2 Kronikave 9:1-31

9  Mbretëresha e Shebës+ dëgjoi për famën e Solomonit dhe erdhi në Jerusalem për ta vënë atë në provë me pyetje të ndërlikuara.+ Bashkë me të ishte një shpurë shumë hijerëndë dhe deve+ të ngarkuara me vaj balsami,+ ar+ në sasi të madhe dhe gurë të çmuar.+ Në fund ajo shkoi te Solomoni dhe foli me të për çdo gjë që kishte në zemër.+  Solomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj+ dhe nuk pati asgjë aq të vështirë sa ai të mos dinte t’i jepte përgjigje.+  Kur mbretëresha e Shebës pa mençurinë e Solomonit,+ shtëpinë që kishte ndërtuar,+  ushqimin në tryezën e tij,+ uljen në tryezë të shërbëtorëve, shërbimin që bënin kamerierët dhe petkat e tyre,+ shërbimin e pijeve+ dhe petkat e atyre që i shërbenin ato, si dhe flijimet e djegura+ që bënte rregullisht në shtëpinë e Jehovait,+ ajo ngeli pa mend.*  Atëherë i tha mbretit: «Fjalët që dëgjova në vendin tim për gjërat e tua dhe për mençurinë tënde ishin të vërteta.+  Nuk u besova+ atyre fjalëve, derisa erdha vetë e i pashë me sytë e mi,+ dhe ja, nuk më kishin treguar as për gjysmën e mençurisë sate të madhe.+ Ti ia kalon asaj që kam dëgjuar të flitet për ty.+  Lum+ njerëzit e tu dhe lum shërbëtorët e tu që qëndrojnë vazhdimisht para teje dhe dëgjojnë mençurinë tënde!+  Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia yt,+ që ka gjetur kënaqësi+ te ti dhe të ka vënë në fronin+ e tij si mbret për Jehovain, Perëndinë tënd!+ Meqë Perëndia yt e donte+ Izraelin dhe donte që ai të qëndronte përgjithmonë, të vuri ty mbi të si mbret+ për të zbatuar ligjet+ dhe drejtësinë.»+  Pastaj ajo i dha mbretit njëqind e njëzet talenta ari,+ një sasi shumë të madhe vaj balsami+ dhe gurë të çmuar.+ Nuk ka pasur kurrë aq vaj balsami sa i dha mbretëresha e Shebës mbretit Solomon.+ 10  Përveç kësaj, shërbëtorët e Hiramit+ dhe shërbëtorët e Solomonit që sillnin ar+ nga Ofiri, sillnin edhe dru algumi+ dhe gurë të çmuar.+ 11  Me drurin e algumit mbreti bëri shkallë+ për shtëpinë e Jehovait dhe për shtëpinë e vet,+ si dhe harpa+ e vegla me tela+ për këngëtarët.+ Si ai dru nuk ishte parë kurrë më parë në vendin e Judës. 12  Mbreti Solomon i dha mbretëreshës+ së Shebës gjithçka që ajo pëlqeu dhe kërkoi. I dha shumë më tepër nga ç’i kishte sjellë ajo mbretit. Kështu ajo, bashkë me shërbëtorët e saj, u kthye në vendin e vet.+ 13  Çdo vit Solomonit i vinin gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talenta ari,+ 14  përveç asaj që sillnin tregtarët shëtitës dhe tregtarët+ që sillnin mallra, dhe përveç arit e argjendit që i sillnin Solomonit gjithë mbretërit e arabëve+ e guvernatorët e vendit. 15  Mbreti Solomon bëri dyqind mburoja të mëdha prej ari+ të përzier (secilën e veshi me gjashtëqind sikla ari të përzier)+ 16  dhe treqind shqyte prej ari të përzier (secilin e veshi me tri mina ar).+ Pastaj mbreti i vuri ato në Shtëpinë e Pyllit të Libanit.+ 17  Veç këtyre, mbreti bëri një fron të madh të fildishtë dhe e veshi me ar të kulluar.+ 18  Deri te froni kishte gjashtë shkallë, dhe te froni kishte një stol këmbësh prej ari (këta të dy ishin të ngjitur). Në të dyja anët e fronit kishte mbështetëse për krahët+ dhe anash tyre qëndronin dy luanë.+ 19  Gjithashtu, në të dyja anët e gjashtë shkallëve qëndronin gjithsej dymbëdhjetë luanë.+ Asnjë mbretëri tjetër nuk kishte një fron të bërë tamam si ky.+ 20  Të gjitha enët+ me të cilat pinte mbreti Solomon ishin prej ari,+ dhe të gjitha enët e Shtëpisë së Pyllit të Libanit+ ishin prej ari të kulluar. S’kishte asgjë prej argjendi, sepse në ditët e Solomonit atë s’e llogariste njeri,+ 21  pasi anijet që kishte mbreti shkonin në Tarshish+ me shërbëtorët e Hiramit+ dhe një herë në tre vjet anijet e Tarshishit sillnin ar, argjend,+ fildish,+ majmunë dhe pallonj.+ 22  Mbreti Solomon ishte më i pasur+ dhe më i mençur+ se gjithë mbretërit e tjerë të tokës. 23  Tërë mbretërit e tokës kërkonin+ ta takonin* Solomonin, për të dëgjuar mençurinë+ që i kishte vënë në zemër Perëndia i vërtetë.+ 24  Çdo vit secili nga ata e kishte zakon të sillte dhurata:+ sende argjendi, sende ari,+ rroba,+ armaturë, vaj balsami, kuaj dhe mushka.+ 25  Solomoni pati katër mijë stalla kuajsh,+ karroca+ dhe dymbëdhjetë mijë kuaj lufte, që i mbante në qytetet e karrocave+ dhe pranë mbretit në Jerusalem. 26  Ai u bë sundimtar mbi gjithë mbretërit, që nga Lumi* deri në vendin e filistinëve dhe deri në kufirin e Egjiptit.+ 27  Veç kësaj, mbreti bëri që në Jerusalem argjendi të ishte si gurët, ndërsa drurët e cedrit të ishin me bollëk si fiqtë e Egjiptit+ në Shefelah.+ 28  Solomonit i sillnin kuaj+ nga Egjipti+ dhe nga gjithë vendet e tjera. 29  Ngjarjet e tjera lidhur me Solomonin,+ nga e para deri tek e fundit, a nuk janë shkruar në fjalët e profetit Natan,+ në profecinë e shilonitit+ Akijah,+ dhe në përmbledhjen e vegimeve të vegimtarit Ido+ për Jeroboamin,+ birin e Nebatit?+ 30  Solomoni mbretëroi në Jerusalem, në gjithë Izraelin, dyzet vjet. 31  Në fund Solomoni u preh me paraardhësit e vet. Kështu, e varrosën në Qytetin e Davidit, atit të vet.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Rehoboami.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «s’i mbeti më frymë».
Shih shënimin te 1Mb 10:24.
Domethënë, lumi Eufrat.