Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Kolosianëve 3:1-25

3  Mirëpo, nëse u ngritët+ bashkë me Krishtin, vazhdoni të kërkoni gjërat në qiell,+ ku Krishti është ulur në të djathtën e Perëndisë.+  Mbajeni mendjen të ngulitur te gjërat në qiell,+ jo te gjërat në tokë.+  Sepse ju vdiqët,+ dhe jeta juaj+ u fsheh bashkë me Krishtin në unitet+ me Perëndinë.  Kur Krishti, jeta jonë,+ të shfaqet, atëherë do të shfaqeni+ edhe ju me të në lavdi.+  Bëni, pra, të vdesin+ gjymtyrët+ e trupit tuaj në tokë në lidhje me kurvërinë, ndyrësinë, urinë seksuale,+ dëshirat e dëmshme dhe lakminë,+ që është idhujtari.  Për shkak të këtyre gjërave po vjen zemërimi i Perëndisë.+  Këto gjëra ndiqnit dikur edhe ju, kur jetonit sipas tyre.+  Por tani, flakini larg jush+ të gjitha këto: furinë, zemërimin, të keqen, sharjen+ dhe në gojën tuaj të mos ketë të folur të ndyrë.+  Mos e gënjeni njëri-tjetrin.+ Zhvishni personalitetin e vjetër+ me praktikat e tij 10  dhe vishni personalitetin e ri,+ i cili nëpërmjet njohurisë së saktë rinohet sipas shëmbëlltyrës+ së Atij që e krijoi. 11  Këtu nuk ka as grek, as jude, as rrethprerje, as parrethprerje, as të huaj, as skithas, as skllav e as të lirë,+ përkundrazi, Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.+ 12  Prandaj, si të zgjedhur+ të Perëndisë, të shenjtë e të dashur, vishuni me dhembshuri të butë,*+ mirëdashje, përulësi mendjeje,+ butësi+ dhe shpirtgjerësi.+ 13  Vazhdoni të duroni dhe të falni bujarisht njëri-tjetrin,+ edhe nëse ndokush ka shkak për t’u ankuar+ kundër një tjetri. Ashtu si Jehovai ju fali bujarisht,+ po kështu bëni edhe ju. 14  Por, përveç të gjitha këtyre gjërave, vishuni me dashuri,+ pasi ajo është një lidhje+ e përsosur bashkimi. 15  Gjithashtu, paqja+ e Krishtit le të mbretërojë në zemrat+ tuaja, sepse ju u thirrët në të në një trup të vetëm.+ Dhe tregohuni mirënjohës. 16  Fjala e Krishtit le të banojë te ju me bollëk e me tërë mençurinë e saj.+ Vazhdoni të mësoni+ e të këshilloni njëri-tjetrin me psalme,+ lavde dhe këngë frymore+ me hir, dhe këndoni për Jehovain në zemrat tuaja.+ 17  Çfarëdo që të bëni, në fjalë a në vepra,+ bëjeni në emër të Zotërisë Jezu,+ duke falënderuar+ për gjithçka Perëndinë, Atin, nëpërmjet tij. 18  Ju, gra, jini të nënshtruara+ ndaj burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotërinë. 19  Ju, burra, vazhdoni t’i doni gratë tuaja+ e mos jini të zemëruar hidhtas me to.+ 20  Ju, fëmijë, jini të bindur+ ndaj prindërve në çdo gjë, pasi kjo është e pëlqyeshme në Zotërinë. 21  Ju, etër, mos i pezmatoni fëmijët tuaj,+ që të mos i lëshojë zemra. 22  Ju, skllevër, jini të bindur në çdo gjë ndaj atyre që janë zotërinjtë tuaj sipas mishit,+ jo duke shërbyer sa për sy e faqe, sikur të doni t’u pëlqeni njerëzve,+ por me zemër të çiltër, duke pasur frikë nga Jehovai.+ 23  Çfarëdo që të bëni, përpiquni për të me gjithë shpirt+ si për Jehovain+ e jo si për njerëzit, 24  sepse ju e dini që do të merrni nga Jehovai+ shpërblimin e duhur, trashëgiminë.+ Shërbeni si skllevër për Zotërinë, Krishtin.+ 25  Sigurisht, kush bën padrejtësi, do të shpaguhet+ për padrejtësinë që ka bërë, sepse Perëndia nuk është i anshëm.+

Shënime në fund të faqes

Ose «përzemërsinë e butë të dhembshurisë».