Ligji i përtërirë 32:1-52

32   «Mbani vesh, o qiej, e lërmëni të flas;t’i dëgjojë toka fjalët e gojës sime!+   Mësimi im do të pikojë si shiu,+fjalët e mia do të bien si vesa,+si shirat e buta përmbi bar,+si shirat e bollshme mbi bimësinë.+   Se emrin e Jehovait do të shpall.+Pranoni madhështinë e Perëndisë tonë!+   Ai është Shkëmbi, e përsosur është vepra e tij,+sepse të gjitha udhët e tij janë drejtësi.+Një Perëndi i besueshëm,+ tek i cili nuk ka padrejtësi.+I drejtë dhe i ndershëm është ai.+   Ata kanë vepruar keq;+nuk janë fëmijë të tij; fajin e kanë vetë.+Janë brez dredharak e i shtrembër!+   Kështu vazhdon t’ia bësh Jehovait,+o popull i pamend e jo i mençur?+A nuk është ai Ati yt që të solli në jetë,+që të krijoi e të bëri të patundur?+   Kujto ditët e lashtësisë,+mbaj parasysh vitet që kanë kaluar brez pas brezi;pyete atin tënd, se ai mund të ta rrëfejë;+pyeti pleqtë e tu, se ata mund të ta tregojnë.+   Kur Më i Larti u dha kombeve një trashëgimi,+kur ndau bijtë e Adamit nga njëri-tjetri,+ai caktoi kufijtë e popujve+sipas numrit të bijve të Izraelit.+   Sepse pjesa e Jehovait është populli i tij;+Jakobi është pjesa që ai trashëgon.+ 10  Ai e gjeti atë në shkretëtirë,+në një vend të zbrazët e me ulërima bishash.+Nisi ta rrethonte,+ të kujdesej për të,+e ta ruante si bebëzën e syrit.+ 11  Porsi shqiponja që zgjon folenë e saj,sillet rrotull mbi të vegjlit,+krahët shtrin, i merr,e mbi pendë i mban,+ 12  vetëm Jehovai vazhdoi t’i printe,+e asnjë perëndi të huaj me të s’kishte.+ 13  Ai e vuri të kalëronte në vendet e larta të tokës,+dhe ky hëngri prodhimet e fushës.+E vuri të thithte mjaltë nga shkrepi+dhe nga shkëmbi i strallit vaj;+ 14  e ngopte me gjalpin e tufës dhe me qumështin e kopesë,+e ngopte me dhjamin e deshve,deshve të racës së Bashanit, dhe të cjepve,+me majën e grurit që është si dhjami i veshkave.+Gjakun e rrushit pinte si verë.+ 15  Kur u majm, Jeshuruni*+ gjuajti me shqelm.+Ti, o Jeshurun, u majme, u trashe dhe u dende.+Kështu, braktise Perëndinë që të bëri,+përbuze Shkëmbin+ e shpëtimit tënd. 16  Me perëndi të huaja+ e bënin xheloz;+me gjëra të pështira e fyenin vazhdimisht.+ 17  U flijonin demonëve e jo Perëndisë,+atyre perëndive që nuk i kishin njohur,+perëndive të reja që sapo ishin shfaqur,+e që paraardhësit nuk i njihnin. 18  Shkëmbin që të lindi, e harrove.+E hoqe nga mendja Perëndinë, Atë që të solli në jetë me dhembje lindjeje.+ 19  Kur Jehovai e pa këtë popull, e përbuzi,+nga hidhërimi që i sollën bijtë e bijat e tij. 20  Atëherë tha: “Do t’ua fsheh fytyrën time,+do të shoh fundin që i pret më pas.Sepse janë një brez që bën veç mbrapshti,+bij te të cilët nuk ka besnikëri.+ 21  Me ato që nuk janë perëndi më bënë xheloz;+me idhujt e tyre të kotë më acaruan;+unë për vete do t’i bëj xhelozë me atë që nuk është popull;+me një komb të pamend do t’i fyej.+ 22  Pasi zemërimi im është ndezur zjarr,+një zjarr që do të djegë deri në Sheol,* në skutën e tij më të thellë,+do të përpijë tokën dhe prodhimet e saj+e do t’u vërë flakën themeleve të maleve.+ 23  Të këqijat do t’ua shtoj;+shigjetat e mia mbi ta do t’i harxhoj.+ 24  Do të sfiliten nga uria,+ do të përpihen nga ethe të forta+e nga i hidhuri shkatërrim.+Mbi ta do të dërgoj dhëmbët e kafshëve,+bashkë me vrerin e zvarranikëve të pluhurit.+ 25  Jashtë shpata do t’i lërë pa njeri,+brenda tmerri,+edhe djaloshin, edhe virgjëreshën,+foshnjën e gjirit dhe plakun flokëzbardhur.+ 26  Duhej të kisha thënë: ‘Do t’i shpërndaj,+e kujtimin e tyre do ta shuaj mes njerëzve vdekatarë’,+ 27  por ia kisha frikën vrerit të armikut,+se kundërshtarët mund ta keqinterpretonin,+se mund të thoshin: ‘Dora jonë doli më e fortë,+e nuk qe Jehovai që i bëri gjithë këto gjëra.’