Ligji i përtërirë 11:1-32

11  Duaje Jehovain, Perëndinë tënd,+ dhe përmbushe gjithnjë detyrimin që ke ndaj tij, ligjet, vendimet gjyqësore+ dhe urdhërimet e tij.  Sot ju e dini mirë se nuk po u drejtohem bijve tuaj, që as e kanë njohur e as e kanë provuar disiplinën e Jehovait,+ Perëndisë tuaj, madhështinë e tij,+ dorën e tij të fortë+ dhe krahun e tij të shtrirë,+  as shenjat dhe bëmat që bëri ai në Egjipt+ kundër faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe kundër tërë vendit të tij;  as atë që u bëri forcave ushtarake të Egjiptit, kuajve dhe karrocave të tij të luftës, kundër të cilëve la të vërshonin ujërat e Detit të Kuq, kur ata po ju ndiqnin nga pas+ e Jehovai i rrënoi aq sa nuk e kanë marrë veten deri më sot;+  as atë që ju ka bërë juve në shkretëtirë, gjersa erdhët deri në këtë vend;  as atë që i bëri Datanit dhe Abiramit,+ bijve të Eliabit, birit të Rubenit, kur toka hapi gojën e i përpiu me familje, me tenda e me ç’kishin mes Izraelit.+  Sepse i patë ju me sytë tuaj tërë bëmat e mëdha që bëri Jehovai.+  Mbani të gjitha urdhërimet+ që po ju jap sot, që të bëheni të fortë, të hyni e të merrni vendin ku po shkoni për ta shtënë në dorë+  dhe që të keni ditë të gjata+ në tokën që Jehovai u betua t’ua jepte paraardhësve tuaj dhe farës së tyre,+ një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.+ 10  Vendi ku po shkoni që ta merrni, nuk është si Egjipti nga i cili dolët, ku mbillnit farë e ju duhej ta vaditnit me këmbë si kopsht me perime. 11  Përkundrazi, vendi ku po shkoni që ta merrni është një vend me male e lugina,*+ që ngopet me shiun nga qielli, 12  një vend për të cilin kujdeset Jehovai, Perëndia yt. Sytë+ e Jehovait, Perëndisë tënd, janë vazhdimisht mbi të, nga fillimi deri në fund të vitit. 13  Nëse u bindeni vërtet urdhërimeve+ që po ju jap sot, duke e dashur Jehovain, Perëndinë tuaj, e duke i shërbyer atij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,+ 14  unë do t’i jap shi vendit tuaj në kohën e duhur,+ shi vjeshte e shi pranvere,+ dhe ti do të mbledhësh drithin, mushtin dhe vajin. 15  Do t’u jap bimësi fushave të tua për kafshët,+ dhe ti do të hash e do të ngopesh.+ 16  Ruhuni se mos zemra juaj joshet+ e largoheni për të adhuruar perëndi të tjera e për t’u përkulur para tyre,+ 17  se përndryshe Jehovait i ndizet zemërimi kundër jush e mbyll qiellin, që të mos bjerë shi+ e toka të mos japë prodhimet e saj. Veç kësaj, do të zhdukeshit shpejt nga vendi i mirë që po ju jep Jehovai.+ 18  Rrënjosini fjalët e mia në zemër+ e në shpirt. Lidhini në dorë si shenjë dhe le të jenë si shirit në ballë.+ 19  Mësojuani ato bijve tuaj, duke u folur për to kur rrini ulur në shtëpi, kur ecni rrugës, kur shtriheni dhe kur ngriheni.+ 20  Shkruajini në shtalkat e shtëpisë dhe në portat tuaja,+ 21  që ditët tuaja dhe ditët e bijve tuaj në tokën që Jehovai u betua t’ua jepte paraardhësve tuaj,+ të jenë të shumta+ si ditët e qiellit mbi tokën.+ 22  Nëse mbani me rreptësi gjithë këto urdhërime+ që po ju jap për të zbatuar: të doni Jehovain, Perëndinë tuaj,+ të ecni në tërë udhët e tij+ dhe të qëndroni të lidhur me të,+ 23  Jehovai do të përzërë tërë këto kombe për shkakun tuaj,+ dhe ju do t’u merrni pronat kombeve më të shumta e më të mëdha se ju.+ 24  Çdo vend ku do t’ju shkelë këmba, do të bëhet juaji.+ Kufiri juaj do të shtrihet nga shkretëtira deri në Liban, nga Lumi, domethënë lumi Eufrat, deri te deti, në krahun perëndimor.+ 25  Asnjeri s’do të mund t’ju dalë para.+ Jehovai, Perëndia juaj, sikundër edhe ju premtoi, do t’i kallë tmerrin dhe frikën nga ju tërë vendit+ ku do të shkelni. 26  Ja, unë po vë sot përpara jush bekimin dhe mallkimin:+ 27  bekimin nëse u bindeni urdhërimeve të Jehovait, Perëndisë tuaj,+ që po ju jap sot; 28  mallkimin+ nëse nuk u bindeni urdhërimeve të Jehovait, Perëndisë tuaj,+ dhe largoheni nga udha që po ju urdhëroj sot, për të shkuar pas perëndive të tjera që nuk i njihni. 29  Kur Jehovai, Perëndia yt, të të çojë në vendin ku po shkon që ta marrësh,+ shpall bekimet mbi malin e Gerizimit+ dhe mallkimet mbi malin e Ebalit.+ 30  Ata gjenden në atë anë të Jordanit nga perëndon dielli, në vendin e kananitëve që banojnë në Arabah,+ përballë Gilgalit,+ pranë pemëve të mëdha të Morehut.+ 31  Ju po kaloni Jordanin për të hyrë e për të shtënë në dorë vendin që po ju jep Jehovai, Perëndia juaj. Merreni e banoni në të.+ 32  Zbatoni me kujdes të gjitha rregullat dhe ligjet,+ që po vë sot përpara jush.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Lp 8:7.