2 Samuelit 16:1-23

16  Kur Davidi kishte kaluar pak më tej kreshtës,+ i doli përpara Ziba,+ shërbëtori i Mefiboshetit.+ Ai kishte dy gomarë+ me samarë të ngarkuar me dyqind bukë,+ njëqind kuleç prej rrushi të thatë,+ njëqind dengje me fruta vere+ dhe një qyp të madh me verë.+  Mbreti e pyeti Zibën: «Ç’i ke këto gjëra?»+ Ziba iu përgjigj: «Gomarët janë që t’u hipin ata të shtëpisë së mbretit, buka dhe frutat e verës janë që t’i hanë të rinjtë,+ kurse vera është që të pijë i lodhuri+ në shkretëtirë.»+  Mbreti e pyeti: «Po ku është biri i zotërisë tënd?»+ Atëherë Ziba i tha mbretit: «Ai ka qëndruar në Jerusalem, sepse tha: ‘Sot shtëpia e Izraelit do të ma kthejë mua sundimin mbretëror të tim eti.’»+  Mbreti ia ktheu Zibës: «Ja, çdo gjë që i përket Mefiboshetit është e jotja.»+ Menjëherë Ziba tha: «Përkulem+ para teje. Gjetsha hir në sytë e tu, o zotëria im, o mbret!»  Mbreti David vajti deri në Bahurim+ dhe ja, që andej po dilte një burrë nga ata të shtëpisë së Saulit, që e kishte emrin Shimei,+ biri i Geraut. Ndërsa dilte mallkonte.+  Pastaj nisi të hidhte gurë kundër Davidit dhe gjithë shërbëtorëve të mbretit David. Tërë populli dhe tërë burrat e fuqishëm gjendeshin në të djathtë e në të majtë të tij.  Ja se ç’thoshte Shimei ndërsa mallkonte: «Dil, dil, ti o fajtor gjaku,+ o njeri i pavlerë!+  Jehovai e ka sjellë mbi ty tërë fajin e gjakut për shtëpinë e Saulit, në vend të të cilit ke mbretëruar. Jehovai po ia jep mbretërinë Absalomit, birit tënd, kurse ty të ka zënë e keqja jote, sepse je fajtor gjaku!»+  Në fund Abishai, biri i Zerujasë,+ i tha mbretit: «Pse ta mallkojë ky qen i ngordhur+ zotërinë tim, mbretin?+ Lërmë, të lutem, të shkoj e t’ia këput kokën.»+ 10  Por mbreti i tha: «Ç’ju duhet juve,+ o bij të Zerujasë?+ Lëreni të mallkojë,+ sepse vetë Jehovai i ka thënë:+ ‘Mallkoje Davidin!’ E pra, kush mund t’i thotë: ‘Pse bën kështu?’»+ 11  Pastaj Davidi i tha Abishait dhe gjithë shërbëtorëve të tij: «Ja, im bir, që ka dalë nga brendësia ime, po kërkon shpirtin tim,+ aq më tepër një beniaminit.+ Lëreni rehat e të mallkojë, sepse kështu i ka thënë Jehovai! 12  Ndoshta Jehovai do të shohë+ me sytë e vet dhe, në vend të mallkimit të sotëm, Jehovai do të më rikthejë mirësinë.»+ 13  Pastaj Davidi dhe njerëzit e tij vazhduan më tej rrugën, kurse Shimei ecte anës malit, përbri tij, që të mallkonte.+ Ndërsa ecte përbri tij, hidhte gurë dhe shumë pluhur.+ 14  Më në fund mbreti dhe gjithë populli që ishte me të mbërritën dhe, meqë ishin të lodhur, u çlodhën atje.+ 15  Ndërkohë Absalomi dhe gjithë populli, njerëzit e Izraelit, hynë në Jerusalem.+ Me të ishte edhe Ahithofeli.+ 16  Sapo arkiti+ Hushai,+ shoku i Davidit,+ vajti tek Absalomi, Hushai i tha Absalomit: «Rroftë mbreti!+ Rroftë mbreti!» 17  Absalomi ia ktheu Hushait: «Kjo qenka dashamirësia jote kundrejt shokut tënd?! Pse nuk shkove me shokun tënd?»+ 18  Hushai iu përgjigj Absalomit: «Jo. Unë do të bëhem me atë që ka zgjedhur Jehovai, ky popull dhe tërë njerëzit e Izraelit, dhe me të do të qëndroj. 19  Mos duhet ta them për herë të dytë se kujt do t’i shërbej? A nuk do t’i shërbej birit të tij? Ashtu si i shërbeva atit tënd, kështu do të të shërbej edhe ty.»+ 20  Më vonë Absalomi e pyeti Ahithofelin: «Çfarë këshilloni,+ o burra? Ç’të bëjmë?» 21  Atëherë Ahithofeli i tha Absalomit: «Ki marrëdhënie me konkubinat e tët eti+ që ai i la të kujdeseshin për shtëpinë.+ Tërë Izraeli ka për ta dëgjuar se ti je bërë i neveritshëm+ për tët atë,+ dhe të gjithë ata që janë me ty kanë për të marrë zemër.»+ 22  Kështu, ata ngritën mbi tarracë+ një tendë për Absalomin, dhe Absalomi pati marrëdhënie me konkubinat e të atit+ në sytë e gjithë Izraelit.+ 23  Në atë kohë, këshilla e dhënë nga Ahithofeli ishte njësoj sikur të kërkoje fjalën e Perëndisë së vërtetë. Kështu ishte çdo këshillë+ e Ahithofelit,+ si për Davidin, ashtu edhe për Absalomin.

Shënime në fund të faqes