Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Filipianëve 4:1-23

4  Prandaj, vëllezërit e mi të dashur e fort të dëshiruar, gëzimi dhe kurora+ ime, qëndroni kështu të patundur+ në Zotërinë, o të dashur!  I bëj thirrje Evodisë, po ashtu edhe Sintikisë, që të jenë të një mendjeje+ në Zotërinë.  Të kërkoj edhe ty, o shok i vërtetë zgjedhe,+ të vazhdosh t’i ndihmosh këto gra, të cilat janë përpjekur krah për krah me mua+ për lajmin e mirë bashkë me Klementin, si dhe me bashkëpunëtorët e mi të tjerë,+ emrat e të cilëve+ gjenden në librin e jetës.+  Gëzoni përherë në Zotërinë.+ Edhe një herë ua them: gëzoni!+  Arsyetueshmërinë+ tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit. Zotëria është pranë.+  Mos jini në ankth për asgjë,+ por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime+ dhe falënderime.+  Kështu paqja+ e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do të ruajë zemrën+ dhe fuqitë tuaja mendore me anë të Krishtit Jezu.  Së fundi, vëllezër, vazhdoni të mendoni për çdo gjë të vërtetë, çdo gjë që vlerësohet si serioze, çdo gjë të drejtë, çdo gjë të dëlirë,+ çdo gjë të dashur, çdo gjë për të cilën flitet mirë, çfarëdo virtyti dhe çfarëdo gjëje të denjë për t’u lëvduar.+  Ato që mësuat, pranuat, dëgjuat dhe patë në lidhje me mua, vërini në praktikë,+ dhe Perëndia i paqes+ do të jetë me ju. 10  Meqë jam në unitet me Zotërinë, gëzoj shumë që më në fund i përtëritë mendimet tuaja për të mirën time,+ të cilën e kishit vërtet në mendje, por nuk patët rast ta tregonit. 11  Nuk e them këtë ngaqë jam në nevojë, pasi kam mësuar që në çfarëdo rrethane, të kënaqem me aq sa kam.+ 12  Në të vërtetë, di të rroj kur jam ngushtë+ dhe di të rroj në bollëk. Në çdo gjë dhe në çdo rrethanë kam mësuar të jem i ngopur, të jem i uritur, të kem me bollëk dhe të jem në nevojë.+ 13  Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.+ 14  Gjithsesi, ju bëtë mirë që morët pjesë+ tok me mua në shtrëngimin tim.+ 15  Ç’është e vërteta, ju filipianët, e dini se në fillimet e shpalljes së lajmit të mirë, kur u nisa nga Maqedonia,* asnjë kongregacion, veç jush, nuk më mbështeti qoftë për të dhënë, qoftë për të marrë.+ 16  Edhe kur isha në Selanik, ju më dërguat diçka për nevojat e mia, madje jo një, por dy herë. 17  Jo se po kërkoj me ngulm dhurata,+ por po kërkoj me ngulm frytin+ që shton më shumë kredi në llogarinë tuaj. 18  Megjithatë, në çdo gjë kam plot, madje me bollëk. Tani jam plot me ato që më sollët nëpërmjet Epafroditit:+ një aromë erëmirë,+ një flijim të pranueshëm,+ shumë të pëlqyer nga Perëndia. 19  Si rrjedhojë, Perëndia im,+ që ka pasuri+ të lavdishme, do t’ju japë me anë të Krishtit Jezu gjithçka ju nevojitet.+ 20  Perëndisë dhe Atit tonë i qoftë lavdia në jetë të jetëve!+ Amin! 21  Bëjini të fala nga unë+ të gjithë të shenjtëve që janë në unitet+ me Krishtin Jezu. Vëllezërit që janë me mua ju bëjnë të fala. 22  Gjithë të shenjtët, por sidomos ata të shtëpisë së Cezarit,* ju dërgojnë të fala.+ 23  Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht qoftë me frymën që tregoni!+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ve 16:9.
Ose «perandorit».