Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ligji i përtërirë 24:1-22

24  Në rast se një burrë merr një grua për nuse, dhe ajo nuk fiton hir në sytë e tij, pasi ai gjen tek ajo ndonjë gjë të turpshme,+ atëherë duhet t’i shkruajë një dëshmi divorci,+ t’ia japë në dorë dhe ta përzërë nga shtëpia.+  Ajo do të dalë nga shtëpia e tij dhe do të shkojë të bëhet bashkëshortja e një tjetri.+  Nëse burri i dytë e urren, i shkruan një dëshmi divorci, ia jep në dorë dhe e përzë nga shtëpia, ose nëse burri i dytë që e mori për grua vdes,  atëherë burrit* të parë që e përzuri, nuk i lejohet ta marrë sërish për grua, pasi ajo është ndotur;+ kjo është diçka e pështirë para Jehovait, dhe ti nuk duhet ta çosh në mëkat vendin që po të jep si trashëgimi Jehovai, Perëndia yt.  Në rast se një burrë sapo ka marrë grua,+ të mos shkojë në ushtri, as të mos i ngarkohet ndonjë gjë tjetër, por të jetë i lirë për një vit në shtëpinë e vet e të gëzojë gruan që mori.+  Askush të mos marrë peng mokrën ose gurin e sipërm të saj,+ pasi është sikur të marrë peng shpirtin.  Në rast se një burrë gjendet duke rrëmbyer+ një shpirt nga vëllezërit e vet, bijtë e Izraelit, tregohet i pashpirt me të dhe e shet,+ ai rrëmbyes njerëzish do të vdesë. Hiqe të keqen nga gjiri yt.+  Tregoni kujdes të madh për plagën e lebrës+ dhe bëni gjithë sa do t’ju mësojnë priftërinjtë levitë.+ Bëni kujdes të veproni siç i urdhëroj unë.+  Mos harroni se çfarë i bëri Jehovai, Perëndia juaj, Miriamit udhës kur po dilnit nga Egjipti.+ 10  Në rast se i jep tjetrit një hua të çfarëdo lloji,+ mos hyr në shtëpinë e tij për t’i marrë atë që la peng.+ 11  Duhet të qëndrosh jashtë, dhe ai që i dhe hua, duhet të ta sjellë pengun aty. 12  Nëse ai njeri është në hall, mos shko në shtrat duke pasur pengun e tij.+ 13  Duhet t’ia kthesh pengun patjetër sapo të perëndojë dielli,+ që ai të shkojë në shtrat me rrobën e vet+ e të të bekojë.+ Jehovai, Perëndia yt, do ta shohë këtë si një veprim të drejtë nga ana jote.+ 14  Mos ia ha hakun mëditësit që është në hall dhe i varfër, qoftë vëllai yt a qoftë i ardhur në vend, brenda portave të qytetit tënd.+ 15  Duhet t’ia japësh pagën në fund të asaj dite,+ para se të perëndojë dielli, sepse ai është në hall dhe mban shpirtin me të. Kështu, ai nuk do t’i thërrasë Jehovait kundër teje.+ Nëse nuk e bën, do të ishte mëkat nga ana jote.+ 16  Baballarët të mos vriten për shkak të fëmijëve dhe fëmijët të mos vriten për shkak të baballarëve.+ Gjithsekush të vritet për mëkatin e vet.+ 17  Mos e shtrembëro vendimin gjyqësor për të ardhurin+ a për jetimin*+ dhe mos merr peng rrobën e vejushës.+ 18  Mos harro se ti ishe skllav në Egjipt dhe Jehovai, Perëndia yt, të shpengoi që andej.+ Prandaj po të urdhëroj ta bësh këtë gjë. 19  Në rast se mbledh të korrat në arën tënde+ dhe harron ndonjë nga duajt në arë, mos u kthe ta marrësh. Lëre për të ardhurin, për jetimin dhe për vejushën,+ me qëllim që Jehovai, Perëndia yt, të të bekojë në çdo gjë që bën dora jote.+ 20  Në rast se shkund ullirin, mos u kthe përsëri te degët. Çka mbetet lëre për të ardhurin, për jetimin dhe për vejushën.+ 21  Në rast se vjel rrushin e vreshtit tënd, mos u kthe të mbledhësh atë që mbetet. Lëre për të ardhurin, për jetimin dhe për vejushën. 22  Mos harro se ti ishe skllav në Egjipt.+ Prandaj po të urdhëroj ta bësh këtë gjë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «pronar».
Shih shënimin te Lp 10:18; njësoj edhe vargjet 19, 20 dhe 21.