2 Samuelit 5:1-25

5  Atëherë tërë fiset e Izraelit vajtën te Davidi+ në Hebron+ dhe i thanë: «Ne jemi kocka dhe mishi yt.+  Si dje, edhe më parë,+ kur mbi ne mbretëronte Sauli, ti i prije+ Izraelit. Jehovai të tha: ‘Ti do ta kullotësh+ popullin tim, Izraelin, dhe ti do të bëhesh prijës+ i Izraelit.’»  Kështu, tërë pleqtë+ e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron dhe atje mbreti David bëri me ta një besëlidhje+ para Jehovait. Pas kësaj ata e mirosën+ Davidin si mbret të Izraelit.+  Davidi ishte tridhjetë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi dyzet vjet.+  Shtatë vjet e gjashtë muaj+ sundoi në Hebron si mbret i Judës, kurse tridhjetë e tre vjet sundoi në Jerusalem+ si mbret i tërë Izraelit dhe i Judës.  Mbreti dhe njerëzit e tij shkuan në Jerusalem kundër jebusitëve+ që banonin në atë vend. Këta i thanë Davidit: «Ti s’do të hysh këtu, sepse edhe të verbrit e të çalët do të të kthejnë mbrapsht»,+ pasi mendonin: «Davidi nuk do të hyjë këtu.»  E megjithatë Davidi e mori kalanë e Sionit,+ domethënë Qytetin e Davidit.+  Atë ditë Davidi tha: «Kush i godet jebusitët,+ le të sulmojë nëpërmjet tunelit të ujit+ edhe të çalët, edhe të verbrit, që janë të urryer për shpirtin e Davidit!» Ja pse thuhet: «I verbri dhe i çali nuk kanë për të hyrë në këtë vend.»  Davidi u vendos në kala dhe ajo u quajt Qyteti i Davidit. Ai filloi të bënte ndërtime rreth e qark, nga Bregorja+ në drejtim të pjesës së brendshme. 10  Kështu Davidi vazhdoi të bëhej gjithnjë e më i madh,+ dhe Jehovai, Perëndia i ushtrive,+ ishte me të.+ 11  Hirami,+ mbreti i Tirit, i dërgoi Davidit lajmëtarë,+ drurë cedri,+ punues druri dhe punues guri për muret, e ata filluan t’i ndërtonin një shtëpi Davidit.+ 12  Davidi e kuptoi që Jehovai e kishte vendosur patundshmërisht si mbret të Izraelit+ dhe që e kishte lartësuar+ mbretërinë e tij për hir të popullit të vet, Izraelit.+ 13  Ndërkohë, pas ardhjes nga Hebroni, Davidi mori konkubina+ e gra+ të tjera nga Jerusalemi, dhe kështu i lindën bij e bija të tjerë. 14  Këta janë emrat e atyre që i lindën në Jerusalem: Shamuai,+ Shobabi,+ Natani,+ Solomoni,+ 15  Ibhari, Elishua,+ Nefegu,+ Jafia,+ 16  Elishami,+ Eliadai dhe Elifeleti.+ 17  Filistinët dëgjuan se Davidi ishte mirosur si mbret i Izraelit.+ Atëherë u ngjitën të tërë për ta kërkuar. Kur e dëgjoi këtë, Davidi zbriti në vendin ku ishte e vështirë të arrije.+ 18  Filistinët erdhën dhe vazhduan të shkonin lart e poshtë nëpër ultësirën e Refaimit.+ 19  Davidi nisi të pyeste+ Jehovain: «A të ngjitem kundër filistinëve? A do të m’i japësh në dorë?» Atëherë Jehovai i tha Davidit: «Ngjitu, sepse unë patjetër do t’i dorëzoj filistinët në duart e tua.»+ 20  Kështu, Davidi vajti në Baal-Perazim,+ ku i goditi, dhe pastaj tha: «Jehovai ka krijuar një të çarë mes armiqve të mi+ përpara meje, si një çarje të hapur nga ujërat.» Ja pse atij vendi ia vuri emrin Baal-Perazim.+ 21  Ata i lanë atje idhujt+ e tyre dhe Davidi e njerëzit e tij i hoqën.+ 22  Më vonë filistinët u ngritën përsëri+ dhe shkuan lart e poshtë nëpër ultësirën e Refaimit.+ 23  Atëherë Davidi e pyeti+ Jehovain, por ai tha: «Mos u ngjit. Bjeri rreth e qark, dilu nga prapa dhe sulu mbi ta kur të jesh përballë shkurreve të bakës.+ 24  Kur të dëgjosh një si zhurmë marshimi, që vjen nga majat e shkurreve të bakës, atëherë vepro me vendosmëri,+ sepse atëherë Jehovai do të ketë dalë para teje për ta shpartalluar kampin e filistinëve.»+ 25  Prandaj Davidi veproi në këtë mënyrë, ashtu siç e urdhëroi+ Jehovai, dhe i goditi+ filistinët që nga Geba+ deri në Gezer.+

Shënime në fund të faqes