Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Samuelit 6:1-23

6  Davidi i mblodhi përsëri gjithë burrat e zgjedhur të Izraelit:+ tridhjetë mijë veta.  Pastaj bashkë me gjithë popullin që ishte me të, u ngrit dhe shkoi në Baale-Juda+ për të marrë që andej arkën+ e Perëndisë së vërtetë, e cila thirret me emrin+ e Jehovait të ushtrive,+ që rri ulur mbi kerubinët.+  Për ta mbartur arkën e Perëndisë së vërtetë që nga shtëpia e Abinadabit,+ e cila gjendej në kodër, e hipën në një qerre të re,+ së cilës i prinin Uzahu dhe Ahioja,+ bijtë e Abinadabit.  Kështu, e mbartën atë që nga shtëpia e Abinadabit, e cila gjendej në kodër—me arkën e Perëndisë së vërtetë dhe Ahioja ecte përpara Arkës.  Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit festonin para Jehovait me të gjitha llojet e veglave prej dëllinje, me harpa+ dhe vegla me tela,+ me dajre,+ me sistra dhe me cimbale.+  Kur mbërritën te lëmi i Nakonit, Uzahu+ shtriu dorën drejt arkës së Perëndisë së vërtetë dhe e kapi,+ sepse gjedhët gati e përmbysën.  Në çast Jehovait iu ndez zemërimi+ kundër Uzahut dhe Perëndia i vërtetë e goditi+ atje për veprimin pa respekt. Kështu ai vdiq aty, pranë arkës së Perëndisë së vërtetë.+  Davidi u zemërua që Jehovai kishte krijuar një të çarë duke shpërthyer me zemërim kundër Uzahut. Prandaj, ai vend quhet Perez-Uzah deri sot e kësaj dite.+  Atë ditë Davidi u frikësua nga Jehovai+ dhe tha: «Si do të vijë tek unë arka e Jehovait?»+ 10  Dhe Davidi nuk deshi ta merrte arkën e Jehovait në Qytetin e Davidit,+ ku ishte ai, prandaj e çoi në shtëpinë e gititit+ Obed-Edom.+ 11  Arka e Jehovait qëndroi në shtëpinë e gititit Obed-Edom për tre muaj dhe Jehovai e bekonte+ Obed-Edomin dhe gjithë shtëpinë e tij.+ 12  Në fund mbretin David e njoftuan: «Jehovai e ka bekuar shtëpinë e Obed-Edomit dhe gjithçka të tijën, për shkak të arkës së Perëndisë së vërtetë.» Atëherë Davidi shkoi dhe e ngjiti me gëzim arkën e Perëndisë së vërtetë nga shtëpia e Obed-Edomit në Qytetin e Davidit.+ 13  Kur ata që mbartnin+ arkën e Jehovait kishin bërë gjashtë hapa, ai flijoi menjëherë një dem dhe një kafshë të majme.+ 14  Davidi, i veshur me një efod*+ liri, hidhte valle me sa fuqi që kishte përpara Jehovait. 15  Davidi dhe gjithë shtëpia e Izraelit po e ngjitnin arkën+ e Jehovait me britma të gëzueshme+ dhe me tingull briri.+ 16  Kur arka e Jehovait hyri në Qytetin e Davidit, Mikala,+ bija e Saulit, teksa shikonte nga dritarja, pa mbretin David duke hovur e duke hedhur valle përpara Jehovait dhe filloi ta përbuzte+ në zemër+ të vet. 17  Kështu, arka e Jehovait u soll dhe u vu në vendin e saj brenda tendës që kishte ngritur për të Davidi.+ Pas kësaj Davidi paraqiti flijime të djegura+ dhe flijime në bashkësi+ përpara Jehovait. 18  Kur mbaroi paraqitjen e flijimeve të djegura dhe të flijimeve në bashkësi, Davidi e bekoi+ popullin në emër të Jehovait+ të ushtrive. 19  Përveç kësaj, ai i ndau+ gjithë popullit, tërë turmës së Izraelit, si burrave, ashtu edhe grave, gjithsecilit, një bukë si kulaç në formë unaze, një kulaç hurmash Arabie dhe një kulaç prej rrushi të thatë.+ Pas kësaj gjithë populli iku, gjithsekush në shtëpinë e vet. 20  Davidi u kthye për të bekuar shtëpinë+ e tij dhe Mikala,+ bija e Saulit, doli për ta takuar e i tha: «Sa të nderuar e bëri sot veten mbreti i Izraelit,+ kur u zbulua në sy të skllaveve të shërbëtorëve të tij, ashtu si zbulohet krejtësisht një kokëbosh!»+ 21  Atëherë Davidi i tha Mikalës: «Këtë e bëra përpara Jehovait që më zgjodhi mua në vend të atit tënd dhe të gjithë shtëpisë së tij për të më vënë në krye+ si prijës të popullit të Jehovait, Izraelit; dhe unë do të festoj përpara Jehovait.+ 22  Unë do të bëhem edhe më pak i vlerësuar se kaq+ dhe do ta ul veten në sytë e mi. Prej skllaveve që përmende ti, prej tyre kam vendosur të marr lavdi.»+ 23  Dhe Mikala,+ bija e Saulit, nuk pati asnjë fëmijë deri ditën e vdekjes.

Shënime në fund të faqes

Ndoshta një veshje si përparëse, me dy pjesë, para dhe prapa.