2 Samuelit 13:1-39

13  Pas këtyre gjërave, Amnoni,+ biri i Davidit, ra në dashuri+ me Tamarën,+ motrën e bukur të Absalomit,+ birit të Davidit.  Kaq shumë e brengosi kjo gjë Amnonin, saqë u sëmur+ për shkak të së motrës, Tamarës, sepse ajo ishte virgjëreshë, dhe e kishte të vështirë t’i bënte ndonjë gjë.+  Amnoni kishte një shok me emrin Jehonadab,+ që ishte biri i Shimeahut,+ vëllait të Davidit. Jehonadabi ishte njeri shumë i mençur.  Ky, pra, i tha: «A s’më thua, o bir i mbretit, pse je kaq shpirtvrarë mëngjes për mëngjes?»+ Atëherë Amnoni iu përgjigj: «Kam rënë në dashuri+ me Tamarën, motrën+ e vëllait tim Absalom.»  Menjëherë Jehonadabi i tha: «Shtrihu në shtrat dhe bëj sikur je i sëmurë.+ Babai yt do të vijë me siguri që të të shohë. Atëherë thuaji: ‘Të lutem, le të vijë motra ime Tamara e të më japë ushqimin që i jepet një të sëmuri dhe le ta bëjë bukën e ngushëllimit para syve të mi, që ta shoh. Dhe unë do të ha prej dorës së saj.’»+  Kështu Amnoni u shtri dhe bëri sikur ishte i sëmurë,+ prandaj mbreti erdhi ta shihte. Atëherë Amnoni i tha: «Të lutem, le të vijë motra ime Tamara dhe të pjekë para syve të mi dy kuleç në formë zemre, që unë ta ha prej dorës së saj ushqimin e të sëmurit.»  Prandaj Davidi dërgoi t’i thoshin Tamarës në shtëpi: «Shko, të lutem, në shtëpinë e Amnonit, vëllait tënd, dhe bëji bukë ngushëllimi.»  Kështu Tamara shkoi në shtëpinë e Amnonit,+ vëllait të vet, dhe ndërsa ai rrinte shtrirë, mori brumin, e mbrujti, bëri kuleçtë para syve të tij dhe i poqi këta kuleç në formë zemre.  Në fund mori tavën dhe e zbrazi para tij, por Amnoni nuk pranoi të hante dhe tha: «M’i nxirrni të gjithë jashtë!»+ Dhe të gjithë dolën jashtë. 10  Amnoni i tha Tamarës: «Sille bukën e ngushëllimit në dhomën e brendshme, që ta ha prej dorës sate si një i sëmurë.» Kështu Tamara mori kuleçtë që kishte bërë në formë zemre dhe ia çoi të vëllait, Amnonit, në dhomën e brendshme. 11  Kur iu afrua atij që të hante, ai e mbërtheu+ menjëherë dhe i tha: «Eja, shtrihu+ me mua, motra+ ime.» 12  Por ajo i tha: «Jo, vëllai im! Mos më poshtëro,+ sepse në Izrael nuk bëhet një gjë e tillë.+ Mos e bëj këtë marrëzi të turpshme.+ 13  Ku ta çoj unë poshtërimin tim? Edhe ti vetë ke për t’u bërë si një nga të pamendët e Izraelit. Foli, të lutem, mbretit, sepse ai nuk do të jetë kundër që të bëhem gruaja jote.» 14  Megjithatë ai nuk pranoi ta dëgjonte, por duke qenë më i fortë se ajo, e poshtëroi+ dhe u shtri me të.+ 15  Pastaj Amnoni filloi ta urrente shumë, dhe urrejtja që ndjeu për të ishte më e madhe se dashuria që kishte pasur për të. Kështu që Amnoni i tha: «Ngrihu dhe ik!» 16  Atëherë ajo ia ktheu: «Jo, vëllai im, sepse e keqja që do të më bëje duke më përzënë, do të ishte më e madhe se ajo që më ke bërë.» Por ai nuk pranoi ta dëgjonte. 17  Sakaq ai thirri shërbëtorin që e ndihmonte dhe i tha: «Ma nxirr jashtë këtë njeri, të lutem, dhe kyçe derën pasi ajo të ketë dalë.» 18  (Ajo mbante veshur një petk të gjatë vija-vija,+ sepse me këtë lloj petku pa mëngë visheshin bijat e mbretit akoma të virgjëra.) E pra, shërbëtori e nxori jashtë dhe e kyçi derën pasi ajo kishte dalë. 19  Atëherë Tamara vuri hi+ mbi kokë, shqeu petkun e gjatë vija-vija që mbante veshur, vuri duart në kokë+ dhe iku duke ulëritur rrugës. 