Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Gjykatësit 11:1-40

11  Jefteu,+ që ishte galadit,+ ishte bërë burrë i fuqishëm dhe trim.+ Ai ishte i biri i një prostitute+ dhe i ati ishte Galaadi.  Por Galaadi kishte edhe një grua tjetër, e cila i lindi atij djem. Kur u rritën, djemtë që i lindi e shoqja, e dëbuan Jefteun dhe i thanë: «Ti nuk do të kesh trashëgimi në shtëpinë e atit tonë,+ se je djali i një gruaje tjetër.»  Prandaj nga frika e vëllezërve të tij, Jefteu ia mbathi dhe u vendos në vendin e Tobit.+ Rreth tij u mblodhën njerëz që sorollateshin kot, të cilët dilnin e sulmonin bashkë me të.+  Pas njëfarë kohe bijtë e Amonit filluan luftën kundër Izraelit.+  Gjatë luftës së tyre kundër Izraelit,+ pleqtë e Galaadit shkuan menjëherë të merrnin Jefteun nga vendi i Tobit.+  Ata i thanë Jefteut: «Eja, bëhu komandanti ynë, që të luftojmë kundër bijve të Amonit.»  Por Jefteu ua ktheu pleqve+ të Galaadit: «A nuk qetë ju që më urryet, saqë më dëbuat nga shtëpia e tim eti?+ Pse vini tek unë, tani që gjendeni ngushtë?»+  Pleqtë e Galaadit iu përgjigjën: «Pikërisht për këtë jemi kthyer+ te ti, që të vish me ne për të luftuar kundër bijve të Amonit dhe të vihesh në krye të tërë banorëve të Galaadit.»+  Atëherë Jefteu u tha pleqve të Galaadit: «Nëse po më ktheni për të luftuar kundër bijve të Amonit dhe Jehovai m’i lë+ në dorë, unë do të bëhem vërtet kreu juaj!» 10  Pleqtë e Galaadit ia kthyen: «Jehovai le të dëgjojë e të na gjykojë,+ po nuk bëmë si the!»+ 11  Kështu, Jefteu shkoi me pleqtë e Galaadit dhe populli e vuri atë si krye dhe komandant të tij.+ Pastaj Jefteu i tha të gjitha ato që kishte për të thënë përpara Jehovait+ në Mizpah.+ 12  Më pas Jefteu i dërgoi lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit+ për t’i thënë: «Ç’ke me mua+ që paske ardhur të bësh luftë në vendin tim?» 13  Mbreti i bijve të Amonit u tha lajmëtarëve të Jefteut: «Sepse kur doli nga Egjipti, Izraeli mori tokën time+ nga Arnoni+ deri në Jabok e në Jordan.+ Tani, ktheje me të mirë.» 14  Por Jefteu i dërgoi përsëri lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit 15  dhe i tha:«Kështu thotë Jefteu: “Nuk e mori Izraeli Moabin+ dhe vendin e bijve të Amonit.+ 16  Kur doli nga Egjipti, Izraeli mori rrugën e shkretëtirës deri në Detin e Kuq+ dhe mbërriti në Kadesh.+ 17  Pastaj i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit+ për t’i thënë: ‘Të lutem, lërmë të kaloj nëpër vendin tënd’, por mbreti i Edomit nuk dëgjoi. I dërgoi lajmëtarë edhe mbretit të Moabit,+ por edhe ai nuk pranoi. Kështu, Izraeli mbeti në Kadesh.+ 18  Tek ecnin nëpër shkretëtirë, ata i ranë anës e anës Edomit+ dhe Moabit, duke kaluar nga krahu që lind dielli në vendin e Moabit.+ E ngritën kampin në zonën e Arnonit, por nuk vajtën brenda kufirit të Moabit,+ sepse Arnoni ishte kufiri i Moabit.+ 19  Pas kësaj, Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të amoritëve, mbretit të Heshbonit,+ dhe i tha: ‘Të lutemi, na lër të kalojmë nëpër vendin tënd që të shkojmë në tonin.’+ 20  Por Sihoni nuk kishte besim ta linte Izraelin të kalonte nëpër territorin e tij. Kështu, ai mblodhi tërë popullin, ngriti kampin në Jahaz+ dhe nisi luftën kundër Izraelit.