Ligji i përtërirë 21:1-23

21  Nëse në vendin që po të jep Jehovai, Perëndia yt, për ta shtënë në dorë gjendet në fushë një i vrarë, dhe nuk është marrë vesh se kush e vrau,+  pleqtë dhe gjykatësit tuaj+ do të dalin e do të matin largësinë nga i vrari deri në qytetet që janë rreth e përqark tij,  për të gjetur qytetin më të afërt me të vrarin. Pleqtë e atij qyteti do të marrin nga tufa një mëshqerrë që nuk është vënë në punë e nuk është mbrehur në zgjedhë.  Pastaj pleqtë e atij qyteti do ta zbresin mëshqerrën në një luginë përroi ku rrjedh ujë e ku zakonisht nuk lërohet e nuk mbillet farë, dhe atje do t’i thyejnë qafën mëshqerrës.+  Pastaj të afrohen priftërinjtë, bijtë e Levit, pasi Jehovai, Perëndia yt, i zgjodhi që t’i shërbejnë atij+ e që të bekojnë+ në emër të Jehovait. Fjala e tyre i jep fund çdo grindjeje për ndonjë veprim të dhunshëm.+  Më pas të gjithë pleqtë e qytetit që është më afër të vrarit, duhet të lajnë duart+ sipër mëshqerrës, që iu thye qafa në luginën e përroit.  Ata do të thonë: ‘Duart tona nuk e derdhën këtë gjak, as sytë tanë nuk e panë se kush e derdhi.+  Mos ia ngarko atë popullit tënd, Izraelit, që ti, o Jehova, e shpengove+ dhe mos ia vër fajin për gjakun e pafajshëm+ popullit tënd, Izraelit.’ Kështu, faji i gjakut nuk do t’u vihet atyre.  Kështu, ti do të heqësh fajin e gjakut të pafajshëm nga gjiri yt,+ sepse po bën atë që është e drejtë në sytë e Jehovait.+ 10  Në rast se del në betejë kundër armiqve të tu, që Jehovai, Perëndia yt, t’i dha në dorë+ e ti i ke marrë robër+ 11  dhe mes robërve sheh një vajzë të hijshme, që të bën për vete+ dhe e merr për grua, 12  çoje atë në shtëpinë tënde. Ajo do të rruajë kokën,+ do të kujdeset për thonjtë, 13  do të heqë nga trupi mantelin e robërisë dhe do të banojë në shtëpinë tënde. Për një muaj të tërë hënor+ ajo do të qajë të atin dhe të ëmën. Pastaj merre për nuse, duke kryer marrëdhënie me të, dhe ajo do të jetë gruaja jote. 14  Nëse nuk të pëlqen, lëre të ikë+ ku t’i dëshirojë shpirti, por në asnjë mënyrë mos e shit për para. Mos ji i pashpirt,+ pasi ta kesh poshtëruar. 15  Nëse një burrë ka dy gra dhe njërën e dashuron, por tjetrën e urren, dhe si ajo që dashuron, si ajo që urren i kanë lindur djem, por i parëlinduri është djali i asaj që urren,+ 16  ditën që ai u jep si trashëgimi bijve të vet atë që ka, atij nuk i lejohet të caktojë si të parëlindur djalin e asaj që dashuron në kurriz të djalit të asaj që urren, i cili është i parëlinduri.+ 17  Ai duhet të njohë si të parëlindur djalin e asaj që urren, duke i dhënë atij dy pjesë në gjithçka që ka,+ pasi ky është fryti i parë i fuqisë së tij riprodhuese.+ E drejta e pozitës si i parëlindur i takon atij.+ 18  Në rast se një njeri ka një djalë kokëfortë dhe rebel,+ që nuk dëgjon as të atin, as të ëmën,+ që e kanë qortuar, por ai prapë nuk i dëgjon,+ 19  i ati dhe e ëma do ta kapin e do ta çojnë te pleqtë e qytetit të tij dhe në portën e vendit ku banon,+ 20  dhe do t’u thonë pleqve të qytetit: ‘Ky djali ynë është kokëfortë dhe rebel. Ai nuk na dëgjon;+ është grykës+ dhe pijanec.’+ 21  Atëherë të gjithë burrat e qytetit të tij do ta godasin me gurë derisa të vdesë. Kështu do të heqësh të keqen nga gjiri yt dhe gjithë Izraeli do të dëgjojë e do të frikësohet.+ 22  Nëse te një njeri gjendet një mëkat që meriton dënim me vdekje,+ dhe ai vritet e ti e var në shtyllë,+ 23  kufoma e tij nuk duhet të rrijë gjithë natën në shtyllë,+ por duhet varrosur patjetër po atë ditë, sepse ai që varet në shtyllë+ është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk duhet ta ndotësh tokën që po të jep Jehovai, Perëndia yt, si trashëgimi.+

Shënime në fund të faqes