Gjykatësit 9:1-57

9  Kohë më vonë, Abimeleku,+ biri i Jerubaalit, shkoi në Sikem+ te vëllezërit e nënës së tij dhe foli me ta e me tërë familjen që ishte në shtëpinë e babait të nënës së tij e u tha:  «U thoni, ju lutem, të gjithë pronarëve të tokave të Sikemit që të dëgjojnë këto fjalë: ‘Si është më mirë për ju: të sundojnë mbi ju shtatëdhjetë bijtë+ e Jerubaalit apo vetëm një? Dhe mos harroni se unë jam kocka dhe mishi juaj.’»+  Kështu, vëllezërit e nënës së tij ua thanë të gjitha këto pronarëve të tokave të Sikemit, dhe ata dëgjuan e zemra e tyre u kthye nga Abimeleku,+ sepse thanë: «Është vëllai ynë.»+  Pastaj i dhanë atij shtatëdhjetë monedha argjendi nga shtëpia e Baal-Beritit+ dhe me to Abimeleku pajtoi njerëz të pacipë e që sorollateshin kot,+ që t’i shkonin pas.  Pas kësaj, ai shkoi në shtëpinë e të atit në Ofrah+ dhe vrau mbi një gur të vetëm vëllezërit e tij,+ shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit. Mbeti vetëm Jotami, djali i vogël i Jerubaalit, pasi ai ishte fshehur.  Kështu, të gjithë pronarët e tokave të Sikemit dhe tërë shtëpia e Milos+ u mblodhën e shkuan pranë pemës së madhe,+ pranë shtyllës që gjendej në Sikem,+ për ta bërë Abimelekun mbret.+  Kur i treguan Jotamit, ai shkoi menjëherë dhe zuri vend në majë të malit të Gerizimit.+ Ai u tha me zë të lartë: «Dëgjomëni, o pronarë të tokave të Sikemit, dhe Perëndia ju dëgjoftë ju:  Na ishin njëherë ca pemë që u nisën për të mirosur një mbret që të mbretëronte mbi to. Kështu, i thanë ullirit:+ ‘Bëhu mbreti ynë.’+  Por ulliri u tha: ‘A duhet të heq dorë nga vaji im, me të cilin nderohen+ Perëndia dhe njerëzit e të shkoj të tundem mbi drurët e tjerë?’+ 10  Atëherë pemët i thanë fikut:+ ‘Eja ti e bëhu mbreti ynë.’ 11  Por fiku iu përgjigj: ‘A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia dhe nga fryti im i mirë e të shkoj të tundem mbi drurët e tjerë?’+ 12  Pastaj pemët i thanë hardhisë: ‘Eja ti e bëhu mbretëresha jonë.’ 13  Por hardhia ua ktheu: ‘A duhet të heq dorë nga vera ime e re që gëzon+ Perëndinë dhe njerëzit e të shkoj të tundem sipër drurëve?’ 14  Në fund tërë pemët i thanë ferrës:+ ‘Eja ti të bëhesh mbretëresha jonë.’ 15  Si i dëgjoi, ferra u tha pemëve: ‘Nëse vërtet po më mirosni si mbretëreshën tuaj, ejani e kërkoni strehë nën hijen time.+ Përndryshe daltë zjarr+ nga ferra e përpiftë cedrat+ e Libanit!’+ 16  Tani, pra, nëse vepruat me pastërti dhe me ndershmëri, duke e bërë Abimelekun mbret,+ nëse kështu u treguat të mirë me Jerubaalin e me shtëpinë e tij dhe ia shpërblyet siç e meritonte vepra e duarve të tij 17  —kur im atë luftoi+ për ju dhe vuri jetën* e tij në rrezik+ që t’ju çlironte nga duart e Midianit+ 18  dhe u çuat sot kundër shtëpisë së tim eti që të vritni mbi një gur të vetëm shtatëdhjetë bijtë e tij+ e të bëni mbret+ mbi pronarët e tokave të Sikemit Abimelekun, të birin e skllaves së tij,+ vetëm pse është vëllai juaj; 19  pra, në qoftë se sot vepruat me pastërti dhe me ndershmëri me Jerubaalin dhe me shtëpinë e tij, e gëzofshi Abimelekun dhe gëzoftë edhe ai me ju!