2 Samuelit 9:1-13

9  E Davidi tha: «A ka mbetur ende ndonjë nga shtëpia e Saulit, që t’i tregoj dashamirësi+ për hir të Jonatanit?»+  Në shtëpinë e Saulit kishte një shërbëtor me emrin Ziba.+ Atë e thirrën para Davidit dhe mbreti e pyeti: «Ti je Ziba?» Ai iu përgjigj: «Jam shërbëtori yt.»  Mbreti i tha: «Nuk ka më njeri nga shtëpia e Saulit, që t’i tregoj dashamirësinë e Perëndisë?»+ Atëherë Ziba i tha mbretit: «Është ende një djalë i çalë+ i Jonatanit.»  Mbreti e pyeti: «Ku është?» Dhe Ziba iu përgjigj: «Është në shtëpinë e Makirit,+ birit të Amielit, në Lo-Debar.»+  Menjëherë mbreti David dërgoi ta merrnin nga shtëpia e Makirit, birit të Amielit, në Lo-Debar.  Kur Mefibosheti, biri i Jonatanit, që ishte i biri i Saulit, hyri te Davidi, ra menjëherë përmbys me fytyrë përdhe.+ Atëherë Davidi i tha: «Mefiboshet», e ai ia ktheu: «Ja ku është shërbëtori yt.»  Dhe Davidi vazhdoi: «Mos ki frikë, sepse unë do të të tregoj patjetër dashamirësi+ për hir të Jonatanit, atit tënd.+ Unë kam për të të kthyer gjithë tokat+ e gjyshit tënd, Saulit, dhe ti do të hash bukë në tryezën time vazhdimisht.»+  Atëherë Mefibosheti ra përmbys dhe tha: «E ç’është shërbëtori yt që ti t’i kthesh sytë nga një qen i ngordhur+ si jam unë?»  Mbreti thirri Zibën, shërbëtorin e Saulit, dhe i tha: «Gjithçka që i përkiste Saulit dhe tërë shtëpisë së tij, unë ia jap+ nipit të zotërisë tënd. 10  Ti, bijtë dhe shërbëtorët e tu do ta kultivoni tokën për të dhe do të mblidhni prodhimin, i cili do të shërbejë si ushqim për njerëzit e nipit të zotërisë tënd. Ndërsa Mefibosheti, nipi i zotërisë tënd, do të hajë bukë në tryezën time vazhdimisht.»+Ziba kishte pesëmbëdhjetë bij dhe njëzet shërbëtorë.+ 11  Ziba i tha mbretit: «Shërbëtori yt do të veprojë si të më urdhërojë zotëria im, mbreti, ndërsa Mefibosheti+ do të hajë në tryezën time* si të ishte një nga bijtë e mbretit.» 12  Mefibosheti kishte një djalë të vogël me emrin Mika,+ dhe të gjithë ata që banonin në shtëpinë e Zibës ishin shërbëtorë të Mefiboshetit. 13  Mefibosheti vetë banonte në Jerusalem, sepse hante në tryezën e mbretit vazhdimisht.+ Ai ishte i çalë nga të dyja këmbët.+

Shënime në fund të faqes

«Në tryezën time» sipas tekstit masoretik hebraik dhe Vulgatës latine; «në tryezën e Davidit» sipas Septuagintës dhe «në tryezën e mbretit» sipas Peshitës siriake. Disa sugjerojnë që shprehja «në tryezën time» duhet të jetë «në tryezën e Davidit». Një mundësi tjetër mund të jetë që Ziba ka përsëritur saktësisht fjalët e Davidit.