Kënga e Solomonit 6:1-13

6  «Ku ka shkuar i shtrenjti yt, o më e bukura ndër gratë?+ Për ku është drejtuar i shtrenjti yt, që ta kërkojmë me ty?»  «I shtrenjti im ka zbritur në kopshtin e tij,+ në ngastrën me erëza,+ që të kullotë kopenë+ mes kopshteve dhe të mbledhë zambakë.  Unë jam e të shtrenjtit tim dhe i shtrenjti im është imi.+ Ai po kullot kopenë+ mes zambakëve.»  «Ti je e bukur, o shoqja ime,+ si Qyteti i Këndshëm,+ e hijshme si Jerusalemi,+ madhështore si kompanitë+ e mbledhura rreth flamujve.+  Largoji sytë+ prej meje, sepse ata më kanë turbulluar. Flokët e tu janë si një kope dhish që kanë zbritur duke u hedhur nga Galaadi.+  Dhëmbët e tu janë si një kope delesh që kanë ardhur nga larja; të gjitha kanë binjakë e asnjëra ndër to nuk ka humbur të vegjlit e saj.+  Si thelë shege janë tëmthat e tu prapa velit.+  Mund të ketë gjashtëdhjetë mbretëresha, tetëdhjetë konkubina* e vasha pa numër.+  Vetëm njëra është pëllumbesha ime,+ e paqortueshmja ime.+ Është bija e vetme e nënës. Ajo është e kulluara e asaj që e lindi. Bijat e shihnin dhe e shpallnin të lumtur; mbretëreshat dhe konkubinat e lëvdonin:+ 10  ‘Kush është kjo+ që shikon poshtë si agimi,+ e bukur si hëna e plotë,+ e kulluar si dielli rrëzëllues,+ madhështore si kompanitë e mbledhura rreth flamujve?’»+ 11  «Në kopshtin+ e arrave kisha zbritur të shihja sythat në luginën e përroit,+ të shihja në kishte mbirë hardhia, në kishte lulëzuar shega.+ 12  Pa kuptuar, u gjenda në karrocat e popullit tim fisnik.» 13  «Kthehu, kthehu o Shulamite! Kthehu, kthehu që të të shohim!»+ «Çfarë shihni te Shulamitja?»+ «Diçka si vallja e dy kampeve!»

Shënime në fund të faqes

Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.