20  Atëherë Absalomi,+ i vëllai, i tha: «Kush ishte me ty? Vëllai yt Amnon?+ Hesht, tani, motër. Ai është yt vëlla.+ Mos e mbaj mendjen aty.» Kështu Tamara ndenji në shtëpinë e vëllait të saj Absalom, sepse tani nuk i lejohej të shoqërohej me të tjerë. 21  Mbreti David dëgjoi për tërë këto gjëra+ dhe u zemërua+ shumë. 22  Absalomi nuk i tha asnjë fjalë Amnonit, as të mirë, as të keqe, sepse Absalomi e urrente+ Amnonin, ngaqë i kishte poshtëruar motrën, Tamarën. 23  Plot dy vjet më vonë, kur Absalomi i kishte qethësit e deleve+ në Baal-Hazor, i cili gjendet pranë Efraimit,+ ftoi të gjithë bijtë e mbretit.+ 24  Absalomi, pra, vajti te mbreti dhe i tha: «Shërbëtori yt ka qethësit e deleve. Të lutem, le të vijë me shërbëtorin tënd mbreti bashkë me shërbëtorët e tij.» 25  Por mbreti i tha Absalomit: «Jo, biri im, të mos shkojmë të gjithë, të lutem, që të mos të bëhemi barrë.» Megjithëse ai vazhdoi t’i lutej,+ mbreti nuk pranoi të shkonte, por e bekoi.+ 26  Në fund Absalomi tha: «Nëse nuk vjen ti, le të vijë me ne vëllai im Amnon, të lutem.»+ Atëherë mbreti i tha: «Pse të vijë ai me ty?» 27  Absalomi filloi t’i lutej,+ kështu që ai dërgoi me të Amnonin dhe gjithë bijtë e mbretit. 28  Atëherë Absalomi i urdhëroi shërbëtorët e tij: «Shikoni, ju lutem, sapo zemra e Amnonit të vijë në qejf nga vera+ dhe unë t’ju them: ‘Goditeni Amnonin!’, vriteni. Mos kini frikë.+ A nuk po ju urdhëroj unë vetë? Jini të fortë dhe tregohuni burra trima.» 29  Kështu shërbëtorët e Absalomit bënë me Amnonin ashtu siç i urdhëroi+ Absalomi. Të gjithë bijtë e tjerë të mbretit u çuan e i hipën secili mushkës së vet dhe ia mbathën. 30  Ndërkohë që ata ishin në udhë, Davidit i erdhi ky lajm: «Absalomi ka vrarë tërë bijtë e mbretit dhe nuk ka mbetur asnjë prej tyre.» 31  Menjëherë mbreti u ngrit, shqeu rrobat+ dhe u shtri përtokë.+ Tërë shërbëtorët e tij i qëndronin pranë me rroba të shqyera.+ 32  Por Jehonadabi,+ biri i Shimeahut,+ vëllait të Davidit, tha: «Të mos mendojë zotëria im se janë vrarë të gjithë të rinjtë, bijtë e mbretit, sepse ka vdekur+ vetëm Amnoni. Kjo ka ndodhur me urdhër të Absalomit dhe ishte caktuar+ që prej ditës që ai i poshtëroi+ të motrën,+ Tamarën. 33  Të mos e marrë, pra, me tërë mend* mbreti, zotëria im, lajmin që thotë: ‘Kanë vdekur të gjithë bijtë e mbretit.’ Vetëm Amnoni ka vdekur.» 34  Ndërkohë Absalomi ia mbathi.+ Më vonë një djalë i ri që bënte roje+ ngriti sytë dhe pa se nga rruga prapa tij, përgjatë shpatit të malit, po vinin shumë njerëz. 35  Atëherë Jehonadabi+ i tha mbretit: «Ja, erdhën bijtë e mbretit. Ka ndodhur siç tha shërbëtor yt.»+ 36  Sapo ai mbaroi së foluri, bijtë e mbretit hynë dhe filluan të qanin me të madhe. Edhe mbreti me gjithë shërbëtorët e tij qanë me të madhe. 37  Absalomi ia mbathi dhe shkoi te Talmai,+ biri i Amihudit, mbretit të Geshurit,+ kurse Davidi vazhdoi të mbante zi+ për të birin gjatë gjithë ditëve. 38  Absalomi ia mbathi dhe mori rrugën për në Geshur.+ Ai ndenji atje tre vjet. 39  Në fund shpirti i mbretit David u dogj nga dëshira për të shkuar tek Absalomi, sepse ishte ngushëlluar për vdekjen e Amnonit.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «zemër».