Gjykatësit 21:1-25

21  Burrat e Izraelit ishin betuar në Mizpah+ e kishin thënë: «Asnjë nga ne nuk do t’ua japë të bijën për grua burrave të Beniaminit.»+  Prandaj populli vajti në Bethel,+ ku qëndroi i ulur përpara Perëndisë së vërtetë+ gjer në mbrëmje dhe nisi të qante+ me të madhe  e të thoshte: «O Jehova, Perëndi i Izraelit, pse ndodhi kjo në Izrael, që sot atij t’i mungojë një fis?»+  Të nesërmen populli u çua herët, ndërtoi atje një altar dhe paraqiti blatime të djegura+ e blatime në bashkësi.+  Pastaj bijtë e Izraelit thanë: «Nga të gjitha fiset e Izraelit, cili nuk doli në kongregacion para Jehovait? Sepse për atë që nuk doli para Jehovait në Mizpah, u bë një be+ e madhe dhe u tha: ‘Ai të vritet patjetër.’»+  Bijve të Izraelit u erdhi keq për vëllanë e tyre, Beniaminin. Prandaj thanë: «Sot një fis u pre nga degët e Izraelit.  Si t’ia bëjmë që t’u gjejmë gra atyre që mbetën, tani që ne u betuam+ për Jehovain që të mos u japim për grua asnjërën nga bijat tona?»+  Pastaj thanë: «Cili fis i Izraelit nuk doli përpara Jehovait në Mizpah?»+ Dhe ja, nga Jabesh-Galaadi+ nuk kishte ardhur asnjë në kamp që të dilte para kongregacionit.  Kur ishte numëruar populli, nuk kishte pasur asnjë burrë nga banorët e Jabesh-Galaadit. 10  Prandaj, asambleja dërgoi atje dymbëdhjetë mijë burra nga më trimat dhe i urdhëroi: «Nisuni e i shkoni në teh të shpatës banorët e Jabesh-Galaadit, me gra e fëmijë.+ 11  Ja ç’duhet të bëni: të gjithë meshkujt dhe të gjitha gratë që kanë shkuar me një mashkull duhet t’i ndani mënjanë që t’i shfarosni.»+ 12  Por mes banorëve të Jabesh-Galaadit+ ata gjetën katërqind vajza virgjëresha,+ që nuk kishin shkuar me asnjë burrë. Kështu, i sollën ato në kampin e Shilohut,+ që gjendet në vendin e Kanaanit. 13  Atëherë tërë asambleja dërgoi njerëz për të folur me bijtë e Beniaminit që ishin në shkrepin e Rimonit+ dhe i ftuan të bënin paqe. 14  Kështu, në atë kohë burrat e Beniaminit u kthyen dhe morën gratë që kishin lënë gjallë nga gratë e Jabesh-Galaadit,+ por nuk gjetën për të gjithë.+ 15  Popullit i erdhi keq për Beniaminin,+ sepse Jehovai kishte bërë një të çarë midis fiseve të Izraelit. 16  Atëherë pleqtë e asamblesë thanë: «Si t’ia bëjmë që t’u gjejmë gra burrave që mbetën, sepse gratë e Beniaminit u shfarosën?» 17  Pastaj vazhduan: «Atyre që shpëtuan nga Beniamini+ u duhet dhënë një trashëgimi, që të mos shuhet një fis në Izrael. 18  Neve nuk na lejohet t’u japim për gra bijat tona, sepse bijtë e Izraelit u betuan me fjalët: ‘Mallkuar qoftë ai që i jep grua Beniaminit!’»+ 19  Në fund, ata thanë: «Vit për vit bëhet një festë për nder të Jehovait në Shiloh,+ që gjendet në veri të Bethelit, në lindje të rrugës kryesore që ngjitet nga Betheli në Sikem+ dhe në jug të Lebonahut.» 20  Atëherë i urdhëruan bijtë e Beniaminit: «Shkoni e zini pritë në vreshta. 21  Shikoni dhe kur bijat e Shilohut të dalin që të hedhin valle,+ dilni nga vreshtat e rrëmbeni nga bijat e Shilohut nga një vajzë për grua, e pastaj shkoni në vendin e Beniaminit. 22  Nëse etërit apo vëllezërit e tyre vijnë që të na hedhin në gjyq, ne do t’u themi: ‘Na bëni një nder për hir të tyre, meqë nuk gjetëm gra për të gjithë gjatë luftës.+ Në fund të fundit, s’do të quheshit fajtorë, se s’ua dhatë vetë.’»+ 23  Atëherë bijtë e Beniaminit bënë pikërisht ashtu. Nga gratë që hidhnin valle,+ ata morën gra për sa ishin,+ duke i rrëmbyer. Pas kësaj, ikën e u kthyen në trashëgiminë e tyre. Ndërtuan qytete+ dhe u vendosën me banim në to. 24  Në atë kohë, bijtë e Izraelit u shpërndanë secili në fisin dhe në familjen e vet. Ata ikën që andej, që të ktheheshin secili në trashëgiminë e vet.+ 25  Ato ditë nuk kishte mbret në Izrael.+ Gjithsecili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.+

Shënime në fund të faqes