Ligji i përtërirë 34:1-12

34  Pastaj nga rrafshinat e shkreta të Moabit, Moisiu u ngjit në malin e Nebos,+ në majë të Pisgahut,+ që gjendet përballë Jerikosë.+ Jehovai i tregoi atij gjithë vendin: Galaadin, Danin,+  tërë Neftalin, vendin e Efraimit dhe të Manaseut, tërë vendin e Judës deri te deti në perëndim,+  Negebin,+ krahinën e Jordanit,+ luginën* e Jerikosë dhe qytetin e palmave+ deri në Zoar.+  Më pas Jehovai i tha: «Ky është vendi për të cilin iu betova Abrahamit, Isakut dhe Jakobit me fjalët: ‘Do t’ia jap farës sate.’+ Ta tregova që ta shohësh me sytë e tu, pasi ti nuk do të shkosh atje.»+  Pas kësaj Moisiu, shërbëtori i Jehovait,+ vdiq në vendin e Moabit si tha Jehovai.+  Ai e varrosi në luginën e Moabit, përballë Beth-Peorit,+ dhe deri më sot askush s’e di se ku gjendet varri i tij.+  Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq.+ Nuk e kishin lënë as sytë+ dhe as fuqitë.+  Bijtë e Izraelit e qanë Moisiun për tridhjetë ditë+ në rrafshinat e shkreta të Moabit. Pastaj ditët e zisë gjatë të cilave e qanë Moisiun, mbaruan.  Josiu, biri i Nunit, ishte plot frymë mençurie,+ sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të.+ Bijtë e Izraelit nisën ta dëgjonin dhe bënë siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.+ 10  Gjithsesi në Izrael nuk pati më kurrë profet si Moisiu,+ me të cilin Jehovai foli sy për sy.+ 11  Po, nuk pati si ai për sa u përket të gjitha shenjave dhe mrekullive që Jehovai e dërgoi të bënte para faraonit në Egjipt, para gjithë shërbëtorëve dhe para tërë vendit të tij,+ 12  për sa i përket dorës së fortë dhe tërë bëmave të mëdha e të hatashme që bëri Moisiu para syve të gjithë Izraelit.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Lp 8:7.