Kënga e Solomonit 7:1-13

7  «Sa të bukura janë bërë këmbët e tua në sandale,+ o bijë fisnike!+ Rrumbullakësia e kofshëve të tua është si zbukurim,+ vepër e duarve të një artizani.  Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët. Mos mungoftë në të vera e përzier!+ Barku yt është një tog gruri, i rrethuar me zambakë.+  Dy gjinjtë e tu janë si dy të vegjël, binjakët e një gazele.+  Qafa jote+ është si kullë fildishi. Sytë e tu+ janë si rezervuarët e Heshbonit+ pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit që shikon nga Damasku.  Koka jote është si Karmeli+ dhe krelat+ e kokës sate janë si lesh i ngjyer në të kuqe të purpurt.+ Mbreti është zënë rob nga valëzimet e tyre.+  Sa e bukur dhe sa e këndshme je, o vajzë e dashur, mes kënaqësive të thella!+  Shtati yt i përngjan një palme+ dhe gjinjtë+ e tu tufëzave me hurma Arabie.  Thashë: ‘Do të hipi në palmë, që të kap degët me hurma Arabie.’+ Të lutem, pra, qofshin gjinjtë e tu si bistakë hardhie dhe aroma e frymës sate si ajo e mollës,  qiellza jote si vera më e mirë»,+ «po, si vera që rrëshqet kollaj+ për të shtrenjtin tim, që rrjedh ëmbël mbi buzët e atyre që flenë. 10  Unë jam e të shtrenjtit tim+ dhe ai është i dëshiruar për mua.+ 11  Eja, o i shtrenjti im, le të shkojmë në fushë;+ le ta kalojmë natën mes bimëve të kënasë.+ 12  Le të ngrihemi herët dhe të shkojmë në vreshta, që të shohim në ka mbirë hardhia,+ në kanë çelur lulet,+ në kanë lulëzuar shegët.+ Atje do të t’i fal shprehjet e mia të dashurisë.+ 13  Madërgonat+ kanë lëshuar aromën e tyre dhe pranë hyrjeve tona ka çdo lloj frute nga më të zgjedhurat.+ Të reja e të vjetra, o i shtrenjti im, i ruajta si thesar për ty.

Shënime në fund të faqes