Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Samuelit 15:1-37

15  Pas këtyre gjërave Absalomi bëri për vete një karrocë, dhe mori disa kuaj dhe pesëdhjetë burra që të vraponin para tij.+  Absalomi ngrihej herët+ dhe qëndronte në anë të rrugës që të çonte te porta.+ Sa herë që dikush kishte ndonjë çështje ligjore, për të cilën duhej të shkonte te mbreti për gjykim,+ Absalomi e thërriste dhe e pyeste: «Nga ç’qytet je?» Ai përgjigjej: «Shërbëtori yt është nga njëri prej fiseve të Izraelit.»  Pastaj Absalomi i thoshte: «Shiko, kjo që thua ti është e mirë dhe e drejtë, por s’ka kush të dëgjon+ te mbreti.»  Pastaj Absalomi shtonte: «Ah, sikur të më emëronin mua gjykatës të vendit!+ Kushdo që të kishte ndonjë çështje ligjore a gjyq do të vinte tek unë dhe do t’i siguroja patjetër drejtësi.»+  Gjithashtu, kur dikush afrohej për t’u përkulur para tij, ai zgjaste dorën, e kapte+ dhe e puthte.  Absalomi e bënte një gjë të tillë me gjithë izraelitët që vinin për gjykim te mbreti. Në këtë mënyrë Absalomi u vidhte zemrat njerëzve të Izraelit.+  Në fund të dyzet vjetëve,* Absalomi i tha mbretit: «Të lutem, më lër të shkoj në Hebron+ dhe të plotësoj zotimin që mora solemnisht para Jehovait.+  Sepse kur banonte në Geshur+ të Sirisë, shërbëtori yt mori një zotim+ solemn: ‘Nëse Jehovai më kthen në Jerusalem, unë do t’i shërbej Jehovait.’»+  Atëherë mbreti i tha: «Shko në paqe.»+ Kështu ai u çua dhe shkoi në Hebron. 10  Absalomi dërgoi spiunë+ nëpër të gjitha fiset e Izraelit për t’u thënë: «Me të dëgjuar tingullin e bririt, thoni: ‘Absalomi është bërë mbret+ në Hebron!’»+ 11  Bashkë me Absalomin kishin shkuar edhe dyqind burra nga Jerusalemi. Ata i kishin thirrur dhe shkonin pa kurrfarë dyshimi,+ sepse nuk dinin asgjë. 12  Veç kësaj, kur bëri flijimet, Absalomi dërgoi të thërritnin gilonitin Ahithofel,+ këshilltarin+ e Davidit, nga qyteti i tij, Gilohu.+ Komploti+ sa vinte e bëhej më i fortë dhe populli që ishte me Absalomin rritej vazhdimisht në numër.+ 13  Pas ca kohësh një lajmëtar vajti te Davidi dhe i tha: «Zemra+ e njerëzve të Izraelit është me Absalomin.» 14  Menjëherë Davidi u tha gjithë shërbëtorëve që ishin me të në Jerusalem: «Ngrihuni dhe t’ia mbathim,+ sepse s’do të shpëtojmë nga duart e Absalomit. Ikni shpejt, se mos ai nxiton dhe na arrin, sjell mbi ne të keqen dhe e shkon qytetin në teh të shpatës!»+ 15  Atëherë shërbëtorët e mbretit i thanë: «Shërbëtorët+ e tu do të bëjnë gjithçka që të zgjedhë zotëria ynë, mbreti.» 16  Kështu, mbreti doli me gjithë shtëpinë e vet nga pas.+ Ai la dhjetë gra, konkubina,+ që të kujdeseshin për shtëpinë. 17  Mbreti vazhdoi rrugën me gjithë popullin nga pas. Pastaj u ndalën në Beth-Merhak. 18  Gjithë shërbëtorët ecnin anash tij, kurse gjithë keretitët, peletitët+ dhe gititët,+ gjashtëqind burra që e kishin ndjekur prej Gathit,+ ecnin para mbretit. 19  Mbreti i tha gititit Itai:+ «Pse të vish edhe ti me ne? Kthehu+ dhe rri me mbretin, sepse ti je i huaj dhe, për më tepër, ke mërguar nga vendi yt. 20  Dje erdhe dhe sot të endesh+ me ne për shkakun tim, dhe të shkosh kurdo e ngado që të shkoj unë? Kthehu dhe merr me vete edhe vëllezërit e tu. Jehovai të tregoftë dashamirësi+ dhe besueshmëri!»