Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ligji i përtërirë 30:1-20

30  Kur të gjitha këto fjalë, bekimet+ dhe mallkimet+ që po vë para teje, të bien mbi ty e ti t’i ngulitësh sërish në zemër,+ gjatë kohës që do të jesh mes tërë kombeve ku do të të shpërndajë Jehovai, Perëndia yt,+  kur, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,+ të kthehesh te Jehovai, Perëndia yt,+ bashkë me bijtë e tu, e ta dëgjosh zërin e tij në gjithçka që po të urdhëroj sot,  atëherë Jehovai, Perëndia yt, do t’i kthejë prapë robërit+ që u morën nga ti, do të të tregojë mëshirë+ e do të të mbledhë sërish nga të gjithë popujt ku Jehovai, Perëndia yt, do të të ketë shpërndarë.+  Edhe sikur populli yt i shpërndarë të ishte deri në skaj të qiellit, Jehovai, Perëndia yt, do ta mblidhte e do ta merrte që andej.+  Jehovai, Perëndia yt, do të të çojë në vendin që kishin etërit e tu dhe ti do ta shtiesh atë në dorë. Ai do të të bëjë të mira dhe do të të shumojë më shumë se etërit e tu.+  Jehovai, Perëndia yt, do të rrethpresë zemrën+ tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu,+ që për hir të jetës sate ta duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt.+  Jehovai, Perëndia yt, do t’i derdhë të gjitha këto mallkime mbi armiqtë e tu dhe mbi ata që të urrejnë e që të përndjekin.+  Ti, përkundrazi, do të kthehesh e do të dëgjosh zërin e Jehovait dhe do të zbatosh të gjitha urdhërimet e tij, që po të jap sot.+  Jehovai, Perëndia yt, do të të sjellë begati në çdo gjë që do të bësh me duart e tua,+ në frytin e barkut tënd, në pjellën e kafshëve të tua shtëpiake+ dhe në frytin e tokës sate,+ dhe ti do të kesh mbarësi,+ sepse Jehovai do të ngazëllojë sërish duke të bërë të mira, si ngazëlloi për paraardhësit e tu,+ 10  ngaqë ti do ta dëgjosh zërin e Jehovait, Perëndisë tënd dhe do të zbatosh urdhërimet dhe ligjet e tij të shkruara në këtë libër të ligjit,+ pasi do të kthehesh te Jehovai, Perëndia yt, me gjithë zemër e me gjithë shpirt.+ 11  Ky urdhërim që po të jap sot, nuk është as tepër i vështirë për ty, as shumë larg teje.+ 12  Nuk është në qiell, që të thoni: ‘Kush do të ngjitet në qiell e të na e marrë, që ta dëgjojmë e ta zbatojmë?’+ 13  Nuk është as matanë detit, që të thoni: ‘Kush do të shkojë matanë detit e të na e marrë, që ta dëgjojmë e ta zbatojmë?’ 14  Sepse fjala është shumë pranë teje, në gojën dhe në zemrën tënde,+ që ti ta zbatosh.+ 15  Ja, sot unë të vë përpara jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen.+ 16  Nëse i dëgjon urdhërimet e Jehovait, Perëndisë tënd, që po të jap sot, që ta duash Jehovain, Perëndinë tënd,+ të ecësh në udhët e tij e të zbatosh urdhërimet,+ ligjet dhe vendimet e tij gjyqësore,+ do të rrosh+ e do të shumohesh, dhe Jehovai, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin ku po shkon për ta shtënë në dorë.+ 17  Nëse zemra jote largohet e ti nuk dëgjon,+ joshesh e përkulesh para perëndive të tjera dhe u shërben,+ 18  ja ku po jua them sot se do të merrni fund.+ Nuk do të keni ditë të gjata në tokën që do të merrni, pasi të kaloni Jordanin. 19  Unë marr sot si dëshmitarë kundër jush qiellin dhe tokën,+ se ju kam vënë përpara jetën dhe vdekjen,+ bekimin+ dhe mallkimin.+ Zgjidhni jetën, që të rroni+ ju dhe pasardhësit tuaj,+ 20  duke dashur Jehovain, Perëndinë tuaj,+ duke dëgjuar zërin e tij e duke qëndruar të lidhur ngushtë me të,+ pasi ai është jeta juaj dhe ju jep bollëk ditësh,+ që të banoni në tokën që Jehovai u betua t’ua jepte paraardhësve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.»+

Shënime në fund të faqes