2 Samuelit 8:1-18

8  Pas kësaj Davidi i goditi e i bëri zap filistinët+ dhe arriti t’u merrte qytetin e Meteg-Amahut.  Pastaj ai mundi edhe moabitët.+ Robërit i shtriu përtokë në rreshta dhe i mati me litar. Njerëzit e rreshtit që ishte dy litarë i gjatë i vrau, kurse ata të rreshtit që ishte sa një litar i plotë i la të gjallë.+ Kështu moabitët u bënë haraçpagues të Davidit.+  Davidi vrau Hadadezerin,+ birin e Rehobit, mbretin e Zobahut,+ kur ky po shkonte për të vënë përsëri kontrollin e tij përgjatë lumit Eufrat.+  Davidi arriti t’i kapte atij rob një mijë e shtatëqind kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë.+ Ai u preu dejet+ tërë kuajve të karrocave,+ por la megjithatë njëqind prej tyre.  Kur sirianët e Damaskut+ erdhën në ndihmë të Hadadezerit, mbretit të Zobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë burra+ prej tyre.  Veç kësaj, Davidi vuri garnizone+ në Damask të Sirisë dhe sirianët u bënë haraçpagues+ të Davidit. Jehovai e ndihmonte Davidin kudo që shkonte.+  Davidi mori edhe mburojat e rrumbullakëta+ prej ari të shërbëtorëve të Hadadezerit dhe i çoi në Jerusalem.  Nga Betahu dhe Berotahu, qytete të Hadadezerit, mbreti David mori një sasi shumë të madhe bakri.+  Toi, mbreti i Hamathit,+ dëgjoi se Davidi kishte goditur gjithë forcat ushtarake të Hadadezerit.+ 10  Prandaj Toi dërgoi të birin, Joramin, te mbreti David që ta pyeste se si ishte+ e ta përgëzonte që kishte luftuar kundër Hadadezerit dhe e kishte vrarë (sepse mes Hadadezerit dhe Toit kishte pasur shumë luftëra). Jorami kishte me vete sende prej argjendi, prej ari dhe prej bakri.+ 11  Mbreti David ia shenjtëroi edhe këto Jehovait, bashkë me argjendin dhe me arin që kishte marrë e shenjtëruar nga gjithë kombet që kishte bërë zap:+ 12  nga Siria, nga Moabi,+ nga bijtë e Amonit, nga filistinët,+ nga Amaleku+ dhe nga plaçka e Hadadezerit, birit të Rehobit, mbretit të Zobahut.+ 13  Dhe Davidi bëri emër kur u kthye, pasi kishte goditur tetëmbëdhjetë mijë edomitë në Luginën e Kripës.+ 14  Ai vendosi garnizone në Edom,+ anembanë vendit, dhe tërë edomitët u bënë shërbëtorë të Davidit.+ Jehovai e ndihmonte Davidin kudo që shkonte.+ 15  Davidi mbretëronte mbi gjithë Izraelin.+ Ai vinte vazhdimisht në zbatim ligjet dhe drejtësinë+ për gjithë popullin e tij.+ 16  Joabi,+ biri i Zerujasë, ishte në krye të ushtrisë, kurse Jehozafati,+ biri i Ahiludit, ishte regjistrues. 17  Sadoku,+ biri i Ahitubit, dhe Ahimeleku,+ biri i Abiatarit, ishin priftërinj, kurse Serajahu ishte sekretar. 18  Benajahu,+ biri i Jehojadës, ishte në krye të keretitëve+ dhe të peletitëve,+ kurse bijtë e Davidit u bënë priftërinj.*+

Shënime në fund të faqes

Ose «kryezyrtarë».