Gjykatësit 19:1-30

19  Ato ditë, kur në Izrael nuk kishte mbret,+ një levit që banonte nga ca kohë në viset më të thella të rajonit malor të Efraimit+ mori si konkubinë+ një grua nga Betlehemi+ i Judës.  Konkubina e tij nisi të kryente kurvëri.+ Në fund ajo iku dhe u kthye në shtëpinë e të atit në Betlehem të Judës, ku qëndroi plot katër muaj.  I shoqi u ngrit e shkoi pas saj që t’i fliste me butësi për ta kthyer në shtëpi. Me vete kishte edhe shërbëtorin+ e tij dhe dy gomarë. Kështu ajo e futi në shtëpinë e të atit. Sa e pa, i ati i së resë i doli menjëherë përpara tërë gëzim.  Vjehrri i tij, i ati i së resë, e mbajti dhe ai qëndroi me të për tri ditë. Hanin e pinin dhe ai e kalonte natën aty.+  Ditën e katërt u çuan herët në mëngjes si zakonisht dhe ai u ngrit të shkonte, por i ati i së resë i tha dhëndrit: «Ha pak bukë që të mbash shpirtin+ e pastaj shkoni.»  Kështu, ata u ulën dhe që të dy zunë të hanin e të pinin bashkë. Më pas, i ati i së resë i tha atij: «Hajde, të lutem, rri edhe sonte+ e le të gëzojë zemra jote.»+  Ai u ngrit të ikte, por i vjehrri nuk i ndahej duke iu lutur, kështu që ai qëndroi edhe atë natë.+  Ditën e pestë ai u çua herët në mëngjes që të nisej, mirëpo i ati i së resë i tha: «Të lutem, ha diçka që të mbash shpirtin.»+ Ata u vonuan gjersa u thye dita dhe të dy vazhduan të hanin.  Pastaj u ngrit të shkonte bashkë me konkubinën+ dhe me shërbëtorin+ e tij, por i vjehrri, i ati i së resë, i tha: «Ja, dita tani u thye dhe mbrëmja po afron. Rrini, ju lutem, edhe sonte.+ Ja, dita po shkon. Rri sonte këtu e le të gëzojë zemra jote.+ Pastaj nesër çohuni herët për udhë e shkoni në tendën tuaj.» 10  Ai nuk pranoi të rrinte edhe një natë, por u ngrit e mori rrugën dhe arriti deri përballë Jebusit,+ domethënë Jerusalemit.+ Me vete kishte edhe dy gomarët me samar, konkubinën dhe shërbëtorin e tij. 11  Ata, pra, arritën pranë Jebusit. Ishte buzëmbrëmje+ dhe shërbëtori i tha zotërisë së tij: «Eja të kthehemi këtu në qytetin e jebusitëve+ e ta kalojmë natën aty.» 12  Por zotëria iu përgjigj: «Të mos kthehemi në një qytet me të huaj,+ që nuk bëjnë pjesë te bijtë e Izraelit. Shkojmë më mirë deri në Gibeah.»+ 13  Pastaj i tha shërbëtorit të tij: «Shkojmë afër njërit prej këtyre vendeve e ta kalojmë natën ose në Gibeah, ose në Ramah.»+ 14  E kështu vazhduan udhën. Dielli po perëndonte kur ata ishin afër Gibeahut, që ishte pronë e Beniaminit. 15  Ata u kthyen në Gibeah që ta kalonin natën atje. Shkuan e u ulën në sheshin e qytetit, por askush nuk po i merrte në shtëpi për të kaluar natën.+ 16  Më në fund një burrë i moshuar po kthehej në mbrëmje nga puna në arë.+ Ai ishte nga rajoni malor i Efraimit+ dhe kishte ca kohë që banonte në Gibeah, kurse vendasit ishin beniamitë.+ 17  Ai ngriti sytë dhe pa udhëtarin në sheshin e qytetit. Burri i moshuar e pyeti: «Nga vjen e ku po shkon?»+ 18  Ai iu përgjigj: «Vijmë nga Betlehemi i Judës e po shkojmë në viset më të thella të rajonit malor të Efraimit.+ Që andej jam, por shkova në Betlehem të Judës.+ Tani po kthehem në shtëpi, mirëpo askush nuk po më merr në shtëpinë e tij.+ 19  Kemi lëmishte e tagji+ për gomarët tanë dhe bukë+ e verë për mua, për skllaven+ tënde e për shërbyesin+ që është me shërbëtorin tënd. Asgjë nuk na mungon.» 20  Por burri i moshuar tha: «Paqja qoftë me ty!+ Ç’të mungon ty do të ta plotësoj unë.+ Veç mos e kalo natën këtu në shesh.» 21  Kështu i çoi në shtëpinë e vet+ dhe u hodhi tagji gomarëve të tij.+ Pastaj lanë këmbët+ dhe zunë të hanin e të pinin. 22  Ndërsa zemra e tyre gëzonte,+ burrat e qytetit, njerëz pa pikë vlere,+ rrethuan shtëpinë+ duke shtyrë njëri-tjetrin pas derës. Ata i thoshin me ngulm burrit të moshuar, që ishte i zoti i shtëpisë: «Nxirre jashtë atë burrin që erdhi në shtëpinë tënde, që të kryejmë marrëdhënie me të.»+ 23  Por i zoti i shtëpisë doli dhe u tha:+ «Jo, vëllezërit e mi,+ mos bëni asnjë të keqe, sepse ky njeri ka ardhur në shtëpinë time. Mos e bëni një marrëzi të tillë të turpshme.+ 24  Ja tek e keni time bijë virgjëreshë dhe konkubinën e tij. Lërmëni që t’jua sjell e ju përdhunojini+ e bëni me to ç’të doni. Por mos ia bëni këtë gjë të turpshme e të marrë këtij njeriu.» 25  Ata nuk deshën ta dëgjonin, prandaj leviti mori konkubinën e vet+ dhe ua nxori jashtë. Ata filluan të kryenin marrëdhënie me të+ dhe e keqtrajtuan+ gjithë natën gjer në mëngjes e pas kësaj, ndaj të gdhirë e lanë të ikte. 26  Në të gdhirë gruaja vajti e ra te pragu i shtëpisë së atij burrit ku ishte zotëria i saj,+ e mbeti atje derisa zbardhi dita. 27  Më vonë, zotëria i saj u çua në mëngjes, hapi dyert e shtëpisë dhe doli të vazhdonte udhën. Por ja, gruaja, konkubina e tij,+ kishte rënë në hyrje të shtëpisë me duart sipër pragut! 28  Ai i tha: «Çohu dhe eja të shkojmë.» Por ajo nuk u përgjigj.+ Atëherë burri e vuri në gomar dhe u nisi rrugën për në vendin e vet.+ 29  Pastaj hyri në shtëpi, mori një thikë kasapi, kapi konkubinën dhe e ndau sipas eshtrave në dymbëdhjetë copa,+ që i shpërndau në çdo territor të Izraelit.+ 30  Të gjithë ata që e panë thanë: «Një gjë e tillë nuk ka ndodhur e nuk është parë kurrë që nga dita kur bijtë e Izraelit dolën nga Egjipti e deri më sot. Kushtojini vëmendje kësaj gjëje, këshillohuni+ e thoni çfarë mendoni.»

Shënime në fund të faqes