+ 21  Atëherë Jehovai, Perëndia i Izraelit, e dha Sihonin dhe tërë popullin e tij në duart e Izraelit. Izraeli e sulmoi dhe shtiu në dorë tërë tokën e amoritëve që banonin në atë vend.+ 22  Ata morën si pronë gjithë territorin e amoritëve nga Arnoni deri në Jabok dhe nga shkretëtira deri në Jordan.+ 23  E, pra, qe Jehovai, Perëndia i Izraelit, ai që i la pa prona amoritët përpara Izraelit, popullit të tij,+ kurse ti dashke t’ua merrke. 24  A nuk do t’ia merrje ti pronat kujtdo që do të të thoshte Kemoshi,+ perëndia yt? Kështu do të bëjmë edhe ne me këdo që Jehovai, Perëndia ynë, ia ka marrë pronat përpara nesh.+ 25  Pastaj, mos je ti më i mirë se Balaku, që ishte bir i Ziporit dhe mbret i Moabit?+ A hahej ai ndonjëherë me Izraelin? A luftoi ndonjëherë kundër tij? 26  Pse, pra, nuk ia rrëmbyet pronat Izraelit këto treqind vjet që banoi në Heshbon e në fshatrat e tij,+ në Aroer+ e në fshatrat e tij dhe në tërë qytetet buzë Arnonit?+ 27  Kështu, pra, unë nuk po bëj asnjë mëkat kundër teje, por je ti që më bie në qafë duke luftuar kundër meje. Jehovai që është Gjykatës+ le të gjykojë sot mes bijve të Izraelit dhe bijve të Amonit!”» 28  Mbreti i bijve të Amonit nuk i dëgjoi fjalët që i çoi Jefteu.+ 29  Atëherë fryma e Jehovait erdhi mbi Jefteun,+ i cili kaloi përmes Galaadit e Manaseut dhe përmes Mizpehut të Galaadit.+ Pastaj, nga atje, shkoi te bijtë e Amonit. 30  Pastaj Jefteu iu zotua+ Jehovait dhe tha: «Nëse vërtet m’i jep në dorë bijtë e Amonit, 31  atëherë kush të dalë nga dyert e shtëpisë sime për të më takuar kur të kthehem fitimtar+ nga bijtë e Amonit, do t’i përkasë Jehovait+ dhe unë do t’ia paraqit si blatim të djegur.»+ 32  Kështu, Jefteu shkoi të luftonte kundër bijve të Amonit dhe Jehovai ia dha në dorë. 33  Ai goditi njëzet qytete e bëri kërdinë nga Aroeri deri në Minit,+ gjersa arriti në Abel-Keramim. Kështu, bijtë e Izraelit i mposhtën bijtë e Amonit. 34  Në fund Jefteu mbërriti në shtëpinë e tij, në Mizpah,+ dhe ja, përpara i doli e bija, duke i rënë dajres e duke kërcyer.+ Ajo ishte fëmijë i vetëm. Veç saj ai nuk kishte as bir, as bijë. 35  Sa e pa, ai zuri të shqyente rrobat+ e të thoshte: «Medet, bija ime! Ç’mi këpute gjunjët. Unë të paskam futur në telashe!* Tani që fola me gojën time para Jehovait, nuk mund ta kthej pas.»+ 36  Por ajo i tha: «Nëse fole me gojën tënde para Jehovait, o ati im, bëj me mua si the,+ sepse për hirin tënd Jehovai u hakmor mbi armiqtë e tu, bijtë e Amonit.» 37  Pastaj i tha të atit: «Bëj vetëm kaq për mua: për dy muaj lërmë të lirë, lërmë të shkoj. Do të endem maleve bashkë me shoqet e të qaj virgjërinë time.»+ 38  Ai i tha: «Shko!» Kështu, e la të shkonte për dy muaj e ajo iku maleve bashkë me shoqet për të qarë virgjërinë e saj. 39  Në fund të dy muajve ajo u kthye tek i ati, i cili bëri me të siç ishte zotuar.+ Ajo nuk pati kurrë marrëdhënie me ndonjë burrë. Kështu, në Izrael u bë zakon që 40  vit për vit bijat e Izraelit të shkonin për të lavdëruar bijën e Jefteut, galaditit, për katër ditë me radhë.+

Shënime në fund të faqes

Në hebraisht shprehja përfshin kuptimin «ta largosh dikë nga marrëdhëniet shoqërore, sepse e urren; ta përjashtosh; ta bësh tabu».