2 Samuelit 10:1-19

10  Më pas mbreti i bijve të Amonit+ vdiq, dhe në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Hanuni.+  Atëherë Davidi tha: «Unë do t’i tregoj dashamirësi Hanunit, birit të Nahashit, ashtu si ati i tij më tregoi dashamirësi mua.»+ Prandaj, me anë të shërbëtorëve+ të vet, Davidi i dërgoi ngushëllime për të atin. Kështu, shërbëtorët e Davidit hynë në vendin e bijve të Amonit.  Mirëpo princat e bijve të Amonit i thanë Hanunit, zotërisë së tyre: «Mos vallë Davidi po nderon atin tënd në sytë e tu, duke të dërguar ngushëllues? A nuk t’i ka dërguar shërbëtorët e vet që ta hetojnë fund e krye qytetin e të spiunojnë,+ dhe më pas ta përmbysin?»+  Atëherë Hanuni i mori shërbëtorët e Davidit, u rroi gjysmën e mjekrës,+ ua preu rrobat përgjysmë deri te vithet dhe i nisi.+  Më vonë këtë ia treguan Davidit dhe ai menjëherë dërgoi njerëz që t’u dilnin përpara, sepse ata burra ndiheshin shumë të poshtëruar. Mbreti u tha: «Rrini në Jeriko,+ derisa t’ju rritet mirë mjekra. Pastaj kthehuni.»  Me kalimin e kohës, bijtë e Amonit e kuptuan se ishin bërë të neveritshëm+ për Davidin, prandaj dërguan të merrnin me pagesë sirianë nga Beth-Rehobi+ dhe nga Zobahu,+ njëzet mijë këmbësorë; një mijë burra nga mbreti i Makahut+ dhe dymbëdhjetë mijë burra nga Ishtobi.  Kur e dëgjoi këtë, Davidi dërgoi Joabin, gjithë ushtrinë dhe burrat e fuqishëm.+  Bijtë e Amonit dolën dhe u rreshtuan për betejë në hyrje të portës. Edhe sirianët e Zobahut dhe të Rehobit,+ Ishtobi dhe Makahu, u rreshtuan më vete në fushë.+  Kur pa se kundër tij kishte dy fronte beteje, njëri nga përpara dhe tjetri nga prapa, Joabi zgjodhi menjëherë disa nga burrat e zgjedhur+ të Izraelit dhe i rreshtoi në formacion luftimi përballë sirianëve. 10  Pjesën tjetër të njerëzve e la në dorë të Abishait,+ vëllait të vet, që t’i rreshtonte në formacion luftimi përballë bijve të Amonit.+ 11  Pastaj tha: «Nëse sirianët janë më të fortë se unë, ti do të vish të më shpëtosh, por nëse bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, do të vij unë për të të shpëtuar.+ 12  Ji i fortë, që të tregohemi guximtarë+ për popullin tonë dhe për qytetet e Perëndisë+ tonë, dhe Jehovai do të bëjë si t’i duket më mirë.»+ 13  Atëherë Joabi dhe njerëzit që ishin me të përparuan drejt betejës kundër sirianëve, dhe këta ia mbathën para tij.+ 14  Kur bijtë e Amonit e panë se sirianët ia kishin mbathur, edhe ata filluan të iknin para Abishait e hynë në qytet.+ Pas kësaj Joabi u kthye nga bijtë e Amonit dhe erdhi në Jerusalem.+ 15  Kur panë se ishin mundur para Izraelit, sirianët u mblodhën së bashku. 16  Hadadezeri+ dërgoi të sillnin sirianët që gjendeshin në rajonin e Lumit*+ dhe ata vajtën në Helam bashkë me Shobakun,+ kreun e ushtrisë së Hadadezerit, që u printe. 17  Me t’i raportuar Davidit këtë, ai mblodhi menjëherë gjithë Izraelin, kaloi Jordanin dhe vajti në Helam. Sirianët u rreshtuan në formacion luftimi përballë Davidit dhe nisën të luftonin kundër tij.+ 18  Sirianët ia mbathën+ para Izraelit dhe Davidi u vrau atyre shtatëqind karrocierë+ dhe dyzet mijë kalorës. Ai goditi edhe Shobakun, kreun e ushtrisë së tyre, dhe ai vdiq atje.+ 19  Kur gjithë mbretërit,+ shërbëtorët e Hadadezerit, panë që ishin mundur nga Izraeli,+ bënë menjëherë paqe me Izraelin dhe nisën t’i shërbenin.+ Dhe sirianët kishin frikë të përpiqeshin t’i shpëtonin përsëri bijtë e Amonit.+

Shënime në fund të faqes

Domethënë, lumi Eufrat.