Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ligji i përtërirë 16:1-22

16  Mbaj muajin e abibit+ dhe kremtoji pashkën Jehovait, Perëndisë tënd,+ sepse në muajin e abibit, Jehovai, Perëndia yt, të nxori natën nga Egjipti.+  Bëji Jehovait, Perëndisë tënd,+ flijimin e pashkës nga bagëtitë e tua të trasha dhe të imëta,+ në vendin që do të zgjedhë Jehovai ku të banojë emri i tij.+  Mos e ha me asgjë të mbrujtur. Për shtatë ditë+ duhet të hash kuleç të ndormë, që është buka e mundimit, sepse dole me nxitim nga Egjipti.+ Kështu, do ta kujtosh ditën kur dole nga Egjipti gjersa të jetosh.+  Për shtatë ditë të mos shihet tharm pranë teje në të gjithë territorin tënd,+ dhe mishi që do të flijosh mbrëmjen e ditës së parë, të mos rrijë gjithë natën deri në mëngjes.+  Nuk do të të lejohet ta bësh flijimin e pashkës në çfarëdo qyteti që po të jep Jehovai, Perëndia yt.  Përkundrazi, flijimin e pashkës duhet ta bësh në vendin që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia yt, ku të banojë emri i tij,+ në mbrëmje me të perënduar dielli,+ pikërisht në atë kohë që dole nga Egjipti.  Gatuaje dhe haje+ në vendin që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia yt,+ dhe në mëngjes kthehu në tendat e tua.  Duhet të hash kuleç të ndormë për gjashtë ditë, kurse ditën e shtatë do të bëhet një asamble solemne për Jehovain, Perëndinë tënd,+ prandaj mos bëj asnjë punë.  Duhet të numërosh shtatë javë. Do të fillosh të numërosh shtatë javë nga drapri i parë.+ 10  Pastaj kremto për Jehovain, Perëndinë tënd, festën e javëve+ dhe sill blatimin vullnetar që do të japë dora jote, aq sa të bekon Jehovai, Perëndia yt.+ 11  Gëzohu para Jehovait, Perëndisë tënd,+ ti tok me birin e bijën tënde, skllavin e skllaven tënde, dhe me levitin që është brenda portave të qytetit tënd, me të ardhurin,+ me jetimin*+ dhe me vejushën,+ që janë me ty, në vendin që Jehovai, Perëndia yt, do të zgjedhë ku të banojë emri i tij.+ 12  Kujtohu se ti ishe skllav në Egjipt+ dhe mbaji e zbatoji këto rregulla.+ 13  Pasi të kesh mbledhur prodhimin e lëmit dhe të shtypëses së ullinjve e të rrushit, duhet të kremtosh për shtatë ditë festën e kasolleve.+ 14  Gjatë festës gëzohu+ tok me birin e bijën tënde, skllavin e skllaven tënde, dhe me levitin, me të ardhurin, me jetimin dhe me vejushën, që janë brenda portave të qytetit tënd. 15  Do ta kremtosh këtë festë për Jehovain, Perëndinë tënd, për shtatë ditë me radhë+ në vendin që do të zgjedhë Jehovai, sepse Jehovai, Perëndia yt, do të bekojë+ gjithë prodhimin tënd dhe çdo gjë që do të bëjnë duart e tua. Prandaj ti veç gëzo.+ 16  Çdo mashkull i yti duhet të paraqitet para Jehovait, Perëndisë tënd, në vendin që ai do të zgjedhë,+ tri herë në vit: në festën e kuleçve të ndormë,+ në festën e javëve+ e në festën e kasolleve.+ Dhe asnjëri të mos paraqitet para Jehovait duarbosh.+ 17  Gjithsecili do të japë si dhuratë me dorën e vet, aq sa e ka bekuar Jehovai, Perëndia i tij.+ 18  Brenda tërë portave të qyteteve që po të jep Jehovai, Perëndia yt, sipas fiseve, duhet të vendosësh gjykatës+ dhe të parë,+ që do ta gjykojnë popullin me drejtësi. 19  Mos e shtrembëro drejtësinë.+ Mos ji i anshëm+ dhe mos merr ryshfete, sepse ryshfeti i verbon sytë e të mençurve+ dhe i shtrembëron fjalët e të drejtëve. 20  Drejtësinë dhe vetëm drejtësinë duhet të ndjekësh,+ që të mbetesh gjallë e të shtiesh në dorë vendin që po të jep Jehovai, Perëndia yt.+ 21  Mos mbill asnjë lloj peme si shtyllë të shenjtë pranë altarit që do të bësh për Jehovain, Perëndinë tënd.+ 22  As mos ngri një kolonë të shenjtë,+ gjë që Jehovai, Perëndia yt, e urren vërtet.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Lp 10:18; njësoj edhe vargu 14.