2 Samuelit 3:1-39

3  Lufta mes shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit zgjati shumë.+ Davidi bëhej gjithnjë e më i fortë,+ kurse shtëpia e Saulit dobësohej gjithnjë e më shumë.+  Ndërkohë Davidit i lindën disa bij+ në Hebron.+ I parëlinduri i tij ishte Amnoni+ nga jezrelitja Ahinoami.+  I dyti ishte Kileabi+ nga Abigaila,+ karmelitja, gruaja e Nabalit; i treti ishte Absalomi,+ biri i Makahës, bijës së Talmait,+ mbretit të Geshurit;  i katërti ishte Adonijahu,+ biri i Hagitës;+ i pesti ishte Shefatiahu,+ biri i Abitalës  dhe i gjashti ishte Ithreami+ nga Egla, gruaja e Davidit. Këta ishin bijtë që i lindën Davidit në Hebron.  Ndërkohë që lufta mes shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit vazhdonte, Abneri+ sa vinte e forconte pozitën e tij në shtëpinë e Saulit.  Tani, Sauli kishte pasur një konkubinë* që quhej Rizpa,+ bijë e Ajahut.+ Më vonë Ish-Boshethi+ i tha Abnerit: «Pse pate marrëdhënie me konkubinën+ e atit tim?»  Abnerin e zemëruan shumë+ fjalët e Ish-Boshethit dhe tha: «Mos jam koka e ndonjë qeni+ të Judës unë?! Sot unë po vazhdoj t’i tregoj dashamirësi shtëpisë së Saulit, atit tënd, vëllezërve e miqve të tij dhe nuk të lashë të biesh në duart e Davidit. E megjithatë, sot ti më kërkon llogari për një faj lidhur me një grua.  Kështu ia bëftë Perëndia Abnerit, madje edhe më keq,+ në qoftë se, ashtu siç iu betua Jehovai Davidit,+ s’kam për t’ia bërë kështu: 10  do ta kaloj mbretërinë nga shtëpia e Saulit te Davidi, fronin e të cilit do ta vendos në Izrael dhe Judë, nga Dani në Beer-Shebë.»+ 11  Dhe ai nuk mundi të thoshte as edhe një fjalë më tepër për t’iu përgjigjur Abnerit, sepse ia kishte frikën.+ 12  Prandaj, Abneri i dërgoi menjëherë Davidit lajmëtarë, duke thënë: «Kujt i përket vendi?» Pastaj shtoi: «Bëj një besëlidhje me mua dhe dora ime do të jetë me ty për ta kthyer tërë Izraelin në anën tënde.»+ 13  Ai iu përgjigj: «Mirë! Do ta bëj besëlidhjen me ty, por veç një gjë të kërkoj: ‘Kur të vish, nuk ke për ta parë fytyrën time+ pa sjellë më parë Mikalën,+ bijën e Saulit.’» 14  Veç kësaj, Davidi i dërgoi lajmëtarë Ish-Boshethit,+ birit të Saulit, duke thënë: «Jepma gruan time, Mikalën, me të cilën u fejova për njëqind lafsha+ filistinësh.» 15  Atëherë Ish-Boshethi dërgoi ta merrnin nga i shoqi, Paltieli,+ biri i Laishit. 16  Por burri i saj e ndoqi nga pas duke qarë deri në Bahurim.+ Pastaj Abneri i tha: «Kthehu!» Dhe ai u kthye. 17  Ndërkohë Abneri u kishte dërguar fjalë pleqve të Izraelit dhe u kishte thënë: «Edhe dje, edhe më parë,+ ju keni treguar se kërkoni që mbreti juaj të jetë Davidi. 18  Veproni, pra, tani, sepse vetë Jehovai i tha Davidit: ‘Nëpërmjet dorës së shërbëtorit tim, Davidit,+ do ta shpëtoj popullin tim, Izraelin, nga dora e filistinëve dhe nga dora e gjithë armiqve të tij.’» 19  Abneri i foli edhe Beniaminit,+ dhe më pas shkoi edhe te Davidi në Hebron që t’i thoshte gjithçka që dukej e mirë për Izraelin dhe për tërë shtëpinë e Beniaminit. 20  Kur Abneri bashkë me njëzet burra vajti te Davidi në Hebron, Davidi shtroi një gosti+ për Abnerin dhe për burrat që ishin me të. 21  Pastaj Abneri i tha Davidit: «Më lër të iki e të mbledh gjithë Izraelin pranë zotërisë tim, mbretit, që të bëjnë një besëlidhje me ty. Ti ke për t’u bërë mbret mbi gjithçka që shpirti yt e dëshiron.»