Gjykatësit 2:1-23

2  Pastaj engjëlli i Jehovait+ u ngjit nga Gilgali+ në Bokim+ dhe tha: «Unë ju nxora nga Egjipti dhe ju solla në vendin për të cilin iu betova paraardhësve tuaj+ se do t’ua jepja. Madje thashë: ‘Nuk do ta prish kurrë besëlidhjen që bëra me ju,+  veç ju mos bëni besëlidhje me banorët e këtij vendi+ dhe rrëzoni altarët e tyre.’+ Mirëpo ju nuk iu bindët zërit tim.+ Pse e bëtë këtë?+  Prandaj thashë: ‘Nuk do t’i përzë. Përkundrazi, ata do të bëhen lak për ju+ dhe perënditë e tyre do të shërbejnë si karrem.’»+  Sapo engjëlli i Jehovait u tha këto fjalë bijve të Izraelit, populli zuri të qante me të madhe.+  Prandaj ky vend u quajt Bokim.* Atje ata i bënë flijime Jehovait.  Josiu e nisi popullin, dhe bijtë e Izraelit shkuan secili në trashëgiminë e vet për të marrë si pronë vendin.+  Populli i shërbeu Jehovait gjatë gjithë jetës së Josiut dhe gjatë gjithë jetës së pleqve që jetuan pas Josiut e që i kishin parë tërë gjërat madhështore që bëri Jehovai për Izraelin.+  Pastaj Josiu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Jehovait, vdiq kur ishte njëqind e dhjetë vjeç.+  Atë e varrosën në territorin e trashëgimisë së tij, në Timnat-Heres,+ që gjendej në rajonin malor të Efraimit, në veri të malit të Gashit.+ 10  Gjithashtu, tërë ai brez u bashkua me etërit+ dhe më pas doli një brez tjetër që nuk e njihte Jehovain, as ato që kishte bërë ai për Izraelin.+ 11  Bijtë e Izraelit nisën të bënin atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait+ dhe t’u shërbenin Baalëve.+ 12  Kështu, ata e braktisën Jehovain, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga Egjipti,+ dhe ndoqën perënditë e tjera mes perëndive të popujve që ishin rreth e qark tyre.+ Ata nisën të përkuleshin para tyre dhe e fyen Jehovain.+ 13  Kështu e braktisën Jehovain dhe filluan t’i shërbenin Baalit e shëmbëlltyrave të Ashtorethit.+ 14  Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit,+ dhe e dha në duart e zhvatësve që e rropën.+ Ai i shiti në duart e armiqve që kishin rreth e përqark+ dhe ata nuk ishin më në gjendje t’u bënin ballë.+ 15  Dora e Jehovait ishte kundër tyre dhe u sillte të këqija+ ngado që shkonin, ashtu si Jehovai kishte thënë, ashtu si Jehovai u ishte betuar.+ Ata, pra, e patën punën pisk.+ 16  Prandaj Jehovai u jepte gjykatës,+ që i shpëtonin nga duart e zhvatësve.+ 17  As gjykatësit e tyre nuk i dëgjuan, por u kurvëruan+ me perënditë e tjera+ dhe u përkulën përpara tyre. U larguan shpejt nga udha në të cilën kishin ecur paraardhësit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhërimeve të Jehovait,+ kurse këta nuk bënë kështu. 18  Kur Jehovai u jepte ndonjë gjykatës,+ Jehovai ishte me të dhe për aq kohë sa ai ishte gjallë, Jehovai i shpëtonte nga duart e armiqve, sepse i vinte keq+ tek dëgjonte rënkimin e tyre, të shkaktuar nga shtypësit+ dhe nga ata që i shkelnin me këmbë. 19  Por kur gjykatësi vdiste, ata ktheheshin e vepronin më keq se etërit e tyre, duke shkuar pas perëndive të tjera për t’u shërbyer e për t’u përkulur para tyre.+ Ata nuk hoqën dorë nga praktikat dhe nga sjellja e tyre kokëfortë.+ 20  Në fund Jehovait iu ndez zemërimi+ kundër Izraelit dhe tha: «Meqë ky komb e shkeli besëlidhjen+ që u urdhërova paraardhësve të tyre dhe nuk iu bind zërit tim,+ 21  edhe unë nuk do të dëboj më para tyre as edhe një nga kombet që Josiu la pas kur vdiq,+ 22  që me anë të tyre ta vë në provë+ Izraelin, nëse do ta mbajë apo jo udhën e Jehovait duke ecur në të, siç e mbajtën etërit e tyre.» 23  Kështu, Jehovai lejoi që këto kombe të qëndronin aty, duke mos i dëbuar menjëherë,+ dhe nuk i dha në duart e Josiut.

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «qaraman».