+ 20  Por në mos qoftë kështu, daltë zjarr+ nga Abimeleku e përpiftë pronarët e tokave të Sikemit bashkë me shtëpinë e Milos,+ dhe nga pronarët e tokave të Sikemit e nga shtëpia e Milos daltë zjarr+ e përpiftë Abimelekun!»+ 21  Pastaj Jotami+ iku, ia mbathi dhe mori rrugën për në Beer. Ai u vendos atje nga frika e të vëllait, Abimelekut. 22  Abimeleku e mbajti me tirani fronin princëror dhe sundoi në Izrael për tre vjet me radhë.+ 23  Pastaj Perëndia lejoi që mes Abimelekut dhe pronarëve të tokave të Sikemit të zhvillohej një frymë e keqe+ dhe pronarët e tokave të Sikemit vepruan pabesisht+ me Abimelekun, 24  me qëllim që vrasja e dhunshme e shtatëdhjetë bijve të Jerubaalit të kthehej+ mbi ta dhe që gjaku i tyre të binte mbi Abimelekun, vëllanë e tyre që i vrau,+ dhe mbi pronarët e tokave të Sikemit që e ndihmuan+ të vriste vëllezërit e vet. 25  Kështu, pronarët e tokave të Sikemit i vunë njerëz në pritë në majat e maleve, dhe këta grabitnin këdo që kalonte nga ajo rrugë. Pas ca kohësh, për këtë njoftuan Abimelekun. 26  Pastaj erdhi Gaali,+ biri i Ebedit, bashkë me vëllezërit e tij, kaloi në Sikem+ dhe fitoi mbështetjen e pronarëve të tokave të Sikemit.+ 27  Ata dolën si zakonisht në arë, volën rrush në vreshtat e tyre, e shtypën dhe bënë qejf duke festuar.+ Pas kësaj, shkuan në shtëpinë e perëndisë së tyre,+ hëngrën e pinë+ dhe mallkuan+ Abimelekun. 28  Gaali, biri i Ebedit, tha: «Kush është Abimeleku+ dhe kush është Sikemi, që ne t’i shërbekemi? A nuk është ai i biri i Jerubaalit+ dhe Zebuli+ i ngarkuari i tij? Shërbejuni vetë burrave të Hamorit,+ të atit të Sikemit. Pse u dashka t’i shërbejmë ne atij njeriu? 29  Po ta kisha unë në dorë+ këtë popull, do ta kisha degdisur tutje Abimelekun.» Pastaj i tha Abimelekut: «Rrite ushtrinë e më dil përpara.»+ 30  Zebuli, princi i qytetit, dëgjoi fjalët e Gaalit, birit të Ebedit,+ dhe iu ndez zemërimi. 31  Kështu, me marifet ai dërgoi lajmëtarë tek Abimeleku për t’i thënë: «Gaali, biri i Ebedit, dhe vëllezërit e tij kanë ardhur në Sikem+ dhe po e ngrenë qytetin kundër teje. 32  Prandaj, çohu natën+ bashkë me njerëzit që ke me vete dhe zër pritë+ në fushë. 33  Në mëngjes, sapo të shkëlqejë dielli, çohu herët e turrju qytetit. Kur ai dhe njerëzit që janë me të, të dalin kundër teje, bëj me të ç’të mundësh.» 34  Abimeleku dhe tërë njerëzit që kishte me vete u çuan që me natë dhe i zunë pritë Sikemit, të ndarë në katër grupe. 35  Më vonë, Gaali,+ biri i Ebedit, doli dhe qëndroi në hyrje të portës së qytetit. Atëherë Abimeleku doli nga prita me gjithë njerëzit që kishte me vete. 36  Kur i pa, Gaali i tha Zebulit: «Nga majat e maleve po zbresin njerëz.» Por Zebuli ia ktheu: «Sheh hijet e maleve e të duken si njerëz.»+ 37  Më vonë, Gaali i tha përsëri: «Nga mesi i vendit po zbresin njerëz dhe një grup tjetër po vjen nga rruga e pemës së madhe të Meonenimit.» 