Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Samuelit 21:1-22

21  Në ditët e Davidit pati zi buke+ për tre vjet rresht. Davidi u këshillua me Jehovain dhe Jehovai i tha: «Mbi Saulin dhe shtëpinë e tij rëndon faji i gjakut, sepse ai vrau+ gibeonitët.»  Kështu, mbreti i thirri gibeonitët+ dhe foli me ta. (Gibeonitët nuk ishin nga bijtë e Izraelit, por nga ata që kishin mbetur prej amoritëve.+ Bijtë e Izraelit u kishin dhënë atyre besën,+ por Sauli kërkoi t’i vriste,+ ngaqë ishte xheloz+ për bijtë e Izraelit dhe të Judës.)  Davidi i pyeti gibeonitët: «Ç’të bëj për ju dhe me se t’jua shpërblej,+ që të bekoni trashëgiminë+ e Jehovait?»  Gibeonitët i thanë: «Ajo që kemi me Saulin dhe shtëpinë e tij s’është çështje argjendi apo ari,+ dhe as na takon neve të vrasim njeri në Izrael.» Atëherë ai tha: «Unë do të bëj për ju çfarëdo që të thoni.»  Ata i thanë mbretit: «Për njeriun që na shfarosi+ dhe që thuri plane+ për të na zhdukur, që të mos mbeteshim në asnjërin prej territoreve të Izraelit,  të na jepen shtatë burra nga bijtë e tij.+ Ne do t’i nxjerrim*+ ata përpara Jehovait në Gibeah+ të Saulit, të zgjedhurit të Jehovait.»+ Dhe mbreti u tha: «Do t’ua jap unë vetë.»  Megjithatë mbretit iu dhimbs Mefibosheti,+ biri i Jonatanit, birit të Saulit, për hir të besës+ që kishin lidhur përpara Jehovait ata të dy, Davidi dhe Jonatani, biri i Saulit.  Prandaj mbreti mori dy bijtë që Rizpa,+ bija e Ajahut, i lindi Saulit, Armonin dhe Mefiboshetin, si dhe pesë bijtë që Mikala,*+ bija e Saulit, i lindi Adrielit,+ birit të meholatitit Barzilai.  Pastaj ua dorëzoi gibeonitëve dhe ata i nxorën përpara Jehovait,+ në mal. Ata ranë të shtatë së bashku. U vranë ditën e parë të korrjes, në fillim të korrjes së elbit.+ 10  Rizpa, bija e Ajahut,+ mori një copë thesi+ dhe e shtroi mbi shkëmb që nga fillimi i korrjes e derisa mbi ta ra ujë nga qielli.+ Ajo nuk i lejoi shpendët+ e qiejve t’u afroheshin ditën dhe as bishat+ e fushës natën. 11  Davidin e njoftuan+ se ç’kishte bërë Rizpa, bija e Ajahut, konkubina e Saulit. 12  Atëherë Davidi shkoi e mori eshtrat e Saulit+ dhe eshtrat e Jonatanit, birit të tij, nga pronarët e Jabesh-Galaadit.+ Këta i kishin vjedhur ato nga sheshi i Beth-Shanit,+ ku i kishin varur+ filistinët ditën që e goditën Saulin në Gilboa.+ 13  Ai, pra, mori që andej eshtrat e Saulit dhe eshtrat e birit të tij, Jonatanit. U mblodhën edhe eshtrat e atyre burrave që ishin nxjerrë për t’u vrarë.+ 14  Eshtrat e Saulit dhe të birit të tij, Jonatanit, u varrosën në vendin e Beniaminit në Zela,+ te varri i të atit, Kishit,+ që të bëhej gjithë sa urdhëroi mbreti. Pas kësaj, Perëndia iu përgjigj përgjërimeve për vendin.+ 15  Filistinët+ bënë sërish luftë me Izraelin, prandaj Davidi dhe shërbëtorët e tij që ishin me të zbritën dhe luftuan me filistinët. Por Davidi u lodh. 16  Ishbi-Benobi, që ishte nga të lindurit e Refaimit,+ kishte një heshtë,+ bakri i së cilës peshonte treqind sikla, dhe mbante të ngjeshur në brez një shpatë të re. Ky po mendonte ta godiste Davidin. 17  Menjëherë Abishai,+ biri i Zerujasë, i erdhi në ndihmë,+ goditi filistinin dhe e vrau. Atëherë njerëzit e Davidit iu betuan atij: «Ti nuk do të dalësh më me ne në betejë,+ që të mos e shuash+ llambën+ e Izraelit!» 18  Pas kësaj në Gob u bë prapë luftë me filistinët. Atëherë Sibekai,+ hushahiti,+ vrau Safin, një nga ata që i kishte lindur Refaimit.+ 19  Përsëri u bë luftë me filistinët në Gob dhe Elhanani,+ biri i betlehemitit Jare-Oregim, vrau Goliadin, gititin, që e kishte shkopin e heshtës si shul tezgjahu.+ 20  Në Gath u bë përsëri luftë,+ dhe atje ishte një burrë me shtat të jashtëzakonshëm, që kishte gjashtë gishta në secilën dorë e në secilën këmbë, gjithsej njëzet e katër. Edhe ky i kishte lindur Refaimit.+ 21  Ai e sfidonte vazhdimisht+ Izraelin. Më në fund atë e vrau Jonatani,+ biri i Shimeit,+ vëllait të Davidit. 22  Këta të katër i kishin lindur Refaimit në Gath.+ Ata ranë nga dora e Davidit dhe nga dora e shërbëtorëve+ të tij.

Shënime në fund të faqes

Ose «varim», me këmbë e duar të thyera. Njësoj edhe në vargjet 9 dhe 13.
Targumi thotë: «Pesë bijtë që i lindi Meraba (të cilët i rriti Mikala, bija e Saulit).» Krahasoje me 2 Sam 6:23.