Gjykatësit 7:1-25

7  Pastaj Jerubaali,+ domethënë Gideoni,+ dhe tërë populli që ishte me të u çuan herët dhe e ngritën kampin te pusi i Harodit. Kampi i Midianit gjendej në veri të tij, pranë kodrës së Morehut, në ultësirë.  Mirëpo Jehovai i tha Gideonit: «Njerëzit që ke me vete janë tepër për këtë gjë dhe po t’ua jap Midianin në dorë,+ ndoshta Izraeli do të mbahej me të madh+ para meje e do të thoshte: ‘Dora ime më shpëtoi.’+  Prandaj thirre, të lutem, popullin që të dëgjojë dhe i thuaj: ‘Ai që ka frikë dhe dridhet, le të largohet.’»+ Kështu, Gideoni i vuri në provë dhe nga kjo njëzet e dy mijë veta nga populli u larguan e dhjetë mijë mbetën.  Mirëpo Jehovai i tha sërish Gideonit: «Njerëzit përsëri janë tepër.+ Zbriti tek uji që atje t’i vë në provë. Ai për të cilin të them: ‘Ky do të vijë me ty’, do të vijë me ty, por ai për të cilin të them: ‘Ky nuk do të vijë me ty’, nuk do të vijë.»  Kështu, ai i zbriti njerëzit tek uji.+Pastaj Jehovai i tha Gideonit: «Atë që pi ujë si pi qeni, do ta ndash veç. Po kështu do të bësh edhe me atë që përkulet për të pirë në gjunjë.»+  Numri i atyre që pinë ujë, duke e çuar në gojë me dorë qe treqind burra, ndërsa gjithë pjesa tjetër e njerëzve u përkul të pinte ujë në gjunjë.  Atëherë Jehovai i tha Gideonit: «Me treqind burrat që pinë me dorë do t’ju shpëtoj dhe do t’jua jap Midianin.+ Gjithë të tjerët le të kthehen secili në vendin e vet.»  Kështu, ata morën në dorë ushqimet dhe brirët+ që populli kishte me vete. Pastaj ai i ktheu tërë burrat e Izraelit secilin në shtëpinë e tij, kurse ata të treqind i mbajti. Kampi i Midianit gjendej poshtë tij, në ultësirë.+  Gjatë asaj nate+ Jehovai i tha: «Ngrihu e zbrit në kamp, sepse ta kam dhënë në dorë.+ 10  Nëse ke frikë, zbrit në kamp me Purahun, shërbëtorin tënd,+ 11  dhe atje do të dëgjosh se çfarë do të thonë.+ Më pas do të marrësh forcë*+ dhe me siguri do të zbresësh në kamp.» Atëherë ai zbriti me Purahun, shërbëtorin e tij, deri afër atyre që gjendeshin në kamp të rreshtuar në formacion luftimi. 12  Midiani, Amaleku dhe tërë popujt e lindjes+ ishin lëshuar në ultësirë si një mori karkalecash.+ Devetë+ e tyre ishin të panumërta dhe të shumta si kokrrizat e rërës në breg të detit. 13  Gideoni vajti dhe ja, një burrë po i tregonte një ëndërr shokut të tij. Ai po i thoshte: «Pashë në ëndërr+ sikur një kulaç elbi hyri duke u rrokullisur në kampin e Midianit. Vajti deri te një tendë dhe e goditi. Tenda ra,+ u kthye përmbys dhe u bë rrafsh me tokën.» 14  Si e dëgjoi, shoku iu përgjigj:+ «Kjo nuk është gjë tjetër veçse shpata e Gideonit,+ birit të Joashit dhe burrë i Izraelit. Perëndia i vërtetë+ e ka dhënë Midianin dhe tërë kampin në duart e tij.»+ 15  Me të dëgjuar ëndrrën dhe shpjegimin e saj,+ Gideoni adhuroi Perëndinë.+ Më pas u kthye në kampin e Izraelit dhe tha: «Ngrihuni+ se Jehovai jua ka dhënë kampin e Midianit në dorë.» 16  Ai i ndau treqind burrat në tri grupe, u dha të gjithëve nga një bri+ në dorë, nga një qyp të madh bosh dhe brenda qypit nga një pishtar. 17  Pastaj u tha: «Për të mësuar shikomëni mua dhe bëni edhe ju si të bëj unë. Kur të kem arritur buzë kampit, çfarë të bëj unë, bëni edhe ju. 18  Kur unë dhe tërë ata që janë me mua t’i biem bririt, bjeruni brirëve edhe ju rreth e përqark tërë kampit+ dhe thoni: ‘Shpata e Jehovait+ dhe e Gideonit!’» 19  Gideoni bashkë me njëqind burrat që ishin me të arritën buzë kampit kur filloi të bëhej ndërresa e mesnatës.+ Sapo kishte mbaruar vendosja e rojave, ata u ranë brirëve,+ dhe qypat e mëdhenj që kishin në dorë+ i bënë copë e çikë. 20  Atëherë tri grupet u ranë brirëve+ dhe si thyen qypat e mëdhenj, morën përsëri me dorën e majtë pishtarët e me të djathtën brirët për t’u rënë dhe filluan të thërritnin: «Shpata e Jehovait+ dhe e Gideonit!» 21  Ndërkaq ata qëndronin secili në vendin e vet rreth e qark kampit dhe tërë kampi ia dha britmës dhe ia mbathi.+ 22  Ata të treqind+ u binin pa pushim brirëve,+ kurse Jehovai bëri që të gjithë ata që ishin në kamp të ktheheshin me shpata kundër njërit-tjetrit.+ Ushtarët e kampit ia morën vrapit deri në Beth-Shitah, kaluan në Zererah dhe vazhduan deri në rrethinat e Abel-Meholahut+ pranë Tabatit. 23  Ndërkaq burrat e Izraelit nga Neftali,+ nga Asheri+ e nga tërë Manaseu+ u mblodhën dhe ndoqën+ Midianin nga pas. 24  Gideoni dërgoi lajmëtarë në tërë rajonin malor të Efraimit+ për të thënë: «Zbritni e dilini para Midianit që të merrni përpara tyre ujërat deri në Beth-Barah, si dhe Jordanin.» Kështu, tërë burrat e Efraimit u mblodhën dhe morën ujërat+ deri në Beth-Barah bashkë me Jordanin. 25  Ata kapën rob edhe dy princat e Midianit, që ishin Orebi dhe Zebi.+ Orebin e vranë në shkëmbin e Orebit,+ kurse Zebin e vranë në lugun e shtypëses së rrushit të Zebit. Ata e ndoqën pareshtur Midianin+ dhe kokat e Orebit e të Zebit ia sollën Gideonit në viset e Jordanit.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «duart e tua do të forcohen».