2 Selanikasve 3:1-18

3  Së fundi, vëllezër, vazhdoni të luteni për ne,+ që fjala e Jehovait+ të vazhdojë të përhapet me shpejtësi+ dhe të marrë lavdi, siç po merr edhe mes jush,  dhe ne të çlirohemi nga të këqijtë dhe të ligjtë,+ sepse besimi nuk zotërohet nga të gjithë.+  Por Zotëria është i besueshëm dhe do t’ju bëjë të patundur e do t’ju ruajë nga i ligu.+  Për më tepër, si dishepuj të Zotërisë kemi besim+ se po i bëni dhe do të vazhdoni t’i bëni gjërat që ju urdhërojmë.+  Zotëria vazhdoftë t’u prijë zemrave tuaja në udhën e duhur, që të keni dashuri+ për Perëndinë dhe qëndrueshmëri+ për sa i përket Krishtit!  Tani, vëllezër, në emër të Zotërisë Jezu Krisht, po ju urdhërojmë+ që të largoheni+ nga çdo vëlla që ecën në mënyrë të çrregullt+ e që nuk ecën sipas traditës që morët nga ne.+  Pasi ju vetë e dini se si duhet të na imitoni,+ sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt mes jush,+  as hëngrëm falas bukën e ndokujt.+ Përkundrazi, me lodhje dhe me mund+ punuam natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë e madhe asnjërit prej jush.+  Jo se ne nuk kemi autoritet,+ por me qëllim që ta japim veten si një shembull për ju, që të na imitoni.+ 10  E në fakt, kur ishim me ju, ju urdhëronim:+ «Nëse ndokush nuk do që të punojë, as të mos hajë!»+ 11  Sepse dëgjojmë se disa mes jush po ecin në mënyrë të çrregullt,+ nuk punojnë fare e përzihen në gjëra që nuk u takojnë.+ 12  Ata njerëz i urdhërojmë dhe i nxitim në Zotërinë Jezu Krisht që të hanë bukën që nxjerrin vetë, duke punuar qetësisht.+ 13  Kurse, ju vëllezër, mos u dorëzoni duke bërë atë që është e drejtë.+ 14  Por, nëse ndokush nuk i bindet fjalës sonë+ nëpërmjet kësaj letre, mbajeni të shënuar,+ mos u shoqëroni më me të,+ që të turpërohet.+ 15  E megjithatë, mos e shihni si armik, por vazhdoni ta këshilloni+ si vëlla. 16  Tani, Zotëria i paqes ju dhëntë paqe gjithmonë dhe në çdo mënyrë!+ Zotëria qoftë me të gjithë ju! 17  Ja, përshëndetja ime, e Pavlit, nga vetë dora ime,+ që është shenjë për çdo letër; kështu shkruaj unë. 18  Dashamirësia e pamerituar+ e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me të gjithë ju!

Shënime në fund të faqes