Kolosianëve 2:1-23

2  Sepse dua të kuptoni se ç’betejë+ të madhe po bëj për ju, për ata në Laodice+ dhe për të gjithë ata që nuk e kanë parë fytyrën time,  që zemrat e tyre të ngushëllohen+ e të jenë të bashkuar në dashuri,+ me synimin që të fitojnë gjithë pasuritë, pra, kuptueshmërinë+ e qartë dhe të sigurt, dhe që të fitojnë njohurinë e saktë të sekretit të shenjtë të Perëndisë, domethënë, Krishtit.+  Tek ai janë fshehur me kujdes të gjitha thesaret e mençurisë e të njohurisë.+  Këtë po e them që askush të mos ju çoroditë me argumente mbushamendëse.+  Sepse, ndonëse nuk jam mes jush në trup, gjithsesi jam në frymë,+ duke gëzuar e duke parë rregullsinë+ dhe besimin tuaj të patundur+ te Krishti.  Prandaj, ashtu siç e pranuat Krishtin Jezu, Zotërinë, vazhdoni të ecni në unitet+ me të,  të rrënjoseni,+ të ndërtoheni+ në të e të bëheni të qëndrueshëm në besim,+ ashtu siç ju është mësuar, e besimi vërshoftë në ju kur jepni falënderime.+  Ruhuni që të mos ju bëjë ndokush+ prenë e vet nëpërmjet filozofisë+ dhe mashtrimeve boshe,+ sipas traditës së njerëzve, sipas gjërave elementare+ të botës, e jo në përputhje me mësimet e Krishtit;  sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia+ e cilësive+ hyjnore.+ 10  Kështu edhe ju keni plotësi me anë të tij, që është kreu i çdo qeverie dhe autoriteti.+ 11  Për hir të lidhjes+ me të, ju edhe u rrethpretë+ me një rrethprerje që s’bëhet me dorë, duke zhveshur trupin mishor.+ Kështu rrethpriten shërbëtorët e Krishtit. 12  Sepse u varrosët bashkë me të në pagëzimin e tij,+ dhe nga lidhja me të, u ngritët+ bashkë me të nëpërmjet besimit+ në veprimin e fuqisë+ së Perëndisë, i cili e ngriti atë nga të vdekurit.+ 13  Për më tepër, edhe pse ishit të vdekur në shkeljet tuaja dhe në parrethprerjen tuaj, Perëndia ju dha jetë bashkë me të.+ Me dashamirësi, ai na i fali të gjitha shkeljet+ 14  dhe e fshiu+ dokumentin e shkruar me dorë,+ i cili përbëhej nga dekrete,+ dhe ishte kundër nesh.+ Këtë Ai e hoqi, duke e gozhduar+ në shtyllën e torturës.+ 15  I zhveshi qeveritë dhe autoritetet,+ e i paraqiti në publik si të mposhtur,+ dhe, me anë të shtyllës së torturës, u hoqi udhën në një marshim ngadhënjimtar.+ 16  Prandaj, askush të mos ju gjykojë+ në të ngrënë e në të pirë,+ për ndonjë festë,+ për mbajtjen e hënës së re+ a të sabatit.+ 17  Sepse këto gjëra janë një hije+ e gjërave që do të vijnë, kurse realiteti+ i përket Krishtit.+ 18  Askush të mos ju privojë+ nga çmimi,+ askush që gjen kënaqësi në një përulësi të shtirur dhe në një formë adhurimi të engjëjve, «duke vënë këmbën në» gjërat që ka parë, i krekosur më kot për shkak të prirjes mishore të mendjes së tij, 19  ndërkohë që nuk mbahet fort te kreu,+ prej së cilit i gjithë trupi—duke qenë i pajisur dhe i lidhur në mënyrë të harmonishme+ me anë të nyjave dhe dejve—vazhdon të rritet me rritjen që jep Perëndia.+ 20  Nëse ju vdiqët+ bashkë me Krishtin në lidhje me gjërat elementare+ të botës,+ përse atëherë, sikur të ishit duke jetuar në botë, u nënshtroheni ende këtyre dekreteve:+ 21  «Mos merr, mos shijo,+ mos prek»,+ 22  për gjëra që do të marrin fund të gjitha nga konsumimi, sipas urdhërimeve dhe mësimeve të njerëzve?+ 23  E pra, ato gjëra shfaqen në një formë adhurimi të vetimponuar, në një përulësi të shtirur dhe në një trajtim të ashpër të trupit,+ e duken vërtet si mençuri, por nuk kanë kurrfarë vlere në luftën kundër dëshirave të mishit.+

Shënime në fund të faqes