+ Kështu, Davidi e nisi Abnerin, dhe ky mori udhën në paqe.+ 22  Kur ja, shërbëtorët e Davidit dhe Joabi po ktheheshin nga një mësymje dhe plaçka+ që kishin marrë me vete ishte me bollëk. Abneri nuk ishte në Hebron me Davidin, sepse ky e kishte nisur dhe ai kishte marrë udhën në paqe. 23  Kur erdhi Joabi+ dhe gjithë ushtria që ishte me të, Joabin e njoftuan: «Abneri,+ biri i Nerit,+ erdhi te mbreti. Ky e nisi dhe ai ka marrë udhën në paqe.» 24  Atëherë Joabi hyri te mbreti dhe i tha: «Ç’bëre kështu?+ Abneri erdhi te ti. Pse e le të ikte? 25  Ti e njeh mirë Abnerin, birin e Nerit, dhe e di se erdhi për të ta hedhur, që të marrë vesh kur hyn e kur del+ dhe që të dijë gjithçka që po bën.»+ 26  Atëherë Joabi iku nga Davidi dhe dërgoi lajmëtarë pas Abnerit, të cilët e kthyen+ atë nga sterna e Sirahut, por Davidi nuk e dinte. 27  Kur Abneri u kthye në Hebron,+ Joabi e mori mënjanë brenda portës që t’i fliste qetësisht.+ Por aty e goditi në bark,+ dhe ai vdiq për shkak të gjakut të Asahelit,+ vëllait të tij. 28  Kur dëgjoi më pas për këtë, Davidi tha menjëherë: «Nga këndvështrimi i Jehovait, unë dhe mbretëria ime jemi përjetë të pafajshëm për gjakun+ e Abnerit, birit të Nerit. 29  Ky gjak rëntë mbi kokën+ e Joabit dhe mbi tërë shtëpinë e atit të tij! Mos iu ndafshin kurrë shtëpisë së Joabit+ njerëzit me rrjedhje,+ të lebrosurit,+ burrat që tundin furkën,+ ata që bien nga shpata ose ata që s’kanë bukë të hanë!»+ 30  Joabi dhe Abishai,+ vëllai i tij, e vranë Abnerin,+ sepse ai u kishte vrarë vëllanë, Asahelin, gjatë betejës në Gibeon.+ 31  Pastaj Davidi i tha Joabit dhe gjithë popullit që ishte me të: «Shqyeni rrobat,+ vishuni me copë thesi+ dhe vajtoni për Abnerin.» Edhe mbreti David ecte pas vigut të varrimit. 32  Abnerin e varrosën në Hebron dhe mbreti qau me të madhe te varri i Abnerit. Mbarë populli shpërtheu në lot.+ 33  Mbreti nisi të vajtonte për Abnerin e të thoshte:«A duhej të vdiste Abneri si vdes një i pamend?+ 34  Duart e tua nuk u lidhën,+këmbët e tua nuk u vunë në vargonj prej bakri.+Ti re si ai që bie para bijve të padrejtësisë.»+Atëherë tërë populli qau+ përsëri për të. 35  Më vonë gjithë populli erdhi t’i jepte Davidit bukë,+ që të ngushëllohej sa s’kishte mbaruar ende dita, por Davidi u betua duke thënë: «Kështu ma bëftë Perëndia,+ madje edhe më keq, në vënça bukë a gjë tjetër në gojë para se të perëndojë dielli!»+ 36  Të gjithë njerëzit e vunë re, dhe kjo iu duk një gjë e mirë. Si çdo gjë që bënte mbreti, edhe kjo iu duk një gjë e mirë gjithë popullit.+ 37  Atë ditë mbarë populli dhe mbarë Izraeli e mori vesh se vrasja e Abnerit, birit të Nerit, nuk kishte ardhur nga mbreti.+ 38  Mbreti u tha shërbëtorëve të tij: «Nuk e dini vallë se sot në Izrael ka rënë një princ dhe një njeri i madh?+ 39  E pra, sot unë jam i dobët, edhe pse i mirosur+ si mbret, kurse këta burra, bijtë e Zerujasë,+ janë tepër të vrazhdë për mua.+ Jehovai e shpagoftë atë që bën të keqen sipas së keqes së vet!»+

Shënime në fund të faqes

Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.