2 Samuelit 4:1-12

4  Kur biri+ i Saulit dëgjoi se Abneri kishte vdekur në Hebron,+ iu prenë krahët,+ dhe gjithë izraelitët u tronditën.  Biri i Saulit kishte dy njerëz, që ishin krerë të bandave kusare.+ Njëri e kishte emrin Baanah, kurse tjetri Rekab. Këta ishin bij të beerotitit Rimon, nga bijtë e Beniaminit, sepse edhe Beeroti+ llogaritej si pjesë e Beniaminit.  Beerotitët ia mbathën në Gitaim+ dhe jetojnë atje si të ardhur deri sot e kësaj dite.  Jonatani,+ biri i Saulit, kishte një djalë të çalë.+ Ai ishte pesë vjeç kur nga Jezreeli+ erdhi lajmi për Saulin dhe Jonatanin. Kujdestarja e tij e mori me vete dhe iku, por ndodhi që teksa ajo po vraponte në panik për të ikur, ai ra dhe mbeti i çalë. Emri i tij ishte Mefiboshet.+  Bijtë e beerotitit Rimon, Rekabi dhe Baanahu, u nisën e shkuan në shtëpinë e Ish-Boshethit+ kur po afrohej zhegu i ditës, në kohën që ai po merrte një sy gjumë në drekë.  Ata hynë në shtëpi sikur ishin blerës gruri dhe, pastaj e goditën në bark.+ Rekabi dhe vëllai i tij, Baanahu,+ nuk u pikasën.  Kur hynë në shtëpi, ai ishte shtrirë në shtrat në dhomën e vet. Atëherë ata e goditën dhe e vranë.+ Pas kësaj i prenë kokën,+ ia morën me vete dhe udhëtuan gjatë gjithë natës për në Arabah.  Kokën e Ish-Boshethit+ ia çuan Davidit, që gjendej në Hebron, dhe i thanë mbretit: «Ja ku e ke kokën e Ish-Boshethit, birit të Saulit, armikut+ që kërkonte shpirtin tënd,+ por sot Jehovai po ia merr hakun+ zotërisë tim, mbretit, kundër Saulit dhe pasardhësve së tij.»  Por Davidi iu drejtua Rekabit dhe Baanahut, vëllait të tij, bijve të beerotitit Rimon: «Ashtu siç është e vërtetë që rron Jehovai+ që e shpengoi+ shpirtin tim+ nga të gjitha vuajtjet,+ 10  në rast se atë që më lajmëroi:+ ‘Sauli ka vdekur’, e që kujtonte se sillte lajm të mirë, e kapa dhe e vrava+ në Ziklag, ndërkohë që duhej t’i jepja shpërblimin e lajmëtarit, 11  sa më tepër do të bëj kështu kur disa njerëz të ligj+ kanë vrarë një njeri të drejtë në shtëpinë e tij, në shtratin e vet? A nuk duhet, pra, ta kërkoj gjakun e tij nga duart tuaja?+ A nuk duhet t’ju fshij nga faqja e dheut?»+ 12  Me të thënë këto fjalë, Davidi u dha urdhër të rinjve dhe ata i vranë,+ u prenë duar e këmbë dhe i varën+ pranë rezervuarit të Hebronit, kurse kokën e Ish-Boshethit e morën dhe e varrosën te varri i Abnerit në Hebron.+

Shënime në fund të faqes