Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Gjykatësit 13:1-25

13  Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bënin ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ kështu që Jehovai i dha në duart e filistinëve+ për dyzet vjet.  Gjatë kësaj kohe, në Zorah+ ishte një burrë me emrin Manoah+ nga familja e danitëve.+ Gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte lindur fëmijë.+  Pas ca kohësh, engjëlli i Jehovait iu shfaq gruas+ dhe i tha: «Ti je shterpë dhe nuk ke lindur fëmijë, por do të mbetesh shtatzënë e do të lindësh një djalë.+  Prandaj ki kujdes, mos pi verë e pije dehëse+ dhe mos ha asgjë të papastër,+  sepse ti do të mbetesh shtatzënë e do të lindësh një djalë. Mbi kokën e tij nuk duhet të kalojë brisku,+ sepse fëmija do të bëhet nazire+ i Perëndisë me të dalë nga barku.+ Ky do të marrë përsipër të shpëtojë Izraelin nga duart e filistinëve.»+  Atëherë gruaja shkoi e i tha të shoqit: «Tek unë erdhi një njeri i Perëndisë së vërtetë, që ngjante si një engjëll i Perëndisë së vërtetë+ e që të ngjallte shumë frikë.+ Unë nuk e pyeta nga ishte dhe ai nuk ma tregoi emrin,+  por më tha: ‘Ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë.+ Prandaj mos pi verë e pije dehëse dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të bëhet nazire i Perëndisë me të dalë nga barku gjer në ditën e vdekjes.’»+  Manoahu nisi t’i përgjërohej Jehovait: «Të më falësh, o Jehova,+ por të lutem, lëre njeriun e Perëndisë së vërtetë që dërgove, të na vijë përsëri e të na mësojë+ se çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që do të lindë.»+  Kështu, Perëndia i vërtetë e dëgjoi zërin e Manoahut+ dhe engjëlli i Perëndisë së vërtetë erdhi përsëri te gruaja, tek po rrinte ulur në arë, por i shoqi, Manoahu, nuk ishte me të. 10  Sakaq gruaja vrapoi me ngut t’i tregonte të shoqit+ dhe i tha: «M’u shfaq ai burri që erdhi dje tek unë.»+ 11  Atëherë Manoahu u ngrit, shkoi me të shoqen dhe si vajti tek ai, i tha: «Ti je ai burri që foli me gruan?»+ Ai ia ktheu: «Unë jam.» 12  Pastaj Manoahu tha: «Dalshin të vërteta fjalët e tua! Ç’jetë dhe ç’punë do të bëjë fëmija?»+ 13  Engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Gruaja duhet të ketë kujdes të mos prekë asgjë nga ato që i përmenda.+ 14  Nuk duhet të hajë asgjë që del nga hardhia, të mos pijë verë e pije dehëse+ dhe të mos hajë asgjë të papastër të çdo lloji.+ Të mbajë të gjitha ato që i urdhëroj.»+ 15  Tani Manoahu i tha engjëllit të Jehovait: «Na lejo, të lutemi, të të mbajmë këtu e të të përgatitim një kec.»+ 16  Por engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Edhe sikur të më mbash, unë nuk do ta ha bukën tënde. Në rast se do t’i paraqitësh një blatim të djegur Jehovait,+ paraqitja.» Sepse Manoahu nuk e dinte që ai ishte engjëlli i Jehovait. 17  Pastaj Manoahu i tha engjëllit të Jehovait: «Si e ke emrin,+ që të të nderojmë kur fjala jote të dalë e vërtetë?» 18  Por engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Pse më pyet për emrin? Sido që të jetë, ai është i mrekullueshëm.» 19  Atëherë Manoahu mori kecin dhe blatimin në drithë e ia paraqiti mbi shkëmb Jehovait.+ Ai bëri një mrekulli, teksa Manoahu dhe e shoqja po shikonin. 20  Pra, ndërsa flaka ngjitej nga altari drejt qiellit, engjëlli i Jehovait u ngjit bashkë me flakën e altarit, teksa Manoahu dhe e shoqja po shikonin.+ Ata u përkulën menjëherë me fytyrë përdhe.+ 21  Engjëlli i Jehovait nuk iu shfaq më Manoahut dhe gruas së tij. Atëherë e mori vesh Manoahu që ai kishte qenë engjëlli i Jehovait.+ 22  Prandaj ai i tha së shoqes: «Ne do të vdesim,+ se kemi parë Perëndinë.»+ 23  Por e shoqja i tha: «Nëse do të kënaqej vetëm duke na vrarë, Jehovai nuk do ta kishte pranuar blatimin e djegur dhe blatimin në drithë nga duart tona.+ Nuk do të na kishte treguar tërë këto gjëra dhe nuk do të na kishte lënë të dëgjonim asgjë si kjo që dëgjuam tani.»+ 24  Më vonë, gruaja lindi një djalë dhe ia vuri emrin Samson.+ Djali rritej dhe Jehovai e bekonte.+ 25  Pas ca kohësh, fryma e Jehovait+ nisi ta shtynte atë që të vepronte kur ishte në Mahaneh-Dan,+ që gjendet mes Zorahut+ dhe Eshtaolit.+

Shënime në fund të faqes