Gjykatësit 1:1-36

1  Pas vdekjes+ së Josiut, bijtë e Izraelit e pyetën+ Jehovain: «Cili prej nesh do të shkojë i pari të luftojë kundër kananitëve?»  Jehovai iu përgjigj: «Do të shkojë Juda.+ Unë do t’ia jap vendin në dorë.»  Atëherë Juda i tha të vëllait, Simeonit: «Eja me mua në pjesën që më ra për short+ e të luftojmë kundër kananitëve, pastaj do të vij edhe unë me ty në pjesën tënde.»+ E Simeoni shkoi me të.+  Kështu, Juda u ngjit dhe Jehovai ia dha kananitët dhe perezitët në dorë.+ Ata vranë dhjetë mijë burra në Bezek.  Në Bezek gjetën Adon-Bezekun, luftuan kundër tij dhe mundën kananitët+ dhe perezitët.+  Adon-Bezeku ia mbathi, por ata e ndoqën, e kapën dhe i prenë gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve.  Atëherë Adon-Bezeku tha: «Shtatëdhjetë mbretër me gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve të prerë mblidhnin ç’të binte nga tryeza ime. Perëndia ma ktheu pikërisht si kam bërë.»+ Më pas e çuan në Jerusalem+ dhe aty vdiq.  Bijtë e Judës luftuan edhe kundër Jerusalemit+ dhe e morën. Ata i shkuan në teh të shpatës banorët e tij dhe i vunë zjarrin qytetit.  Pas kësaj bijtë e Judës zbritën për të luftuar kundër kananitëve që banonin në rajonin malor, në Negeb+ dhe në Shefelah.+ 10  Kështu, Juda shkoi kundër kananitëve që banonin në Hebron+ (që më parë quhej Kiriat-Arba)+ dhe vrau Sheshain, Ahimanin dhe Talmain.+ 11  Që andej u nisën kundër banorëve të Debirit+ (që më parë quhej Kiriat-Sefer).+ 12  Atëherë Kalebi+ tha: «Atij që sulmon Kiriat-Seferin dhe e merr, unë do t’i jap për grua+ time bijë, Aksën.»+ 13  Dhe qytetin e mori Otnieli,+ biri i Kenazit,+ që ishte vëllai më i vogël i Kalebit,+ kështu që ky i dha për grua+ të bijën, Aksën. 14  Por, kur po shkonte në shtëpinë e burrit, ajo e nxiti të shoqin që t’i kërkonte babait të saj një arë. Kështu, ajo përplasi duart ndërsa ishte mbi gomar+ dhe Kalebi i tha: «Çfarë do?» 15  Ajo iu përgjigj: «Më beko me një dhuratë.+ Meqë më ke dhënë një copë tokë në jug, më jep edhe Gulot-Maimin.» Kështu Kalebi i dha Gulotin e Sipërm+ dhe Gulotin e Poshtëm. 16  Nga qyteti i palmave,+ bijtë e kenitit,+ tek i cili Moisiu ishte dhëndër,+ u ngjitën bashkë me bijtë e Judës në shkretëtirën e Judës, që gjendet në jug të Aradit.+ Si përfundim shkuan dhe u vendosën me banim mes popullit.+ 17  Kurse Juda bashkë me të vëllanë, Simeonin, shkoi dhe sulmoi kananitët që banonin në Zefat. Ata e shkatërruan atë,+ prandaj qyteti u quajt Hormah.*+ 18  Pas kësaj, Juda mori Gazën+ me territorin e saj, Ashkelonin+ me territorin e tij dhe Ekronin+ me territorin e tij. 19  Jehovai ishte me Judën, prandaj ai shtiu në dorë rajonin malor, por nuk mundi t’ua merrte pronat banorëve të ultësirës, pasi ata kishin karroca lufte+ me kosa të hekurta.+ 20  Kalebit i dhanë Hebronin, si kishte premtuar Moisiu,+ dhe ai dëboi që andej tre bijtë e Anakut.+ 21  Bijtë e Beniaminit nuk i dëbuan jebusitët që banonin në Jerusalem,+ përkundrazi ata banojnë edhe sot e kësaj dite në Jerusalem me bijtë e Beniaminit.+ 22  Ndërkohë edhe shtëpia e Jozefit+ u ngrit për të luftuar kundër Bethelit+ dhe Jehovai ishte me ta.+ 23  Shtëpia e Jozefit dërgoi njerëz për të vëzhguar+ Bethelin (qytet që më parë quhej Luz).+ 24  Vrojtuesit panë një burrë që po dilte nga qyteti dhe i thanë: «Të lutemi, na trego rrugën për t’u futur në qytet dhe ne do të tregohemi mirëdashës me ty.»+ 25  Ai ua tregoi rrugën dhe ata i shkuan banorët e qytetit në teh të shpatës,+ kurse atë dhe familjen e tij e lanë të ikte.+ 26  Ai shkoi në vendin e hititëve,+ ndërtoi një qytet dhe i vuri emrin Luz, të cilin e mban edhe sot e kësaj dite. 27  As Manaseu+ nuk e shtiu në dorë Beth-Sheanin+ me fshatrat e tij, Tanakun+ me fshatrat e tij, banorët e Dorit+ me fshatrat e tij, banorët e Ibleamit+ me fshatrat e tij dhe banorët e Megidos+ me fshatrat e tij; kananitët ishin të vendosur të qëndronin në atë vend.+ 28  Mirëpo Izraeli u bë i fortë+ dhe i vuri kananitët në punë të detyruar,+ por nuk i dëboi përgjithmonë.+ 29  As Efraimi nuk i dëboi kananitët që banonin në Gezer,+ përkundrazi kananitët banuan atje mes tyre. 30  Zabuloni+ nuk i dëboi banorët e Kitronit dhe banorët e Nahalolit,+ përkundrazi kananitët banuan mes tyre+ dhe iu nënshtruan punës së detyruar.+ 31  Asheri+ nuk i dëboi banorët e Akos, banorët e Sidonit,+ të Ahlabit, të Akzibit,+ të Helbahut, të Afikut+ dhe të Rehobit.+ 32  Kështu që asheritët banuan mes kananitëve që ishin në vend, sepse nuk i dëbuan.+ 33  Neftali+ nuk i dëboi banorët e Beth-Shemeshit dhe banorët e Beth-Anatit,+ përkundrazi ata banuan mes kananitëve që ishin në vend.+ Banorët e Beth-Shemeshit dhe të Beth-Anatit u bënë skllevërit e tyre për punë të detyruar.+ 34  Amoritët i shtynë bijtë e Danit+ drejt rajonit malor e nuk i lejuan të zbritnin në ultësirë.+ 35  Amoritët ishin të vendosur të qëndronin në malin e Heresit, në Ajalon+ dhe në Shalbim.+ Por dora e bijve të shtëpisë së Jozefit u bë kaq e fortë, sa i shtrëngoi ata të bënin punë të detyruar.+ 36  Kështu, territori i amoritëve shtrihej nga e përpjeta e Akrabimit,+ nga Sela e lart.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «i caktuar për t’u shkatërruar».