Gjykatësit 5:1-31

5  Atë ditë, Debora+ me Barakun,+ birin e Abinoamit,+ ia morën këngës+ me këto fjalë:   «Meqë në Izrael flokët janë lënë lëshuar për luftë,meqë populli doli vullnetar,+bekoni Jehovain!+   Dëgjoni, ju o mbretër+ e mbani vesh, ju zyrtarë të lartë!Unë do t’i këndoj Jehovait.Do të luaj melodi+ për Jehovain, Perëndinë e Izraelit.+   O Jehova, kur dole nga Seiri,+tek dilje nga fusha e Edomit,+u lëkund toka+ e rrodhën qiejt,+retë pikuan ujë.   Malet u tretën para Jehovait,+po, u tret edhe Sinai+ para Jehovait,+ Perëndisë së Izraelit.+   Në ditët e Shamgarit,+ birit të Anathit,në ditët e Jaelës,+ rrugët ishin të braktisura,ata që i rrihnin ato rrugë kalonin nëpër shtigje+ të tërthorta.   Banorët e fushës u zhdukën, po, u zhdukën në Izrael,+gjersa u ngrita unë, Debora,+gjersa u ngrita unë si nënë në Izrael.+   Ata zgjodhën perëndi të reja.+Te porta bëhej luftë.+Nuk shihej asnjë mburojë, asnjë heshtë,mes dyzet mijë burrave të Izraelit.+   Zemra ime është me komandantët e Izraelit,+që dolën vullnetarë mes popullit.+Bekoni Jehovain!+ 10  Ju që shkoni hipur mbi gomarica kuqaloshe,+ju që uleni mbi qilima luksozë,dhe ju që shkoni rrugës,mendoni!+ 11  Disa nga ata që u jepnin ujë+ kafshëve pranë lugjeve,zunë të tregonin veprat e drejta të Jehovait,+veprat e drejta të popullit të tij që banon në fushë të hapur në Izrael.Atëherë populli i Jehovait zbriti te portat. 12  Zgjohu, pra, zgjohu, o Debora!+Zgjohu, zgjohu e merrja një kënge!+Ngrihu, o Barak,+ ti bir i Abinoamit,+ e çoji larg robërit e tu! 13  Atëherë të mbijetuarit zbritën te fisnikët;populli i Jehovait zbriti tek unë për të dalë kundër të fuqishmëve. 14  Nga Efraimi ishin ata që zbritën në ultësirë,+me ty, o Beniamin, mes njerëzve të tu.Nga Makiri+ zbritën komandantët,e nga Zabuloni ata që mbajnë penën e skribit.+ 15  Princat e Isakarit+ ishin me Deborën,e siç ishte Isakari, ashtu ishte edhe Baraku.+Në këmbë u dërgua ai në ultësirë.+Në zemrat e njerëzve mes ndarjeve të Rubenit kishte shumë hamendje.+ 16  Përse u ule mes dy hejbeve?Për të dëgjuar pipëzat që bien për të mbledhur kopenë?+Në zemrat e njerëzve mes ndarjeve të Rubenit kishte shumë hamendje.+ 17  Galaadi qëndroi në vendbanimin e tij matanë Jordanit.+Po Dani, pse atë kohë vazhdoi të qëndronte nëpër anije?+Asheri u ul duarkryq në breg të detit,e qëndronte pranë limaneve.+ 18  Zabuloni ishte një popull që e vuri në rrezik veten* deri në vdekje.+Po njësoj edhe Neftali,+ në bregoret e fushës.+ 19  Mbretër erdhën e luftuan;pikërisht atëherë mbretërit e Kanaanit luftuan+në Tanak+ pranë ujërave të Megidos,+por nuk fituan+ kurrfarë argjendi. 20  Nga qielli luftuan yjet,+luftuan kundër Siserës nga orbitat e tyre. 21  Përroi i Kishonit i mori me vete,+përroi i Kishonit,+ përroi i ditëve të lashta.Të fortët i shtype,+ ti o shpirti im. 22  Atëherë thundrat e kuajve+ rrahën tokën,sepse hamshorët turreshin njëri pas tjetrit. 23  ‘Mallkoni+ Merozin,—tha engjëlli i Jehovait,+mallkoni pareshtur banorët e tij,sepse nuk i erdhën në ndihmë Jehovait,nuk i erdhën në ndihmë Jehovait me të fuqishmit.’ 24  Fort e bekuar mes grave qoftë Jaela,+ gruaja e Heberit, kenitit,+fort e bekuar+ qoftë mes grave që qëndrojnë në tenda! 25  Ai kërkoi ujë, ajo i dha qumësht.Në një kupë të madhe fisnikësh ajo i dha qumësht të mpiksur.+ 26  Pastaj zgjati dorën drejt kunjit të tendës,dhe dorën e djathtë drejt çekiçit që mban punëtori i palodhur.+Siserën e goditi dhe tejpërtej kokën ia shpoi,+tëmthat ia çau dhe ia copëtoi. 27  Te këmbët e saj ai u shemb, ra e mbeti i shtrirë;te këmbët e saj u këput e ra;aty ku u rrëzua, aty ra i mundur.+ 28  Një grua shikonte nga dritarja duke e pritur,ishte e ëma e Siserës që shihte nga kafazi i dritares:+‘Pse vonon të vijë karroca e tij e luftës?+Pse vonojnë trokëllimat e karrocave të tij?’+ 29  Zonjat e mençura+ fisnike i përgjigjeshin,dhe ajo thoshte me vete fjalët e saj: 30  ‘Ata kanë gjetur plaçkë dhe janë duke e ndarë.+Për çdo burrë nga një ose nga dy vasha.+Për Siserën stofra të ngjyera, stofra të ngjyera si plaçkë,një rrobë të qëndisur, stofra të ngjyera, dy rroba të qëndisurapër t’ua hedhur në qafë atyre që plaçkitën.’ 31  Kështu vdekshin të gjithë armiqtë e tu,+ o Jehova!Ata që të duan+ qofshin si dielli kur lind me tërë forcën e tij!»+Pastaj vendi nuk pati më trazira për dyzet vjet.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shpirtrat».