Ligji i përtërirë 19:1-21

19  Kur Jehovai, Perëndia yt, të shfarosë kombet,+ vendin e të cilave Jehovai, Perëndia yt, po ta jep ty, dhe ti t’ua kesh marrë pronat e të kesh banuar në qytetet e në shtëpitë e tyre,+  do të veçosh tri qytete në mes të vendit që Jehovai, Perëndia yt, po ta jep ta shtiesh në dorë.+  Bëj gati rrugë dhe ndaje territorin e vendit që të dha Jehovai, Perëndia yt, në tri pjesë. Atje duhet të ikë me të shpejtë kushdo që vret një njeri.+  Ja kur mund të shkojë atje ai që vret një njeri dhe që duhet të jetojë: kur godet një tjetër pa dashje e pa e urryer më parë,+  si për shembull, kur shkon me një tjetër në pyll për të bërë dru, ngre dorën për të goditur me sëpatë e për të prerë pemën, por koka e sëpatës del nga bishti,+ godet tjetrin dhe ai vdes. Atëherë ai të ikë në njërin prej këtyre qyteteve dhe do të jetojë.+  Përndryshe gjakmarrësi,+ meqë zemra i vlon, mund ta ndjekë atë që ka vrarë e ta zërë, ngaqë rruga është e gjatë. Ai mund ta godasë e ta vrasë,* paçka se nuk ishte dënuar me vdekje,+ meqenëse nuk e urrente atë më parë.  Prandaj po të urdhëroj e po të them: ‘Do të veçosh tri qytete.’+  Në qoftë se Jehovai, Perëndia yt, e zgjeron territorin tënd siç iu betua paraardhësve të tu+ dhe të jep tërë vendin që premtoi t’ua jepte atyre,+  nëse do të mbash tërë këto urdhërime që po të jap sot e do t’i zbatosh, domethënë, të duash Jehovain, Perëndinë tënd, e të ecësh përherë në udhët e tij,+ atëherë këtyre tri qyteteve duhet t’u shtosh edhe tri të tjera,+ 10  që të mos derdhet gjak i pafaj+ mes vendit që Jehovai, Perëndia yt, po të jep si trashëgimi, dhe që ti të mos kesh asnjë faj gjaku.+ 11  Por në rast se një njeri urren+ një tjetër, i zë pritë, i sulet, e godet, e vret dhe ai vdes,+ e pastaj ai njeri ikën me të shpejtë në njërin prej këtyre qyteteve, 12  atëherë pleqtë e qytetit të tij duhet të dërgojnë për ta marrë që andej, duhet ta dorëzojnë në duart e gjakmarrësit dhe ai duhet të vdesë.+ 13  Ai nuk duhet t’i dhimbset syrit tënd.+ Hiqe fajin e derdhjes së gjakut të pafajshëm nga Izraeli,+ që të të vejë mbarë. 14  Mos i shty shenjat e kufirit të tjetrit,+ pasi të parët tuaj të kenë vendosur kufijtë në trashëgiminë që do të marrësh në vendin që Jehovai, Perëndia yt, po të jep si pronë. 15  Të mos dalë vetëm një dëshmitar kundër një njeriu për ndonjë faj a mëkat,+ për çfarëdo mëkati që mund të kryejë. Çështja duhet të vendoset me dëshminë e dy a tre dëshmitarëve.+ 16  Nëse një dëshmitar që kurdis një të keqe, ngre padi për shkelje kundër një njeriu,+ 17  të dy këta njerëz që kanë një grindje mes tyre duhet të qëndrojnë para Jehovait, para priftërinjve dhe gjykatësve që do të jenë ato ditë.+ 18  Gjykatësit duhet të hetojnë imtësisht,+ e nëse dëshmitari është i rremë dhe ka ngritur padi të rreme kundër vëllait të vet, 19  bëjini atij atë që ai kishte kurdisur kundër vëllait të vet+ dhe hiqeni të keqen nga gjiri juaj.+ 20  Në këtë mënyrë të tjerët do të dëgjojnë e do të kenë frikë, dhe nuk do të bëjnë kurrë më një të keqe si kjo në gjirin tuaj.+ 21  Syrit tënd të mos i dhimbset:+ do të jepet shpirt për shpirt, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë e këmbë për këmbë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ta vrasë shpirtin e tij»; njësoj edhe vargu 11.