+ 21  Por Itai iu përgjigj mbretit dhe tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron dhe siç është e vërtetë që rron zotëria im, mbreti,+ ku të jetë zotëria im, mbreti, qoftë për vdekje, qoftë për jetë, atje do të jetë edhe shërbëtori yt!»+ 22  Atëherë Davidi i tha Itait:+ «Nisu kalo matanë.» Kështu, gititi Itai kaloi matanë bashkë me gjithë njerëzit dhe të vegjlit që ishin me të. 23  Tërë vendi qante me zë të lartë+ ndërsa gjithë njerëzit kalonin matanë. Mbreti qëndronte pranë luginës së përroit të Kidronit,+ kurse tërë njerëzit kalonin nëpër rrugën e hapur që çonte në shkretëtirë. 24  Aty gjendej edhe Sadoku+ bashkë me tërë levitët+ që mbanin+ arkën+ e besëlidhjes së Perëndisë së vërtetë. Ata e ulën arkën e Perëndisë së vërtetë pranë Abiatarit,+ derisa gjithë populli arriti të kalonte matanë qytetit. 25  Por mbreti i tha Sadokut: «Çoje prapë në qytet+ arkën+ e Perëndisë së vërtetë. Në gjetsha hir në sytë e Jehovait, ai do të më kthejë dhe do të më lërë të shoh atë dhe vendin ku qëndron.+ 26  Por në thëntë: ‘Nuk jam i kënaqur me të’, ja tek jam, le të bëjë me mua si t’i duket më mirë.»+ 27  Pastaj mbreti i tha priftit Sadok: «Ti je parashikues,+ apo jo? Kthehu në paqe në qytet bashkë me tët bir, Ahimahazin, dhe birin e Abiatarit, Jonatanin,+ pra me dy bijtë tuaj. 28  Unë do të vonohem te vau i shkretëtirës derisa të më dërgoni fjalë e të më njoftoni.»+ 29  Kështu Sadoku dhe Abiatari e çuan prapë në Jerusalem arkën e Perëndisë së vërtetë dhe vazhduan të banonin atje. 30  Davidi u ngjit nëpër të përpjetën e Ullinjve,+ e ndërsa ngjitej, qante. Ai kishte mbuluar kokën+ dhe ecte këmbëzbathur. Të gjithë njerëzit që ishin me të mbuluan kokën dhe u ngjitën, e ndërsa ngjiteshin, qanin.+ 31  Davidin e njoftuan: «Mes atyre që po komplotojnë+ me Absalomin+ është edhe Ahithofeli.» Atëherë Davidi tha:+ «O Jehova,+ të lutem, ktheje në marrëzi+ këshillën e Ahithofelit!» 32  Kur Davidi vajti në kreshtën ku populli përkulej para Perëndisë, përpara i doli arkiti+ Hushai+ me petkun e gjatë të shqyer e me dhé mbi kokë.+ 33  Megjithatë Davidi i tha: «Po të vish me mua, do të më bëhesh barrë,+ 34  por nëse kthehesh në qytet dhe i thua Absalomit: ‘Unë jam shërbëtori yt, o mbret. Asokohe isha shërbëtor i atit tënd, por tani jam shërbëtori yt’,+ atëherë do të bësh që këshilla e Ahithofelit të shkojë bosh.+ 35  Bashkë me ty atje janë edhe priftërinjtë Sadoku dhe Abiatari.+ Çfarëdo që të dëgjosh nga shtëpia e mbretit, tregojua Sadokut dhe Abiatarit, priftërinjve.+ 36  Me ta janë edhe dy bijtë e tyre: Ahimaazi,+ që është i Sadokut, dhe Jonatani,+ që është i Abiatarit. Me anë të tyre më dërgoni fjalë për çdo gjë që dëgjoni.» 37  Kështu Hushai, shoku+ i Davidit, shkoi në qytet. Po kështu edhe Absalomi+ shkoi në Jerusalem.

Shënime në fund të faqes

Ndoshta 40 vjet pas mirosjes së Davidit, si tregohet te 1 Sa 16:13.