Ligji i përtërirë 13:1-18

13  Në rast se mes jush del një profet+ ose njeri që sheh një ëndërr+ dhe jep një shenjë ose bën ndonjë çudi,+  e pastaj shenja ose çudia për të cilën foli, del e vërtetë+ dhe ai thotë: ‘Shkojmë pas perëndive të tjera, që nuk i njihni, e t’u shërbejmë’,  mos i dëgjoni fjalët e atij profeti ose njeriu që ka parë atë ëndërr,+ sepse Jehovai, Perëndia juaj, po ju vë në provë+ për të parë nëse e doni Jehovain, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër e me gjithë shpirt.+  Ju duhet të shkoni pas Jehovait, Perëndisë tuaj. Atij duhet t’i frikësoheni, urdhërimet e tij duhet të mbani, zërin e tij duhet të dëgjoni, atij duhet t’i shërbeni dhe me të duhet të qëndroni të lidhur.+  Por ai profet+ ose njeri që pa ëndrrën duhet të vritet,+ sepse deshi t’ju largojë nga udha, ku Jehovai, Perëndia juaj, ju urdhëron të ecni,+ duke thënë që të ngrini krye kundër Jehovait, Perëndisë tuaj, që ju nxori nga Egjipti dhe ju shpengoi nga shtëpia e skllavërisë. Hiqeni të ligën nga gjiri juaj.+  Në rast se yt vëlla, biri i nënës sate, biri ose bija jote, gruaja jote e shtrenjtë ose shoku që ti e do si shpirtin tënd,+ kërkon në fshehtësi të të prishë mendjen e thotë: ‘Shkojmë t’u shërbejmë perëndive të tjera’,+ që nuk i ke njohur as ti, as paraardhësit e tu,  ndonjë perëndie të popujve rreth e qark, afër ose larg, nga njëri skaj i vendit deri në skajin tjetër të tij,  mos u dorëzo para dëshirës së tij dhe mos e dëgjo.+ Ai të mos i dhimbset syrit tënd. Të mos të vijë keq për të+ dhe mos ia mbulo fajin për ta mbrojtur.  Përkundrazi, duhet ta vrasësh patjetër.+ Dora jote duhet ta godasë e para për ta vrarë dhe më pas dora e tërë popullit.+ 10  Qëlloje me gurë gjersa të vdesë,+ sepse kërkoi të të largojë nga Jehovai, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.+ 11  Kështu, tërë Izraeli do të dëgjojë, do të frikësohet dhe nuk do të bëjë më asnjë të keqe si kjo në gjirin tënd.+ 12  Në rast se dëgjon që në një nga qytetet që Jehovai, Perëndia yt, po të jep për të banuar, thuhet: 13  “Njerëz pa pikë vlere dolën nga gjiri yt+ dhe u munduan të largonin banorët e qytetit të tyre+ me fjalët: ‘Shkojmë t’u shërbejmë perëndive të tjera’, që ti nuk i njeh”, 14  ti kërko, hulumto e pyet hollësisht.+ Nëse del e vërtetë se mes jush është bërë kjo gjë e pështirë, 15  do t’i shkosh banorët e atij qyteti në teh të shpatës.+ Shfarose atë qytet dhe gjithçka që është në të bashkë me kafshët shtëpiake,+ duke i kaluar në teh të shpatës. 16  Gjithë plaçkën e tij mblidhe në mes të sheshit dhe vëri zjarrin qytetit+ dhe tërë plaçkës së tij si një blatim të plotë për Jehovain, Perëndinë tënd. Ai do të jetë një grumbull gërmadhash në jetë të jetëve.+ Nuk do të rindërtohet më kurrë. 17  Mos vër dorë mbi asgjë nga ato që janë vënë mënjanë për t’u shkatërruar,+ që Jehovait t’i largohet zemërimi i zjarrtë+ e të të tregojë mëshirë; që ai të jetë i mëshirshëm me ty+ e të të shtojë, siç iu betua paraardhësve të tu.+ 18  Ti duhet ta dëgjosh zërin e Jehovait, Perëndisë tënd e të mbash të gjitha urdhërimet e tij+ që po të jap sot, që të bësh atë që është e drejtë në sytë e Jehovait, Perëndisë tënd.+

Shënime në fund të faqes