Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Gjykatësit 15:1-20

15  Pas njëfarë kohe, gjatë ditëve të korrjes së grurit, Samsoni shkoi të vizitonte të shoqen, dhe i çoi një kec.+ Ai tha: «Dua të hyj te dhoma e gruas sime.»+ Babai i saj nuk e lejoi të hynte,  por i tha: «Ç’është e vërteta unë kujtoja se ti e urreje.+ Prandaj ia dhashë njërit prej atyre që të shoqëroi kur ishe dhëndër.+ Motra e saj më e vogël është më e mirë se ajo. Të lutem, merr atë në vend të saj.»  Por Samsoni u tha: «Këtë herë nuk ua kam unë fajin filistinëve, nëse u bëj ndonjë të keqe.»+  Kështu, Samsoni shkoi e zuri treqind dhelpra,+ mori pishtarë, i lidhi dhelprat bisht më bisht dhe mu në mes, midis dy bishtave, vuri nga një pishtar.  Pastaj i ndezi pishtarët dhe i lëshoi dhelprat nëpër fushat e filistinëve që ishin me drithë të pakorrur. Kështu, i vuri zjarrin çdo gjëje, nga duajt deri te drithi i pakorrur, vreshtat dhe ullishtet.+  Filistinët pyetën: «Kush e bëri këtë?» Përgjigjja ishte: «Samsoni, dhëndri i timnitit, sepse ai ia mori gruan e ia dha njërit prej shoqëruesve të tij.»+ Atëherë filistinët vajtën dhe i vunë flakën asaj dhe të atit.+  Atëherë Samsoni u tha: «Meqë bëtë kështu, unë nuk do të pushoj gjersa të hakmerrem kundër jush;+ s’më mbetet gjë tjetër.»  Ai u ra e bëri kërdinë, duke bërë pirgje me këmbët e me kofshët e tyre. Më pas zbriti e qëndroi në një të çarë në shkrepin e Etamit.+  Më vonë, filistinët+ erdhën, ngritën kampin në Judë+ dhe nisën të bridhnin nëpër Lehi.+ 10  Atëherë burrat e Judës thanë: «Pse keni dalë kundër nesh?» Ata ua kthyen: «Për të lidhur Samsonin e për t’ia bërë si na e bëri ai neve.» 11  Kështu, treqind burra nga Juda zbritën në të çarën e shkrepit të Etamit+ e i thanë Samsonit: «Nuk e di ti që filistinët sundojnë mbi ne?+ Ç’na bëre kështu?» Ai u tha: «Si ma bënë ata mua, ashtu ua bëra edhe unë.»+ 12  Por ata i thanë: «Ne erdhëm që të të lidhim e të të dorëzojmë në duart e filistinëve.» Atëherë Samsoni u tha: «M’u betoni që nuk do të vini dorë mbi mua.» 13  Ata i thanë: «Jo, ne vetëm do të të lidhim e do të të dorëzojmë në duart e tyre. Nuk do të të vrasim, jo.»Kështu, e lidhën me dy litarë të rinj+ dhe e nxorën nga shkrepi. 14  Kur arriti në Lehi, filistinët i dolën përpara duke bërtitur gjithë gëzim.+ Por fryma e Jehovait+ nisi të vepronte tek ai dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri të zhuritura nga zjarri.+ Ato u shkrinë dhe i ranë nga duart. 15  Ai gjeti nofullën e një gomari të sapongordhur, zgjati dorën, e mori dhe vrau me të një mijë burra.+ 16  Pastaj Samsoni tha:«Me një nofull gomari i bëra ata një pirg e dy pirgje!Me një nofull gomari vrava një mijë burra!»+ 17  Pasi tha këto fjalë, e hodhi menjëherë nofullën nga dora dhe e quajti atë vend Ramat-Lehi.*+ 18  Pastaj e mori etja shumë dhe zuri t’i thërriste Jehovait: «Ti e solle këtë shpëtim të madh me dorën e shërbëtorit tënd.+ E tani pse të vdes nga etja dhe të bie në duart e të parrethprerëve?»+ 19  Atëherë Perëndia hapi një zgavër në formë havani në Lehi, dhe prej saj zuri të dilte ujë.+ Ai piu, kështu që iu kthyen fuqitë+ dhe e mori veten.+ Prandaj ia vuri emrin En-Hakore* dhe gjendet edhe sot e kësaj dite në Lehi. 20  Ai qe gjykatës i Izraelit për njëzet vjet gjatë ditëve të filistinëve.+

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «vendi i lartë i nofullës».
Që do të thotë «burimi i atij që thërret».