38  Atëherë Zebuli iu përgjigj: «Ku i ke tani fjalët që the:+ ‘Kush është Abimeleku që u dashka t’i shërbejmë?’+ A nuk janë këta njerëzit që ti hodhe poshtë?+ Dil, tani, e lufto kundër tyre.» 39  Kështu Gaali doli në krye të pronarëve të tokave të Sikemit dhe nisi luftën kundër Abimelekut. 40  Abimeleku iu vu pas dhe ai ia mbathi përpara tij. Ata që binin të vrarë, ishin të shumtë dhe arrinin deri në hyrje të portës. 41  Abimeleku u ndal në Arumah, kurse Zebuli+ e dëboi Gaalin+ me vëllezërit e tij e nuk i la të qëndronin në Sikem.+ 42  Të nesërmen populli doli në fushë, dhe këtë ia thanë Abimelekut.+ 43  Ky mori njerëz, i ndau në tri grupe+ dhe zuri pritë në fushë. Kur pa se njerëzit po dilnin nga qyteti, ai u sul kundër tyre dhe i vrau. 44  Abimeleku me grupin e vet u turr të zinte vend në hyrje të portës së qytetit, kurse dy grupet e tjera u turrën pas tërë atyre që ishin në fushë dhe i vranë.+ 45  Abimeleku luftoi kundër qytetit tërë atë ditë dhe e mori. Ai vrau njerëzit që ishin në të,+ e rrëzoi+ qytetin e pas kësaj hodhi atje kripë.+ 46  Kur dëgjuan për këtë, të gjithë pronarët e tokave të kullës së Sikemit shkuan menjëherë në bodrumin e shtëpisë së El-Beritit.+ 47  Abimelekut i treguan se të gjithë pronarët e tokave të kullës së Sikemit ishin mbledhur bashkë. 48  Atëherë Abimeleku bashkë me tërë njerëzit e tij u ngjit në malin e Zalmonit.+ Ai mori në dorë një sëpatë, preu një degë peme, e ngriti dhe e vuri mbi sup. Pastaj u tha njerëzve që ishin me të: «Atë që bëra unë, bëjeni shpejt edhe ju!»+ 49  Ata prenë të gjithë nga një degë dhe shkuan pas Abimelekut. I mbështetën pas bodrumit dhe i vunë zjarrin me njerëzit brenda. Kështu vdiqën të gjithë njerëzit e kullës së Sikemit, rreth një mijë burra e gra.+ 50  Pastaj Abimeleku shkoi në Tebez,+ ngriti kampin për të luftuar kundër Tebezit dhe e mori. 51  Në mes të qytetit gjendej një kullë e fortë, ndaj që të gjithë, burra, gra e pronarë të tokave të qytetit ia mbathën për atje. Ata u mbyllën aty dhe u ngjitën në tarracën e kullës. 52  Abimeleku çau rrugën për në kullë dhe u sul kundër saj. Pastaj iu afrua hyrjes së kullës për t’i vënë zjarrin.+ 53  Mirëpo një grua i hodhi mbi kokë Abimelekut gurin e sipërm të mullirit dhe i theu kafkën e ia bëri copë.+ 54  Kështu, ai thirri shpejt shërbëtorin që i mbante armët dhe i tha: «Zhvishe shpatën e më vrit,+ që të mos thonë: ‘E vrau një grua.’» Sakaq shërbëtori ia nguli shpatën tejpërtej dhe ai vdiq.+ 55  Kur panë që Abimeleku vdiq, burrat e Izraelit u kthyen secili në vendin e tij. 56  Në këtë mënyrë, Perëndia ia ktheu Abimelekut të keqen që i bëri të atit, duke vrarë shtatëdhjetë vëllezërit e tij.+ 57  Tërë të keqen e burrave të Sikemit, Perëndia e ktheu mbi kokat e tyre, që mbi ta të binte mallkimi+ i Jotamit,+ birit të Jerubaalit.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shpirtin».