Ligji i përtërirë 33:1-29

33  Ja si i bekoi+ Moisiu, njeriu i Perëndisë së vërtetë,+ bijtë e Izraelit para se të vdiste.  Ai tha:«Nga Sinai erdhi Jehovai+e nga Seiri rrëzëlleu mbi ta.+Rrezatoi nga rajoni malor i Paranit,+dhe mori+ engjëjsh të shenjtë ishin me të,në të djathtë kishte luftëtarët.+   Ti e ke për zemër popullin tënd, o Perëndi;+të gjithë të shenjtët e tij janë në dorën tënde.+Ata u shtruan poshtë këmbëve të tua;+nisën të dëgjonin ca nga fjalët e tua.+   (Moisiu na urdhëroi një ligj,+që e ka kongregacioni i Jakobit.)+   Perëndia u bë mbret në Jeshurun,+kur u mblodhën krerët e popullit,+tërë fiset e Izraelit.+   Rroftë Rubeni e mos vdektë,+burrat e tij mos u pakësofshin!»+   Bekimi i Judës,+ që tha më pas, ishte ky:«Dëgjoje, o Jehova, zërin e Judës,+dhe ktheje te populli i tij.Krahët e tij kanë luftuar për atë që i takon;ndihmoje atë para kundërshtarëve të vet.»+   Për Levin tha:+«Thumimi dhe Urimi+ yt janë për atë që u tregua besnik ndaj teje,+dhe që ti e vure në provë në Masah+e me të cilin u ndeshe pranë ujërave të Meribës.+   Ai tha për të atin dhe të ëmën: ‘Unë nuk i njoh.’Nuk njohu vëllezërit e tij,+nuk njohu as bijtë e vet.Zbatoi fjalën tënde,+besëlidhjen tënde e ruajti.+ 10  Le t’i mësojnë Jakobit vendimet e tua gjyqësore+dhe Izraelit ligjin tënd.+Le të paraqitin temjan para flegrave të tua+dhe blatimin e plotë mbi altarin tënd.+ 11  Bekoje, o Jehova, fuqinë+ e tij,dhe gjej ëndje në atë që bëjnë duart e tij.+Plagosi rëndë në ijë ata që ngrihen kundër tij+dhe ata që e urrejnë thellësisht, që të mos ngrihen më.»+ 12  Për Beniaminin tha:+«I dashuri+ për Jehovain banoftë pranë tij në siguri!+Ai do ta strehojë tërë ditën;+ai do të prehet mes supeve të tij.»+ 13  Për Jozefin tha:+«Vendi i tij qoftë përherë i bekuar nga Jehovai+me gjërat e zgjedhura të qiellit, me vesë,+me ujëra të thella poshtë në tokë,+ 14  me frytet e zgjedhura që sjell dielli,+me prodhimin e zgjedhur të muajve hënorë,+ 15  me frytet më të zgjedhura të maleve të lindjes,+me gjërat e zgjedhura të kodrave të përjetshme, 16  me gjërat e zgjedhura të tokës dhe të gjithçkaje që është në të,+me miratimin e Atij që qëndronte në kaçubën me gjemba.+Ardhshin këto mbi kryet e Jozefit,+mbi kokën e atij që u zgjodh mes vëllezërve të vet!+ 17  Hijeshia e tij është si ajo e pjellës së parë të demit,+brirët e tij janë si ato të demit të egër.+Me ta ai do t’i shtyjë popujt+që të gjithë deri në skajet e tokës;ata brirë janë dhjetëra mijët e Efraimit,+janë mijërat e Manaseut.» 18  Për Zabulonin tha:+«Gëzoji, o Zabulon, udhëtimet e tua,+dhe ti, Isakar, gëzoji tendat e tua!+ 19  Ata do të thërrasin popujt në mal.Atje do të bëjnë flijimet e drejtësisë,+sepse do të thithin pasuritë e bollshme të deteve+dhe visaret e fshehura të rërës.» 20  Për Gadin tha:+«Bekuar qoftë ai që zgjeron kufijtë e Gadit!+Ai do të rrijë si luan,+e do të shqyejë qoftë krahun, qoftë çaçkën e kokës.+ 21  Pjesën e parë ai do ta veçojë për vete,+atë pjesë që i dha ligjdhënësi.+Krerët e popullit do të mblidhen bashkë.Ai do të çojë në vend drejtësinë e Jehovaitdhe vendimet e tij gjyqësore për Izraelin.» 22  Për Danin tha:+«Dani është një këlysh luani.+Ai do të sulet nga Bashani.»+ 23  Për Neftalin tha:+«Neftali është ngopur me miratimin e Jehovaitdhe është mbushur plot me bekimet e tij.Merri perëndimin dhe jugun!»+ 24  Për Asherin tha:+«I bekuar qoftë Asheri bashkë me bijtë!+Qoftë i miratuar nga vëllezërit e vet+dhe le ta zhytë këmbën në vaj!+ 25  Hekur dhe bakër janë shulat e portave të tua,+ecja jote do të jetë e ngeshme derisa të rrosh. 26  Ku ka si Perëndia i vërtetë+ i Jeshurunit,+që kalëron nëpër qiell për të të ardhur në ndihmë,+dhe shkon përmbi re me madhështinë e tij!+ 27  Perëndia i kohëve të lashta është streha jote,+poshtë teje të presin krahët e tij të përjetshëm.+Ai do t’i përzërë armiqtë para teje,+dhe do të thotë: ‘Shfarosi!’+ 28  Izraeli do të banojë i sigurt,+burimi i Jakobit do të banojë më vete,+në një vend me drithë e verë të re.+Po, qielli i tij do të pikojë vesë.+ 29  Lum ti, o Izrael!+Kush është si ti,+popull i shpëtuar nga Jehovai,+që është mburoja e ndihmës sate+dhe shpata jote e famshme?+Armiqtë e tu do të servilosen para teje,+dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta.»+

Shënime në fund të faqes