+ 28  Izraeli është një komb që i mungon gjykimi+dhe mes tyre asnjeri nuk kupton.+ 29  Ah, sikur të ishin të mençur!+ Do ta kishin bluar në mendje këtë gjë.+Do ta kishin marrë parasysh fundin që i priste.+ 30  Si mundi një i vetëm të ndiqte një mijë,dhe dy të bënin të iknin dhjetë mijë,+po të mos i shiste+ Shkëmbi i tyree Jehovai të mos ua jepte në dorë? 31  (Sepse shkëmbi i tyre s’është si Shkëmbi ynë,+edhe armiqtë tanë janë të këtij mendimi.)+ 32  Hardhia e tyre është nga hardhia e Sodomësdhe nga brezaret e Gomorrës.+Rrushi i tyre është helm,bistakët e tyre janë të hidhur.+ 33  Vera e tyre është vrer gjarpërinjsh të mëdhenjdhe helm mizor kobre.+ 34  A nuk janë ruajtur tërë këto të këqija pranë meje,të vulosura në depon time?+ 35  Hakmarrja më përket mua, edhe shpagimi.+Në kohën e caktuar do t’u merren këmbët,+se dita e gjëmës së tyre është pranë+dhe ngjarjet që i presin, po afrohen vërtet me të shpejtë.”+ 36  Sepse Jehovai do ta gjykojë popullin e tij+dhe për shërbëtorët e tij do t’i vijë keq,+pasi do të shohë që nuk kanë më mbështetjedhe kanë mbetur të pambrojtur e të braktisur. 37  Atëherë ai do të thotë: “Ku janë perënditë e tyre,+shkëmbi ku ata kërkuan strehë,+ 38  ato që hanin dhjamin e flijimeve të tyre+dhe pinin verën e blatimeve të tyre në pije?+Le të ngrihen e t’ju ndihmojnë;+le të jenë si një vend i fshehtë ku të mbroheni.+ 39  Shihni, pra, se unë jam Perëndi+e veç meje s’ka tjetër.+Unë vras e unë ngjall.+Unë kam plagosur rëndë+ e unë do të shëroj.+Dorës sime s’ka njeri që t’i shpëtojë.+ 40  Ngre dorën drejt qiellit, duke u betuar:+‘Siç është e vërtetë që rroj në jetë të jetëve’,+ 41  shihni po s’e mpreha shpatën time vezulluese,+e dora ime të mbërthejë gjykimin.+Do të hakmerrem ndaj kundërshtarëve të mi+e do t’ua shpaguaj atyre që më urrejnë thellësisht.+ 42  Me gjak do t’i deh shigjetat e mia,+me gjakun e të vrarëve dhe të robërve,ndërsa shpata ime do të hajë mish,+kokat e prijësve të armikut.”+ 43  Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij,+se ai do të marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të vet,+do t’ua shpaguajë kundërshtarëve të tij,+dhe do të bëjë shlyerje për tokën e popullit të tij.» 44  Kështu, Moisiu bashkë me Hoshenë,* birin e Nunit,+ vajti dhe ia tha të gjitha fjalët e kësaj kënge popullit, që po dëgjonte.+ 45  Pasi i tha tërë këto fjalë para gjithë Izraelit, 46  Moisiu vazhdoi: «Rrënjosini në zemër të gjitha fjalët që po ju them si paralajmërim sot,+ që t’i urdhëroni bijtë tuaj të zbatojnë me kujdes të gjitha fjalët e këtij ligji,+ 47  pasi nuk janë fjalë të kota për ju,+ por janë jeta juaj.+ Nga këto fjalë mund të keni ditë të gjata në tokën ku po shkoni që ta shtini në dorë, duke kaluar Jordanin.»+ 48  Po atë ditë, Jehovai i tha Moisiut: 49  «Ngjitu në malin e Abarimit,+ në malin e Nebos,+ që gjendet në vendin e Moabit, përballë Jerikosë, e shih vendin e Kanaanit, që po u jap si pronë bijve të Izraelit.+ 50  Pastaj do të vdesësh në malin ku po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd,+ ashtu si vdiq në malin e Horit+ yt vëlla, Aaroni, dhe u bashkua me popullin e tij, 51  sepse ju nuk vepruat me mua siç e kishit për detyrë+ mes bijve të Izraelit, kur ishit pranë ujërave të Meribës+ në Kadesh, në shkretëtirën e Zinit; sepse ju nuk më shenjtëruat mes bijve të Izraelit.+ 52  Megjithatë, do ta shohësh vendin nga larg, por atje, në vendin që unë po u jap bijve të Izraelit, ti nuk do të hysh.»+

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «I Drejti»; një titull nderi për Izraelin.
Shih Shtojcën 3B.
Që do të thotë «shpëtim», «çlirim»; emri origjinal i Josiut.