Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ligji i përtërirë 6:1-25

6  Këto, pra, janë urdhërimet, rregullat dhe ligjet që Jehovai, Perëndia yt, urdhëron të të mësoj,+ që t’i zbatosh në vendin ku po shkon për ta shtënë në dorë.  Kështu, për sa ditë të kesh jetë, do t’i frikësohesh+ Jehovait, Perëndisë tënd, e do të mbash tërë ligjet dhe urdhërimet e tij që po të jap ty, birit dhe nipit tënd,+ e kështu do të jesh ditëgjatë.+  Dëgjoji, o Izrael, e zbatoji ato me kujdes,+ që të të vejë mbarë+ e të shumohesh, si premtoi Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tu,+ për vendin ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.  Dëgjo, o Izrael: Jehovai, Perëndia ynë, është një Jehova.+  Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde,+ me gjithë shpirtin tënd+ dhe me gjithë forcën tënde.+  Rrënjosi në zemër këto fjalë që po të urdhëroj sot.+  Ngulitua ato bijve të tu+ dhe fol për to kur rri ulur në shtëpi, kur ecën rrugës, kur shtrihesh+ dhe kur ngrihesh.  Lidhi në dorë si shenjë+ dhe le të jenë si shirit në ballë.+  Shkruaji mbi shtalkat e shtëpisë dhe mbi portat e tua.+ 10  Kur Jehovai, Perëndia yt, të të çojë në vendin që u betua para paraardhësve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, të ta jepte ty,+ me qytete të mëdha e të bukura që nuk i ndërtove ti,+ 11  me shtëpi plot me gjithë të mirat që nuk i mbushe ti, me sterna të hapura që nuk i gërmove ti, me vreshta dhe ullinj që nuk i mbolle ti e që ti do t’i hash e do të ngopesh,+ 12  ruhu të mos e harrosh+ Jehovain që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë. 13  Jehovait, Perëndisë tënd, duhet t’i frikësohesh,+ atij duhet t’i shërbesh+ dhe për emrin e tij duhet të betohesh.+ 14  Mos shko pas perëndive të tjera, pas asnjë perëndie të popujve përreth,+ 15  (sepse Jehovai, Perëndia yt, që gjendet mes teje, është një Perëndi që kërkon t’i përkushtohesh vetëm atij),+ përndryshe Jehovait, Perëndisë tënd, i ndizet zemërimi kundër teje+ e të shfaros nga faqja e dheut.+ 16  Mos e vini në provë Jehovain, Perëndinë tuaj,+ si bëtë në Masah.+ 17  Ruajini medoemos urdhërimet e Jehovait, Perëndisë tuaj,+ përkujtuesit+ dhe rregullat+ që ju urdhëron.+ 18  Bëni atë që është e drejtë dhe e mirë në sytë e Jehovait, që t’ju shkojë mbarë+ dhe të hyni e të merrni vendin e mirë, që Jehovai iu betua paraardhësve tuaj,+ 19  duke dëbuar tërë armiqtë tuaj, si premtoi Jehovai.+ 20  Nëse një ditë bijtë tuaj+ ju pyesin: ‘Ç’domethënie kanë përkujtuesit, rregullat dhe ligjet që urdhëron Jehovai, Perëndia ynë?’ 21  thuajuni: ‘Ne ishim skllevër të faraonit në Egjipt, por Jehovai na nxori nga Egjipti me dorë të fortë.+ 22  Para syve tanë Jehovai bënte shenja dhe mrekulli+ të mëdha e tronditëse mbi Egjiptin, mbi faraonin dhe mbi tërë shtëpinë e tij.+ 23  Ai na nxori që andej e na solli këtu, që të na jepte vendin që u ishte betuar paraardhësve tanë.+ 24  Prandaj Jehovai na urdhëroi të zbatonim tërë këto rregulla,+ t’i frikësoheshim gjithnjë Jehovait, Perëndisë tonë, për të mirën tonë,+ që të mbeteshim gjallë si sot.+ 25  Nëse përmbushim me kujdes para Jehovait, Perëndisë tonë, tërë këto urdhërime që ai na ka dhënë,+ ne do të quhemi të drejtë.’+

Shënime në fund të faqes