2 Timoteut 2:1-26

2  Ti, biri im,+ vazhdo të marrësh fuqi+ në dashamirësinë e pamerituar,+ në lidhje me Krishtin Jezu.  Gjërat që dëgjove nga unë, në prani të shumë dëshmitarëve,+ besojua njerëzve të besueshëm, të cilët pastaj duhet të jenë të kualifikuar aq sa duhet për të mësuar edhe të tjerë.+  Vuaj edhe ti+ si një ushtar i shkëlqyer+ i Krishtit Jezu.  Kush është ushtar,+ nuk përzihet në çështjet tregtare të jetës,+ me qëllim që të fitojë miratimin e atij që e ka marrë ushtar.  Gjithashtu, kush merr pjesë në ndonjë garë,+ nuk kurorëzohet, po të mos ndeshet sipas rregullave.  Bujku që mundohet, duhet të jetë i pari që merr pjesë nga frytet.+  Mendoji vazhdimisht këto që po të them. Zotëria do të të japë me të vërtetë aftësi dalluese+ për gjithçka.  Kujtohu se Jezu Krishti u ngrit nga të vdekurit+ dhe ishte nga fara e Davidit,+ sipas lajmit të mirë që predikoj+  dhe për të cilin po vuaj deri edhe në vargonj+ si keqbërës. Megjithatë, fjala e Perëndisë nuk është e lidhur me vargonj.+ 10  Për këtë arsye vazhdoj të qëndroj në gjithçka për hir të të zgjedhurve,+ që edhe ata të fitojnë shpëtimin që është në unitet me Krishtin Jezu, bashkë me lavdinë e përhershme.+ 11  E besueshme është thënia:+ pa dyshim, nëse vdiqëm bashkë me të, edhe do të jetojmë bashkë me të,+ 12  nëse vazhdojmë të qëndrojmë, edhe do të mbretërojmë bashkë me të,+ nëse e mohojmë,+ edhe ai do të na mohojë, 13  nëse ne nuk jemi të besueshëm, ai mbetet i besueshëm,+ sepse nuk e mohon dot veten. 14  Vazhdo t’u kujtosh+ atyre këto gjëra dhe, si dëshmitar+ përpara Perëndisë, urdhëroji+ të mos zihen për fjalë,+ sepse kjo s’ka asnjë dobi dhe i rrëzon ata që i dëgjojnë. 15  Bëj çmos të paraqitesh para Perëndisë i miratuar,+ si një punëtor+ që s’ka pse t’i vijë turp për asgjë,+ që e përdor drejt fjalën e së vërtetës.+ 16  Por shmangu nga fjalët boshe, që dhunojnë atë që është e shenjtë,+ sepse ata do të shkojnë gjithnjë e më shumë drejt paperëndishmërisë+ 17  dhe fjala e tyre do të përhapet si gangrenë.+ Ndër ta janë Himeneu dhe Fileti.+ 18  Pikërisht këta njerëz janë larguar nga e vërteta+ dhe thonë se ringjallja ka ndodhur tashmë,+ e po minojnë besimin e disave.+ 19  Megjithatë, themeli i fortë i Perëndisë qëndron në këmbë+ dhe ka këtë vulë: «Jehovai i njeh ata që i përkasin»+ dhe: «Kush zë në gojë emrin e Jehovait,+ të heqë dorë nga padrejtësia.»+ 20  Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë ari e argjendi, por edhe druri e balte, dhe disa janë për një qëllim të nderuar, por të tjerat për një qëllim pa nder.+ 21  Prandaj, nëse dikush qëndron i pastër nga këto të fundit, do të jetë enë për qëllim të nderuar, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.+ 22  Prandaj, ik nga dëshirat karakteristike rinore,+ dhe ndiq më mirë drejtësinë,+ besimin, dashurinë e paqen,+ bashkë me ata që e thërrasin Zotërinë me zemër të pastër.+ 23  Gjithashtu, hidh poshtë diskutimet e marra dhe prej injoranti,+ duke ditur se ato sjellin zënka.+ 24  Përkundrazi, skllavi i Zotërisë nuk duhet të luftojë,+ por duhet të jetë i ëmbël me të gjithë,+ i kualifikuar për të mësuar,+ ta frenojë veten kur të jetë nën të ligën+ 25  dhe t’i mësojë me butësi ata që nuk janë të prirur në mënyrë të favorshme.+ Ndoshta Perëndia u jep atyre pendimin,+ që çon në njohurinë e saktë për të vërtetën,+ 26  dhe vijnë në vete e dalin nga laku+ i Djallit, ku ai i ka zënë të gjallë,+ që të bëjnë vullnetin e tij.

Shënime në fund të faqes