2 Samuelit 22:1-51

22  Ditën që Jehovai e çliroi nga dora e gjithë armiqve+ dhe nga dora e Saulit,+ Davidi i drejtoi Jehovait fjalët e kësaj kënge.+  Ai tha:«Jehovai është shkrepi+ im, kalaja ime+ dhe Ai që më sjell shpëtim.+   Perëndia është shkëmbi+ im. Tek ai do të strehohem.Ai është mburoja+ ime dhe briri*+ im i shpëtimit, kalaja ime e sigurt,+vendi drejt të cilit vrapoj,+ Shpëtimtari+ im. Ai më shpëton nga dhuna.+   Jehovain, atë që është i denjë të lëvdohet,+ do të thërras,dhe nga armiqtë e mi do të shpëtoj.+   Dallgë vdekjeprurëse që shkulmonin më rrethuan,+një lumë njerëzish pa pikë vlere më tmerronin.+   Litarët e Sheolit* më rrethonin,+leqet e vdekjes më dilnin përpara.+   Në vuajtjen time i thërrisja Jehovait,+Perëndinë tim thërrisja.+Nga tempulli i tij ai e dëgjoi zërin tim,+thirrja ime për ndihmë arriti në veshët e tij.+   Toka nisi të dridhej e të lëkundej,+themelet e qiejve u tundën+dhe u drodhën, ngaqë ai ishte zemëruar.+   Nga flegrat e tij doli tym dhe zjarri që i dilte nga goja gllabëronte.+Thëngjij të ndezur dolën prej tij.+ 10  Ai i uli qiejt dhe zbriti,+nën këmbët e tij ishte terri i zi.+ 11  Erdhi hipur në një kerubin,+ erdhi duke fluturuar,dhe u shfaq mbi krahët e një krijese frymore.*+ 12  Si kasolle+ rreth vetes vuri errësirën,ujërat e errëta, retë e dendura.+ 13  Në qiellin që shndriste nga vetëtimat u ndezën thëngjijtë e zjarrit.+ 14  Jehovai nisi të gjëmonte+ nga qiellidhe Më i Larti filloi të lëshonte zërin.+ 15  Ai dërgonte shigjeta, që t’i shpërndante;+rrufe, që t’i bënte rrëmujë.+ 16  Fundi i detit doli në shesh,+themelet e tokës+ u zbuluannga qortimi i Jehovait, nga shkulmi i frymës së flegrave+ të tij. 17  Ai dërgonte nga lart dorën e tij, më merrte+e më nxirrte nga ujërat e thella.+ 18  Më çlironte nga armiku+ im i fuqishëm,nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.+ 19  Ata dolën për të më sfiduar ditën e gjëmës+ sime,por Jehovai u bë mbështetja ime.+ 20  Ai më nxori në një vend të hapur,+më çliroi, sepse ishte i kënaqur me mua.+ 21  Jehovai më shpërblen sipas drejtësisë+ sime,po, sipas pastërtisë së duarve të mia më shpërblen.+ 22  Sepse kam qëndruar në udhët e Jehovait,+dhe nuk jam treguar i lig, duke u larguar nga Perëndia im.+ 23  Sepse të gjitha vendimet e tij gjyqësore+ janë para meje,dhe nga ligjet e tij nuk do të largohem.+ 24  Unë do të jem i patëmetë+ kundrejt tijdhe do të ruhem që të mos bëj faje.+ 25  Jehovai le të më shpërblejë sipas drejtësisë+ sime,sipas pastërtisë sime para syve të tij.+ 26  Me atë që është besnik ti do të veprosh me besnikëri;+njeriun e fuqishëm e të patëmetë do ta trajtosh siç e meriton;+ 27  Me atë që ruhet i pastër, do të tregohesh i pastër,+kurse me dredharakun do të sillesh si i pamend.+ 28  Njerëzit e përulur do t’i shpëtosh,+por sytë e tu janë kundër fodullëve, që t’i ulësh.+ 29  Ti je llamba ime, o Jehova,+Jehovai është ai që e bën errësirën time të ndriçojë.+ 30  Sepse falë teje unë mund t’i sulem një bande kusarësh,+falë Perëndisë tim, mund të kapërcej një mur.+ 31  E përsosur është udha e Perëndisë së vërtetë.+Fjalët e Jehovait janë fjalë të kulluara.+Mburojë është ai për të gjithë ata që e bëjnë strehë.+ 32  Sepse kush tjetër është Perëndi veç Jehovait+Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë?+ 33  Perëndia i vërtetë është fortesa+ ime e qëndrueshmedhe ai e bën të përsosur udhën time.+ 34  I bën këmbët e mia si ato të drenushave,+më bën të rri në vende të larta për mua.+ 35  Ai i mëson duart e mia për luftë,+dhe krahët e mi përkulën harkun prej bakri.+ 36  Ti do të më japësh mburojën tënde të shpëtimit.+Përulësia jote më bën të madh.+ 37  Ti do t’u bësh një vend mjaft të gjerë hapave të mi+dhe kyçet e këmbëve nuk do të më dridhen.+ 38  Unë do t’i ndjek armiqtë e mi që t’i zhduk,dhe nuk do të kthehem pa i shfarosur.+ 39  Do t’i shfaros e do t’i bëj copë-copë,+ që të mos ngrihen më,+dhe ata do të bien në këmbët e mia.+ 40  Ti do të më ngjeshësh me fuqi për betejë;+ata që më dalin kundër, do t’i rrëzosh para meje.+ 41  Ti do t’i bësh armiqtë e mi t’ia mbathin,*+unë do t’i bëj të heshtin ata që më urrejnë thellësisht.+ 42  Ata thërrasin për ndihmë, por shpëtimtar nuk ka,+i thërrasin Jehovait, por ai nuk u përgjigjet.+ 43  Unë do t’i bëj grimca-grimca si pluhurin e tokës;do t’i shkel si llucën e rrugëve;+unë do t’i bëj petë. 44  Ti do të më shpëtosh nga ky popull që kapet pas kleçkave.+Do të më ruash, që të jem kreu i kombeve.+Një popull që nuk e kam njohur do të më shërbejë.+ 45  Të huajt do të vijnë të më servilosen.+Ata do të më dëgjojnë të bindur.+ 46  Të huajt do të ligështohendhe duke u dridhur do të dalin nga ledhet.+ 47  Jehovai është i gjallë.+ Bekuar qoftë Shkëmbi+ im!U lartësoftë Perëndia i shkëmbit të shpëtimit tim!+ 48  Perëndia i vërtetë ma merr hakun+dhe i vë njerëzit poshtë meje.+ 49  Ai më liron nga armiqtë e mi.+Ai do të më lartësojë+ mbi ata që ngrihen kundër meje,dhe do të më çlirojë nga njeriu i veprimeve të dhunshme.+ 50  Ja pse do të të falënderoj mes kombeve, o Jehova,+dhe për emrin tënd do të këndoj:+ 51  Ai që bën vepra të mëdha shpëtimi për mbretin+ e tijdhe të mirosurit+ të tij i tregon dashamirësi,po, Davidit dhe farës së tij në përjetësi.»+

Shënime në fund të faqes

Briri i një kafshe përdoret shpesh në Bibël si simbol i forcës, fuqisë ose autoritetit.
Shih Shtojcën 3B.
Ose «mbi krahët e erës».
Fjalë për fjalë «të kthejnë zverkun».