Gjykatësit 3:1-31

3  Këto janë kombet+ që la Jehovai, që me anë të tyre ta vinte në provë+ Izraelin, domethënë të gjithë ata që nuk kishin përjetuar asnjërën nga luftërat e Kanaanit.+  Kjo ishte vetëm për brezat e bijve të Izraelit, domethënë vetëm për ata që më parë nuk kishin përjetuar gjëra të tilla, që të kishin përvojë e t’u mësohej lufta:  pesë sundimtarët e aleancës+ filistine,+ tërë kananitët,+ sidonitët+ dhe hivitët+ që banonin në malet e Libanit,+ nga mali i Baal-Hermonit+ deri në hyrje të Hamathit.+  Ata shërbyen si mjet për ta vënë në provë+ Izraelin e për të parë nëse ata do t’u bindeshin urdhërimeve që Jehovai u kishte dhënë etërve të tyre me anë të Moisiut.+  Kështu, bijtë e Izraelit banuan mes kananitëve,+ hititëve, amoritëve, perezitëve, hivitëve dhe jebusitëve.+  Ata morën bijat e tyre për gra,+ kurse bijat e veta ua dhanë bijve të tyre+ dhe filluan t’u shërbenin perëndive të tyre.+  Kështu, bijtë e Izraelit bënë ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait. Ata e harruan Jehovain, Perëndinë e tyre,+ dhe u shërbyen Baalëve+ e shtyllave të shenjta.+  Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit+ dhe i shiti+ në duart e Kushan-Rishathaimit, mbretit të Mesopotamisë.+ Bijtë e Izraelit i shërbyen Kushan-Rishathaimit për tetë vjet.  Pastaj ata nisën t’i thërritnin Jehovait për ndihmë,+ dhe për t’i shpëtuar Jehovai u dha një shpëtimtar,+ që ishte Otnieli,+ biri i Kenazit,+ vëllait më të vogël të Kalebit.+ 10  Fryma+ e Jehovait erdhi mbi të e ai u bë gjykatës i Izraelit. Ai doli në betejë dhe Jehovai i dha Kushan-Rishathaimin, mbretin e Sirisë, e kështu ai e mundi.+ 11  Pas kësaj, vendi nuk pati më trazira për dyzet vjet. Në fund Otnieli, biri i Kenazit, vdiq. 12  Por bijtë e Izraelit bënë përsëri ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ Atëherë Jehovai lejoi që Egloni, mbreti i Moabit,+ të bëhej i fortë e të dilte kundër Izraelit,+ sepse ata bënë ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ 13  Për më tepër, ai mblodhi kundër tyre bijtë e Amonit+ dhe të Amalekut.+ Pastaj ata vajtën e sulmuan Izraelin dhe shtinë në dorë qytetin e palmave.+ 14  Kështu, bijtë e Izraelit i shërbyen Eglonit, mbretit të Moabit, për tetëmbëdhjetë vjet.+ 15  Pastaj ata nisën t’i thërritnin Jehovait për ndihmë+ dhe Jehovai u dha një shpëtimtar, birin e beniamitit+ Gerau, Ehudin,+ që ishte mëngjarash.+ Kur erdhi koha, bijtë e Izraelit i dërguan haraçin Eglonit, mbretit të Moabit, nëpërmjet tij. 16  Ndërkohë Ehudi bëri një shpatë me dy tehe,+ një kut të gjatë. E ngjeshi poshtë rrobës nga ana e kofshës+ së djathtë 17  dhe i çoi haraçin Eglonit, mbretit të Moabit,+ që ishte një burrë shumë i dhjamur. 18  Pasi ia dha haraçin,+ ai i nisi menjëherë njerëzit që e kishin sjellë, 19  kurse vetë u kthye te guroret që gjendeshin në Gilgal+ dhe tha: «Dua të të them një të fshehtë, o mbret.» Kështu, ai tha: «Heshtni!» E ata që i qëndronin pranë dolën jashtë që të gjithë.+ 20  Pastaj Ehudi i vajti afër, teksa ai rrinte ulur në dhomën e freskët në tarracë që ishte vetëm për të dhe i tha: «Kam një fjalë për ty nga Perëndia.» E ai u ngrit nga froni. 21  Atëherë Ehudi futi dorën e majtë, nxori shpatën nga ana e kofshës së djathtë dhe ia nguli në bark. 22  Edhe doreza shkoi pas tehut dhe dhjami u mbyll pas tij, sepse ai nuk ia nxori shpatën nga barku dhe jashtëqitjet zunë t’i dilnin jashtë. 23  Ehudi doli nga e çara e ajrimit, por dyert e dhomës në tarracë i mbylli dhe i kyçi. 24  Kështu ai doli.+Shërbëtorët vajtën për të parë, por dyert e dhomës në tarracë ishin të kyçura. Atëherë thanë: «Me siguri do të jetë duke kryer nevojat personale+ në dhomën e brendshme të freskët.» 25  Pritën e pritën sa u vunë në siklet, po ja që dyert e dhomës në tarracë nuk po hapeshin. Atëherë morën çelësin e i hapën, kur ja, zotëria i tyre kishte rënë përtokë i vdekur! 26  Ndërsa ata ngurronin, Ehudi iku, kaloi guroret+ dhe ia mbathi për në Sejrah. 27  Me të arritur, zuri t’i binte bririt+ në rajonin malor të Efraimit+ dhe bijtë e Izraelit zbritën nga ai rajon bashkë me të në krye. 28  Ai u tha: «Ndiqmëni,+ sepse Jehovai jua dha në dorë+ moabitët, armiqtë tuaj.» Ata e ndoqën, morën vaun+ e Jordanit, një pikë strategjike kundër moabitëve, dhe nuk lejuan askënd të kalonte. 29  Në atë kohë ata vranë rreth dhjetë mijë moabitë,+ që të gjithë burra truplidhur+ e trima; nuk shpëtoi as edhe një.+ 30  Atë ditë dora e Izraelit e mposhti Moabin dhe vendi nuk pati më trazira për tetëdhjetë vjet.+ 31  Pas tij erdhi Shamgari,+ biri i Anathit, i cili vrau gjashtëqind filistinë+ me një hosten qesh. Edhe ai e shpëtoi Izraelin.+

Shënime në fund të faqes