2 Samuelit 1:1-27

1  Pas vdekjes së Saulit, dhe kur i kishte mposhtur amalekitët,+ Davidi u kthye në Ziklag+ e qëndroi atje dy ditë.  Kur ja, ditën e tretë nga kampi i Saulit po vinte një burrë+ me rroba të shqyera+ e me kokën mbuluar me dhé.+ Me të vajtur te Davidi, ai u lëshua përtokë+ dhe ra përmbys para tij.  Davidi e pyeti: «Nga vjen?» Ai iu përgjigj: «Kam ikur nga kampi i Izraelit.»  Davidi vazhdoi: «Si vajti? Tregomë, të lutem.» E ai i tha: «Populli ia ka mbathur nga beteja dhe shumë kanë rënë të vdekur,+ madje edhe Sauli+ me Jonatanin,+ të birin, kanë vdekur.»  Atëherë Davidi e pyeti të riun që po i tregonte: «Po nga e di ti se ka vdekur edhe Sauli, edhe i biri, Jonatani?»+  Ai iu përgjigj: «U gjenda papritur në malin e Gilboas,+ kur ja, Sauli ishte mbështetur te heshta+ e tij dhe karrocierët e kalorësit e kishin arritur.+  Kur u kthye e më pa, më thirri. Unë i thashë: ‘Ja ku jam!’  Pastaj më pyeti: ‘Kush je ti?’ Unë ia ktheva: ‘Jam një amalekit.’+  Atëherë ai tha: ‘Afromu, të lutem, dhe më vrit, se më kanë zënë përpëlitjet e vdekjes dhe shpirti+ im është ende gjallë.’ 10  Kështu që iu afrova dhe e vrava,+ sepse e dija që s’mund të jetonte pasi kishte rënë i plagosur rëndë. Pastaj mora diademën+ që kishte në kokë dhe byzylykun që mbante në krah, për t’ia sjellë këtu zotërisë tim.» 11  Atëherë Davidi kapi rrobat e veta dhe i shqeu.+ Kështu bënë edhe të gjithë burrat që ishin me të. 12  Ata vajtuan, qanë+ e agjëruan+ gjer në mbrëmje për Saulin, për të birin, Jonatanin, për popullin e Jehovait dhe për shtëpinë e Izraelit,+ sepse kishin rënë nga shpata. 13  Pastaj Davidi e pyeti të riun: «Nga je?» Ai iu përgjigj: «Jam amalekit,+ bir i një të ardhuri.» 14  Atëherë Davidi i tha: «Si vallë s’pate frikë+ ta shtrije dorën për të vrarë të mirosurin+ e Jehovait?!» 15  Pastaj thirri një nga të rinjtë dhe i tha: «Afroju dhe godite.» Ky e goditi, dhe ai vdiq.+ 16  Davidi i tha: «Gjaku yt qoftë mbi kokën tënde,+ sepse vetë goja jote ka dëshmuar kundër teje,+ e ka thënë: ‘Unë e vrava+ të mirosurin e Jehovait.’» 17  Pastaj Davidi ia mori kësaj kënge të përvajshme+ për Saulin e për Jonatanin, birin+ e tij, 18  dhe tha se bijve të Judës+ u duhej mësuar «Harku».+ Kjo këngë gjendet e shkruar në librin e Jasharit:+ 19  «O Izrael, bukuria gjendet e vrarë në vendet e tua të larta.+Oh, seç ranë burrat e fuqishëm! 20  Mos e tregoni këtë në Gath,+mos e njoftoni rrugëve të Ashkelonit,+që të mos gëzojnë bijat e filistinëve,që të mos ngazëllojnë+ bijat e të parrethprerëve. 21  O male të Gilboas,+ mos rëntë mbi ju as vesë, as shi, e mos pastë as ara kontributesh të shenjta,+sepse aty u përlye mburoja e të fuqishmëve,mburoja e Saulit, prandaj nuk pati asnjë të mirosur me vaj.+ 22  Nga gjaku i të vrarëve, nga dhjami i të fuqishmëve,harku i Jonatanit nuk kthehej prapa,+dhe shpata e Saulit nuk kthehej pa sukses.+ 23  Saulin dhe Jonatanin,+ të dashur e të këndshëm gjatë jetës,as vdekja nuk i ndau.+Ishin më të shpejtë se shqiponjat,+më të fuqishëm se luanët.+ 24  O bija të Izraelit, qani për Saulinqë ju veshi në luks me rroba në të kuqe të ndezur,që i veshi rrobat tuaja me stoli ari.+ 25  Oh, seç ranë të fuqishmit në mes të betejës!+Jonatani gjendet i vrarë në vendet e tua të larta!+ 26  I brengosur jam për ty, o vëllai im, Jonatan;shumë i këndshëm ishe për mua.+Dashuria jote ishte për mua më e mrekullueshme se dashuria e grave.+ 27  Oh, seç ranë të fuqishmit+dhe u prishën armët e luftës!»

Shënime në fund të faqes