Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Ligji i përtërirë 12:1-32

12  Këto janë rregullat+ dhe ligjet+ që, për sa kohë të rroni në këtë tokë,+ duhet t’i zbatoni me kujdes+ në vendin që Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, do t’ju lërë të shtini në dorë.  Të shkatërroni tërësisht+ të gjitha vendet, ku kombet, të cilave po u merrni pronat, u shërbyen perëndive të tyre: mbi malet e larta e mbi kodrat dhe nën çdo pemë të harlisur.+  T’u shembni altarët,+ t’u thyeni kolonat e shenjta,+ t’u digjni në zjarr shtyllat e shenjta+ dhe t’u rrëzoni shëmbëlltyrat e skalitura+ të perëndive të tyre. Shuajini emrat e tyre nga ai vend.+  Mos bëni edhe ju si ata kur të adhuroni Jehovain, Perëndinë tuaj,+  por kërkoni atë vend që Jehovai, Perëndia juaj, do të zgjedhë nga tërë fiset tuaja—ku të thirret emri i tij e ku të banojë ai—e atje shkoni.+  Atje çoni blatimet e djegura,+ flijimet, të dhjetat,+ kontributin e dorës suaj,+ blatimet e zotimit,+ blatimet vullnetare+ dhe pjellën e parë të bagëtisë së trashë e të imët.+  Atje, hani para Jehovait, Perëndisë tuaj,+ ju dhe shtëpia juaj, dhe gëzoni për çdo gjë që bën dora juaj,+ pasi Jehovai, Perëndia juaj, ju ka bekuar.  Mos veproni si po veprojmë sot këtu, ku secili bën si t’i duket e drejtë në sytë e tij,+  sepse nuk keni mbërritur ende në vendin ku do të preheni+ dhe në trashëgiminë që po ju jep Jehovai, Perëndia juaj. 10  Kaloni Jordanin+ dhe banoni në vendin që po ju jep si pronë+ Jehovai, Perëndia juaj. Ai do t’ju japë prehje nga tërë armiqtë që keni rreth e përqark, dhe ju do të banoni të sigurt.+ 11  Në atë vend+ që Jehovai, Perëndia juaj, do ta zgjedhë për të banuar emri i tij, ju do të çoni gjithë sa po ju urdhëroj: blatimet e djegura,+ flijimet, të dhjetat,+ kontributin+ e dorës suaj dhe çdo gjë që do të zgjidhni si blatim zotimi+ për t’ia paraqitur Jehovait. 12  Gëzoni para Jehovait, Perëndisë tuaj,+ ju tok me bijtë e bijat tuaja, skllevërit e skllavet tuaja dhe me levitin që është brenda portave të qyteteve tuaja, sepse ai nuk ka as pjesë, as trashëgimi mes jush.+ 13  Ruhu se mos paraqit blatime të djegura në çdo vend që të zë syri.+ 14  Përkundrazi, blatimet e djegura do t’i paraqitësh në vendin që do të zgjedhë Jehovai te njëri prej fiseve të tua, dhe atje do të bësh gjithë sa po të urdhëroj.+ 15  Sa herë që ta do shpirti, mund të therësh+ e të hash mish brenda portave të qyteteve të tua, sipas bekimit që të ka dhënë Jehovai, Perëndia yt. Njësoj si hahet gazela dhe dreri,+ atë mund ta hanë i papastri+ dhe i pastri. 16  Vetëm gjakun mos e ha,+ por derdhe përtokë si ujë.+ 17  Nuk të lejohet të hash brenda portave të qytetit tënd të dhjetën e drithit,+ të verës së re, të vajit, pjellën e parë të bagëtisë së trashë dhe të imët+ dhe asnjë blatim zotimi që do të paraqitësh, asnjë blatim vullnetar+ dhe asnjë kontribut të dorës sate,+ 18  por do t’i hash para Jehovait, Perëndisë tënd, ti tok me birin e bijën tënde, skllavin e skllaven tënde dhe me levitin që është brenda portave të qytetit tënd, në vendin që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia yt.+ Gëzo+ para Jehovait, Perëndisë tënd, për çdo gjë që bën dora jote. 19  Ruhu të mos e lësh pas dore levitin+ për sa kohë të rrosh në tokën tënde. 20  Kur Jehovai, Perëndia yt, ta zgjerojë territorin tënd,+ sikurse të premtoi+ dhe ti të thuash: ‘Do të ha mish’, sepse shpirti yt dëshiron ta hajë, mund të hash mish+ sa herë ta do shpirti. 21  Në rast se vendi që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia yt, ku të thirret emri i tij+ ndodhet larg, atëherë ther nga bagëtitë e trasha dhe të imëta që të ka dhënë Jehovai, si të urdhërova, dhe ha brenda portave të qytetit tënd sa herë që ta do shpirti.+ 22  Mund ta hash vetëm si gazelën dhe si drerin.+ Mund ta hajë si i papastri,+ edhe i pastri. 23  Veç tregohu shumë i vendosur që të mos hash gjak,+ sepse gjaku është shpirti,+ dhe ti nuk do ta hash shpirtin bashkë me mishin. 24  Mos e ha, por derdhe përtokë si ujë.+ 25  Mos e ha, që të të shkojë mbarë ty dhe bijve të tu pas teje,+ sepse bën atë që është e drejtë në sytë e Jehovait.+ 26  Do të marrësh vetëm gjërat e shenjta+ që do të paraqitësh dhe blatimet e zotimit+ e do të shkosh në vendin që do të zgjedhë Jehovai.+ 27  Paraqiti blatimet e djegura,+ mishin dhe gjakun+ në altarin e Jehovait, Perëndisë tënd. Gjaku i flijimeve duhet derdhur rrëzë altarit të Jehovait,+ Perëndisë tënd, kurse mishin mund ta hash. 28  Ki kujdes e bindju gjithë këtyre fjalëve që po të urdhëroj,+ që të të shkojë mbarë+ përgjithmonë ty dhe bijve të tu pas teje, sepse bën atë që është e mirë dhe e drejtë në sytë e Jehovait, Perëndisë tënd.+ 29  Kur Jehovai, Perëndia yt, të shfarosë para teje kombet, të cilave ti po shkon t’u marrësh pronat,+ ti merrua pronat dhe bano në vendin e tyre.+ 30  Pasi ata të shfarosen, ruhu se mos bie në kurthet e tyre.+ Mos pyet për perënditë e tyre: ‘Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të bëj po njësoj.’ 31  Mos bëj kështu kur adhuron Jehovain, Perëndinë tënd,+ sepse ata kanë bërë me perënditë e tyre çdo gjë që për Jehovain është e pështirë e që ai e urren. Madje edhe bijtë e bijat e tyre ata i dogjën në zjarr për perënditë e veta.+ 32  Zbatoni me kujdes çdo fjalë që po ju urdhëroj.+ As mos i shtoni, as mos i hiqni gjë.+

Shënime në fund të faqes