Gjykatësit 4:1-24

4  Tani që Ehudi kishte vdekur, bijtë e Izraelit filluan të bënin përsëri ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait.+  Atëherë Jehovai i shiti+ në duart e Jabinit, mbretit të Kanaanit, që mbretëronte në Hazor.+ Kreu i ushtrisë së tij ishte Sisera,+ i cili banonte në Haroshetin+ e Kombeve.  Bijtë e Izraelit zunë t’i thërritnin Jehovait,+ sepse Sisera kishte nëntëqind karroca lufte me kosa të hekurta+ dhe i kishte shtypur me ashpërsi bijtë e Izraelit+ për njëzet vjet.  Në atë kohë Izraelin e gjykonte profetesha+ Debora, gruaja e Lapidotit.  Ajo banonte nën palmën e Deborës midis Ramahut+ dhe Bethelit+ në rajonin malor të Efraimit dhe bijtë e Izraelit ngjiteshin tek ajo për çështjet e tyre gjyqësore.  Ajo dërgoi të thërritnin Barakun,+ birin e Abinoamit nga Kedesh-Neftali,+ dhe t’i thoshin: «A nuk urdhëroi Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Shkoni e shpërndahuni në malin e Taborit.+ Merr me vete dhjetë mijë burra nga bijtë e Neftalit+ dhe nga bijtë e Zabulonit.+  Në luginën e përroit të Kishonit+ unë do të të nxjerr+ para Siserën,+ kreun e ushtrisë së Jabinit+ me karrocat e tij të luftës dhe me turmën e tij e do të ta jap në dorë.’»+  Atëherë Baraku i tha: «Nëse vjen edhe ti me mua, do të shkoj patjetër, por po nuk erdhe ti, as unë nuk shkoj.»  Ajo ia ktheu: «Patjetër që do të vij. Sidoqoftë, në udhën që po ndërmerr s’ke për të marrë lavdi, pasi Jehovai do ta shesë Siserën në duart e një gruaje.»+ Si tha këto fjalë, Debora u ngrit dhe shkoi me Barakun në Kedesh.+ 10  Atje Baraku thirri Zabulonin+ dhe Neftalin e dhjetë mijë burra u ngjitën, duke e ndjekur hap pas hapi.+ Edhe Debora u ngjit bashkë me të. 11  Është për t’u thënë që Heberi,+ që ishte kenit, ishte ndarë nga kenitët,+ që ishin bij të Hobabit, i cili kishte për dhëndër Moisiun.+ Ai e kishte ngritur tendën pranë pemës së madhe në Zananim, që ndodhet pranë Kedeshit. 12  Siserën e njoftuan që Baraku, biri i Abinoamit,+ ishte ngjitur në malin e Taborit.+ 13  Ai mblodhi sakaq tërë karrocat e tij, që ishin nëntëqind karroca lufte me kosa të hekurta,+ dhe tërë njerëzit që ishin me të, nga Harosheti i Kombeve deri në luginën e përroit të Kishonit.+ 14  Atëherë Debora i tha Barakut: «Ngrihu se kjo është dita kur Jehovai do të ta japë Siserën në dorë. A nuk po të prin vetë Jehovai?»+ Kështu, Baraku zbriti nga mali i Taborit me dhjetë mijë burra nga pas. 15  Kur u gjend përpara Barakut, Jehovai e bëri rrëmujë+ Siserën me tërë karrocat e luftës dhe ushtrinë e tij, dhe ata ranë nga tehu i shpatës. Në fund, Sisera zbriti nga karroca dhe ia mbathi më këmbë. 16  Baraku i ndoqi+ karrocat e luftës+ dhe ushtrinë deri në Haroshetin e Kombeve, kështu që tërë ushtria e Siserës ra nga tehu i shpatës. Nuk mbeti as edhe një.+ 17  Ndërkaq Sisera+ iku më këmbë drejt tendës së Jaelës,+ gruas së Heberit, që ishte kenit,+ sepse midis Jabinit, mbretit të Hazorit,+ dhe shtëpisë së Heberit kishte paqe. 18  Atëherë Jaela doli për të takuar Siserën dhe i tha: «Kthehu këtej, imzot, kthehu këtej nga unë. Mos ki frikë.» Kështu, ai u kthye për të hyrë në tendë. Pak më vonë, ajo e mbuloi me një kuvertë. 19  Si kaloi ca kohë, ai i tha: «Të lutem, më jep të pi pak ujë se kam etje.» Atëherë ajo hapi një kacek+ me qumësht, i dha të pijë+ e më pas e mbuloi. 20  Pastaj ai i tha: «Rri në hyrje të tendës dhe nëse vjen dikush e të pyet: ‘A ka njeri këtu?’, ti thuaji: ‘Jo!’» 21  Atëherë Jaela, gruaja e Heberit, mori njërin kunj të tendës dhe një çekan në dorë, e ndërsa ai bënte një gjumë të rëndë e ishte i lodhur, i shkoi pranë vjedhurazi, ia nguli kunjin në tëmtha+ derisa e futi në tokë, e kështu ai vdiq.+ 22  Ndërsa Baraku ndiqte Siserën, Jaela doli ta takonte e t’i thoshte: «Eja të të tregoj njeriun që po kërkon.» Kështu, ai shkoi, dhe ja, atje gjendej Sisera që kishte mbetur i vdekur me kunjin në tëmtha. 23  Kështu Perëndia e mposhti+ atë ditë Jabinin, mbretin e Kanaanit, para bijve të Izraelit. 24  Dora e bijve të Izraelit e goditi gjithnjë e më rëndë Jabinin, mbretin+ e Kanaanit,+ gjersa e shfarosën fare.

Shënime në fund të faqes