt, me të gjithë popujt që ke frikë.+ 20  Veç kësaj, Jehovai, Perëndia yt, do të dërgojë mbi ta tmerrin,+ gjersa të marrin fund ata që kishin mbetur+ dhe që të fshiheshin. 21  Mos u trondit për shkak të tyre, sepse Jehovai, Perëndia yt, është mes teje.+ Ai është një Perëndi i madh e që ngjall frikë.+ 22  Jehovai, Perëndia yt, do t’i dëbojë pak nga pak këto kombe përpara teje.+ Nuk do të të lejohet t’i shfarosësh shpejt e shpejt, se mos bishat e fushës shtohen shumë kundër teje. 23  Jehovai, Perëndia yt, do t’i braktisë në dorën tënde dhe do t’i shpartallojë gjersa të shfarosen.+ 24  Ai do të t’i japë mbretërit e tyre në dorë,+ dhe ti do t’i zhdukësh emrat e tyre nën qiell.+ Askush nuk do të mund të të bëjë ballë,+ derisa t’i shfarosësh të gjithë.+ 25  Duhet të digjni në zjarr shëmbëlltyrat e skalitura të perëndive të tyre.+ Mos dëshiro argjendin dhe arin që i vesh ato+ dhe mos e merr për vete,+ se mos ai të zë në lak,+ sepse kjo është e pështirë+ për Jehovain, Perëndinë tënd. 26  Mos sill asgjë të pështirë në shtëpinë tënde, që të mos shfarosesh edhe ti njësoj si ajo. Duhet të të vijë krupë e të të pështiroset,+ sepse ajo gjë duhet shfarosur.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «nëse thua në zemrën tënde».